Superkompjuteri SuperJohn, i vendosur në Birmingham, parashikoi rezultatet e fazës së grupeve të Champions League për Barcelonën. Në parashikimin e tij, kompjuteri mori parasysh faktorë të ndryshëm: formën e ekipit, skuadrat, rezultatet e mëparshme, rezultatet historike midis klubeve, madje edhe ndikimin e sistemit VAR. Ja çfarë ndodhi. Kompjuteri beson se Barça do të dalë nga grupi me vështirësi, por gjithsesi. Barça do të zërë vendin e dytë përpara Interit dhe Viktoria Plzen. Skuadra e Xavit do të shënojë 10 pikë, Bayerni që del nga vendi i parë do të ketë 12 pikë. Interi do të humbasë nga Barça me një…
Author: tirana
Nga Ben Andoni Shqipëria duhet të kishte pasur ndonjëherë në histori ndonjë lloj qasje liberale për të përcaktuar nëse ka arritur ndonjëherë në një stad lirie dhe zhvillimi të tregut të lirë apo për të ditur se në çfarë shkalle e përfaqëson tashmë lirinë individi i saj. Për hir të së vërtetës, në mënyrën sesi është organizuar shteti modern shqiptar pas vitit 1920, kur për herë të parë institucionalisht ngriti strukturat, kemi më shumë një kaos dhe përpjekje të improvizuar për administrim të shtetit të varfër, sesa ndonjë ide politike-ekonomike të qartë. 100 vjet më vonë, paradoksi është se më…
Dalin në dritë të tjera detaje nga vrasja e dyfishtë që ndodhi këtë të martë në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet, ku një person qëlloi për vdekje me armë zjarri vëllanë e tij dhe kunatën brenda një agjencie turistike. Dyshohet se vëllezërit kishin mosmarrëveshje të vazhdueshme për çështje pronësie, konflikt që përfundoi me dy viktima. Nuk dihet ende identiteti i viktimave, ndërsa uniformat blu vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të kësaj tragjedie.
Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar për çështjen e nisjes së aplikimeve për fermerët që të përfitojnë për subvencionimin 30 mijë lekë për çdo hektar grurë të mbjellë. Sipas Braçes, 60 % e grurit prodhohet nga toka me qira dhe fermerët nuk kanë kontrata për shkak të problemeve me pronësitë, ndaj i drejtohet me një apel Ministrisë së Bujqësisë që të lehtësojë procedurat. “Nuk doni të dëgjoni, s’ka problem. Ama zgjidhni sepse bujqit nuk jua kanë për borxh problemet e pazgjidhura për prodhimin e grurit”, shkruan Braçe teksa ka rënditur dhe 5 kërkesa për Ministrinë e Bujqësisë. 1. Zgjidhni problemin…
Marina ka publikuar një foto nga pushimet e veçanta që po kalon me të voglën e saj. “Pushimet e para të mrekullisë time”, shkruan prezantuesja. Marina ka treguar se i pëlqen të kujdeset vetë për të bijën dhe për të kaluar një kohë të madhe me të.
Vendi është tronditur nga një tjetër krim në familje kësaj here në qendër të Tiranës. Në një lokal në zonën e ‘Myslym Shyrit’, vëllai ka vrarë vëllanë e tij së bashku me kunatën. Krimi ka ndodhur rreth orës 16:45 në një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet. Autori pas vrasjes është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Konsumi i një pije alkoolike është konsideruar shpesh si një nga kënaqësitë e thjeshta të jetës. Por pijet alkoolike mund të ndryshojnë mënyrën se si ne sillemi, kështu që është e rëndësishme të dimë më shumë për të. Sa kohë qëndron alkooli në trupin tuaj ? Dr Paul Wallace, thotë se sasia e alkoolit në gjakun tuaj varet nga tre gjëra. “Sasia që merrni, periudha kohore dhe shpejtësia me të cilën trupi juaj e largon atë.” Alkooli largohet nga trupi juaj me një shpejtësi prej rreth një njësi në orë ,por kjo mund të ndryshojë nga personi në person. Madhësia…
Babai i të dyshuarit të pestë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, Shkëlqim Kamerit, ka thënë se ka qenë vetë ai që e ka dorëzuar djalin e tij në Polici, raporton Express. Sipas tij, 19-vjeçari s’ka shkuar në shtëpi që nga dita kur ka ndodhur rasti. Ai ka thënë se do ta ketë problem që të angazhojë avokat për djalin, meqë s’kanë kushte të mira financiare. “Ma mirë mos kofsha hiç, ma mirë me m’myt mu, mos me kanë gjallë se që jom prind. Unë vet e kam dorëzu Shkelqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor,…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e cilëson projektin “Ballkani i Hapur” një nismë jo transparente, e që i shërben protagonizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon. Sipas ish-Presidentit, është Procesi i Berlini ai që duhet të marrë mbështetjen e të gjitha vendeve të rajonit. “Çdo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërben protoganizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon vetëm efekte negative mund të ketë”, thekson Meta.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar momentin e vrasjes së një 22-vjeçari në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pamjet u kapën nga kamerat e sigurisë. James Rayl u qëllua për vdekje me armë zjarri nga babai i ish-të dashurës së tij, teksa ai po tentonte të hynte me forcë brenda banesës së familjes Ngjarja ka ndodhur më 31 korrik, ndërsa pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë janë bërë publike së fundmi. Në një moment, babai i ish-të dashurës së tij, Mitch Duckro, dëgjohet teksa e paralajmëron Rayl se është i armatosur, por ai nuk bindet dhe vijon përpjekjen për…
Biznesmeni Mikel Harizaj i ka shpëtuar një atentati për ekzekutimin e tij gjatë muajit gusht të këtij viti. Ka qenë vetë Harizaj ai që ka zbuluar një sasi prej rreth 900 gram lëndë plasëse në godinën në pronësi të tij, por që nuk ka shpërthyer pasi dyshohet se ka dështuar ndezësi. Ngjarja ka ndodhur në datën 10 gusht të këtij viti, ndërsa tritoli ishte vendosur në derën e lokalit të tij në rrugën “Ramazan Gaxherri” në Tiranë. Ishte vetë Harizaj ai që njoftoi policinë për zbulimin e lëndës plasëse. Harizajt i janë bërë edhe dy atentate të tjera, një pranë…
Qyteti jugor i Kinës, Shenzhen mbylli tregun më të madh të elektronikës në botë dhe pezulloi transportin publik aty pranë, si masë kundër përhapjes së koronavirusit, duke marrë shkas nga identifikimi i rasteve të reja. Dhe banorëve në ato lagje u ndalohet të dalin nga shtëpitë e tyre, vetëm pasi të kenë kryer testin Covid-19, të cilin ata duhet ta bëjnë çdo ditë deri të enjten. Si pasojë, të gjitha bizneset në zonat e prekura janë mbyllur deri të enjten, me përjashtim të supermarketeve, farmacive dhe spitaleve. Ngrënia në restorant është gjithashtu e pezulluar, me të lejuara vetëm “marrje me…