Ekspertët e shëndetësisë në mbarë botën janë të alarmuar pasi supozohet se varianti i ri i koronës BA.5 mund të infektojë sërish njerëzit brenda pak javësh pas infektimit. Studiuesit besojnë se varianti “sekret” BA.5 madje mund të infektojë njerëzit disa herë në një kohë shumë të shkurtër. “Ne po zbulojmë se gjithnjë e më shumë njerëz janë infektuar me BA.2 dhe po infektohen përsëri pas katër javësh,” tha për News.co.au Andrew Robertson , zyrtari kryesor shëndetësor i Australisë. “Pastaj pas gjashtë deri në tetë javë ata zhvillojnë një infeksion të dytë dhe ky është pothuajse me siguri BA.4 ose BA.5.”
Author: tirana
Arrestimi i Faruk Fatih Ozer në Shqipëri, mashtruesit turk me anë të investimeve në kriptovaluta, ka zbuluar një histori që mediat turke e quajnë si “bombë” për autoritetet vendase. Sipas mediave të huaja, ai ka mashtruar mbi 391 mijë qytetarë duke i bindur ata të investonin në kompaninë e tij e më pas duke i vjedhur të gjitha paratë. Sëbashku me të, në Turqi janë arrestuar dhe 20 persona të tjerë të përfshirë në mashtrimin e Ozer, për të cilën prokuroria ka kërkuar dënimin me mbi 40 mijë vite burg në total. Lidhur me arrestimin e Ozer, ka reaguar dhe…
Këtë të martë fabrika e sfungjerëve në Kombinat është përfshirë nga flakët. Kombinati është i mbuluar nga tymi. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaqet e aktivizimit të flakëve ende nuk dihen.
Një 15-vjeçare që vodhi një makinë është arrestuar në Patra të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur kur e mitura ka hyrë në një shtëpi, i ka marrë pronarit çelësin e makinës dhe ka vjedhur automjetin. Policia është njoftuar nga qytetarët të cilët kanë konstatuar se ajo po lëvizte në mënyrë të rrezikshme në qendër të qytetit dhe menjëherë kanë nisur kërkimet. Ata arritën ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë. Ajo u arrestua menjëherë pasi nuk kishte letërnjoftim policie apo patentë shoferi dhe u dërgua në komisariatin e Patrës ku rezultoi se ajo kishte vjedhur makinën. Sipas mediave greke, vajza ka deklaruar një…
Në kuadër të projektit të Unazës së Madhe, mësohet se ka nisur puna për segmentin e ri rrugor nga Sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri. Teksa bëri me dije lajmin, kryeministri Rama përmes një postimi në facebook, shkruan edhe se projekti i Unazës së Madhe po ecën sipas planit, si edhe e quan një arterie me impakt ekonomik dhe social për Tiranën. “Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, po ecën sipas planit. Aktualisht ka nisur puna në një tjetër segment të ri, atë nga Sheshi Shqiponja tek Bulevardi i Ri, një arterie…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur këtë të martë në lidhje me çështjen e targave me Kosovën. Në një konferencë për shtyp, ai thase kur Kosova të fillojë fushatë më 1 shtator, nuk do jetë. “Është një proces që do të zgjasë. Sigurisht që jemi përballur me këtë problem, por mbetet për t’u parë. Pres vizita dhe bisedime të rëndësishme pas samitit të Ballkanit të Hapur, do të vijë edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Në këtë moment nuk shoh asnjë mundësi për përparim sepse nuk shoh dëshirë nga ana e Prishtinës për të arritur një kompromis”. Ai po…
Teksa vera arriti temperatura deri në 40 gradë në qytetin e Elbasanit, duket se jo pa probleme e kanë kaluar sidomos mosha e tretë. Çdo ditë në urgjencën e Elbasanit paraqiten 100-120 pacientë të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore, kryesisht për shkaqe që kanë të bëjnë me temperaturat e larta. Mos ekspozimi në temperaturat e larta dhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve mbetet këshilla kryesore e mjekëve, ndërkohë duket se temperaturat ekstreme nuk i kanë kaluar pa pasoja as personat që kryejnë aktivitete fizike. Sipas shefit të urgjencës në Elbasan, numri i lartë i paraqitjeve çdo ditë, vjen edhe si…
Një 20-vjeçar ra në prangat e policisë. I riu, banues në Sarandë, kishte krijuar një lidhje intime me një të mitur, madje kishte kryer dhe marrëdhënie seksuale me të, me pëlqimin e vajzës. Gjithcka është zbuluar nga nëna e 13 vjecares e cila ka bërë denoncimin në Polici. “Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u ndalua shtetasi G. Gj., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasja F. Ç., 31 vjeçe, se vajza e saj e mitur, 13 vjeçe, me dëshirën e saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me 20-vjeçarin”, thuhet në njoftim.
Një propozim i anëtarëve të Bashkimit Evropian për të ndaluar vizat turistike për rusët për shkak të luftës në Ukrainë, duket se po përballet me pengesa të mëdha. Ministrat e BE-së do të takohen sot në Pragë të Republikës Çeke për të diskutuar për këtë propozim. Franca dhe Gjermania kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pak kohë para takimit, duke thënë se çështja e kufizimit të vizave për rusët do të ishte kundërproduktive, teksa BE-ja po tenton të fitojë “zemrat dhe mendjet” e rusëve që nuk e mbështesin agresionin e paprovokuar të Moskës ndaj Ukrainës. Çështja e ndalimit të vizave…
Fëmija i dytë i Kledi Kadiut dhe Charlotte Lazzari ka mbushur një vjeç dhe balerini i ka kushtuar një mendim dashurie në rrjetet sociale. “Nuk ka fjalë për të përshkruar xhiron tënde të parë rreth diellit. Ti jeni çudia jonë, urime ditëlindjen Samurai i vogël i madh”, ka shkruar ai në Instagram. Në postim balerini i është referuar një luftëtari sepse Gabrieli i vogël është i sëmurë që në lindje dhe ka qenë vetë ai që e ka treguar këtë gjë kohë më parë. “Në 13 ditë pas lindjes, Gabriel shfaqi ethe dhe konvulsione të rënda, shprehje e një diagnoze…
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit të arrestimit të bosit turk të kriptovalutave, Faruk Fatih Özer, i cili u vu në pranga në Himarë. Nga pamjet duket se 28-vjeçari është arrestuar brenda ambienteve ku ai po qëndronte dhe në momentin e kapjes ka qenë gjysmë i zhveshur. Në video po ashtu shihet edhe një çantë femre, disa lekë dhe dy pasaporta shqiptarë, por edhe disa sende të tjera personale, të cilat të lënë të dyshosh se ai ishte nën shoqërinë e një vajze. Sipas policisë, gjatë operacionit, bashkë me shtetasin e shumëkërkuar, u shoqëruan dhe 2 persona te…
Tirana e Partizani e kërkonin, por në fund Albion Marku zgjedh Teutën për të vijuar karrierën e tij. Ka qenë vetë klubi durrsak që me anë të një postimi, njoftoi tifozët bregdetar për dy afrimet e fundit në merkaton e verës. I pari është një emër i njohur i futbollit shqiptar si Albion Marku, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Partizanit, ndërsa më parë ka mbajtur veshur dhe fanellën e Laçit. Mbrojtësi anësor, i cili është pjesë dhe e kombëtares së Shpresave kuqezi, pritet të jetë një pikë kyçe për skuadrën e Renato Arapit, që këtë sezon është…