Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit të arrestimit të bosit turk të kriptovalutave, Faruk Fatih Özer, i cili u vu në pranga në Himarë.
Nga pamjet duket se 28-vjeçari është arrestuar brenda ambienteve ku ai po qëndronte dhe në momentin e kapjes ka qenë gjysmë i zhveshur.
Në video po ashtu shihet edhe një çantë femre, disa lekë dhe dy pasaporta shqiptarë, por edhe disa sende të tjera personale, të cilat të lënë të dyshosh se ai ishte nën shoqërinë e një vajze.
Sipas policisë, gjatë operacionit, bashkë me shtetasin e shumëkërkuar, u shoqëruan dhe 2 persona te tjerë, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, për të sqaruar pozitën e tyre procedurale në raport me personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.