Author: tirana

Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit, tha për shërbimin serb të Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të hënën. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara “e shohin marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve, të bazuar në njohjen reciproke”. Marrëveshja e arritur të shtunën pasoi një periudhë përpjekjesh diplomatike amerikane dhe evropiane për të shmangur tensionet në terren që shpërthyen më 31 korrik pas reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në…

Read More

Shqipëria do të përballet ndaj Islandës në ndeshjen e fundit të fushatës së Ligës së Kombeve, të martën e 27 shtatorit në orën 20:45, në stadiumin “AIR Albania”. Për të parë Kombëtaren në stadium duhet të paguar 15 000 lekë nëse dëshiron një vend në tribunën Vip e deri tek 750 lekë nëse zgjedh që ndeshjen ta shohësh tek tribunat pas porte. Në grupin e saj në Ligën e Kombeve Shqipëria në dy ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm një pikë pas një barazimi me Islandën në transfertë e humbjeje me Izraelin në Tiranë.

Read More

Turku Faruk Özer i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Elbasan. Ozer kërkohet nga Turqia, pasi dyshohet se u arratis me 2 miliard dollarë cash, dhe fshihej në një banesë në Elbasan. Bashkë me Faruk Özer është arrestuar nipi i Armando Dukës, Edevaldo Haxhiu, i cili shoqëronte dhe fshihte turkun. Ndërsa në pranga ka rënë edhe një person i tretë, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Faruk Fatih Özer dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë cash, të cilat i kishte fituat duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në…

Read More

Kur kanë mbetur më pak se 5 ditë nga ndeshja me Milanin, tekniku zikaltër Simone Inzaghi ka marrë lajme të këqija. Romelu Lukaku do të jetë një mungesë e sigurt. Sulmuesi belg ka pësuar një tendosje të muskujve në kofshën e majtë dhe nuk është në gjendje për të zbritur në fushë. Përveç takimit me Cremonese këtë të martë, belgu do të mungojë dhe në derbin me Milanin të shtunën, ndërsa rrezikon dhe takimin e parë në Ligën e Kampionëve përballë Bayern Munchen.

Read More

Një 11-vjeçare e cila ishte duke ecur në një park të Prishtinës, u ndalua dhe u akuzua seksualisht nga disa persona. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur kur tre persona ndaluan 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur. Të tre personat ishin afruar tek e mitura dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, e njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prekë me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës. Të dyshuarit ia hoqën të miturës rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur, njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës…

Read More

Sfida Como-Brescia e cila përfundoi me rezultatin 0-1 për miqtë, është shndërruar në një sfidë shumë të përfolur në Itali. Jo për atë që prodhoi loja, por për incidentin me dritat e stadiumit. Në minutën e 25-të, dritat u fikën dhe në fushë ishte e pamundur të shikohej, një black-out që zgjati për 10 minuta. Ata që kërkuan të ndryshonin disi atmosferën ishin tifozët të cilët ndezën flakadanë dhe blicet e telefonave. Tifozët nisën një kor ironizues kundër presidentit të Como, Dennis Wise. “President paguaj dritat”, ishte fraza që ushtonte në stadium. Kujtojmë se Como në këtë sezon të Serie…

Read More

Besnik Pjetri vrau me armë zjarri mbrëmjen e kaluar ish-vjehrrin e tij dhe ish-kunatin, Pjerin e Gent Përjaku. Krimi i rëndë vjen pas sherreve të vazhdueshme që autori kishte me ish-gruan dhe familjen e saj. Ai kishte dy vajza me ish-bashkëshorten me të cilën kishte 6 vite që ishte divorcuar. Ajo e kishte denoncuar edhe në Itali, dhe për këtë shkak kishte bërë 2 vite burg.

Read More

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier-Vlorë. Andi Mithi, 33-vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen pasi ishin kthyer nga Turqia, ku humbi kontrollin e makinës, duke u kthyer përmbys. Nga aksidenti i rëndë, 6-vjeçari Orhan Mithi, ndërroi jetë në vend. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, si dhe bashkëshortja e tij Albana Mithi 34 vjeçe, dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Read More

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernandez, flet për mbi rreziqet potenciale të zbatimit të projektit të qeverisë së Tiranës për dhënien e shtetësisë të huajve që mund të investojnë në Shqipëri. Sipas saj, kjo lehtësi me pasaportat do ti hapi dyert për krimin e organizuar. “Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta”,-thotë në një intervistë për “DW”. DW: Cilat janë dispozitat e legjislacionit të BE, me të cilat bie ndesh projekti i qeverisë së Tiranës, për dhënien e shtetësisë shqiptare të huajve, që mund të…

Read More

“MTV Video Music Awards”, vijon të prodhojë lajme. Përveç paraqitjes “të çuditshme” të Johnny Depp me kostum astronauti dhe kërcimit seksi të Nicki Minaj, ajo që mori më shumë vëmendjen ishte kur këngëtarja braziliane Anitta doli në skenë. Këngëtarja njihet për performancat e saj sensuale dhe provokuese, dhe të njëjtën gjë bëri edhe në MTV. Ajo i dha publikut një interpretim unik të hitit të saj “Envolver”. E veshur me një body të kuqe transparente, këngëtarja e nisi me një kërcim sensual dhe sigurisht në performancën e saj nuk mungoi as ajo që e bëri të famshme, e cila është…

Read More

Kjo e martë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 14-22 gradë, ndërsa vlerat maksimale do të jenë me rritje 27-31 gradë C deri në 33-34°C në zonën e ulët dhe bregdet. Në orët e pasdites vranësirat do të shtohen duke gjeneruar edhe reshje shiu dhe stuhi në zonat malore dhe qendore.

Read More