Author: tirana

Shtatë trupa të pajetë janë konstatuar pranë plazheve të Mesdheut në jug të Spanjës. Sipas policisë spanjolle, ata dyshohet të jenë emigrantë që kanë ardhur me gomone nga Algjeria. Një 21-vjeçar, i cili u shpëtua nga rojet bregdetare tha se po udhëtonte me një grup prej rreth 15 personash kur gomonia pesoi defekt dhe emigrantët u zhdukën nën ujë.

Read More

Aktorja turke Demet Ozdemir dhe këngëtari Oguzhan Koç i kanë dhënë fund beqarisë. Çifti zhvilloi ceremoninë e martesës në një hotel në Sariyer. Ylli i kinematografisë turke zgjodhi dy fustane të ndryshme për ditën e saj të veçantë, njërin e veshi përgjatë ceremonisë së martesës dhe një gjatë festës. Mes të ftuarve ishin emra të njohur si Bensu Soral, Selin Cigerci, Deniz Baysal, Gulcan Arslan, Selin Şekerci, Hande Dogandemir dhe Pelin Karahan.

Read More

Është gjetur i vdekur ish-deputeti ukrainas, Oleksiy Kovalyov, i cili iu bashkua qeverisë rajonale të Hersonit, të imponuar nga Moska, pasi forcat e armatosura ruse pushtuan pjesë në juglindje të Ukrainës. Një këshilltar i administratës rajonale të kontrolluar nga Kievi, Serhiy Khlan, tha më 29 gusht se Kovalyov u gjet i vdekur një ditë më parë në shtëpinë e tij në qytetin Hola Prystan. Mediat ukrainase raportuan se ai u gjet me një plagë në kokë, shkaktuar me armë zjarri. U raportua gjithashtu se gruaja e e Kovalyov u plagos me thikë dhe u shtrua në spital. Autoritetet e imponuara…

Read More

Iraku është përfshirë nga protestat masive, pasi lideri shiit Moqtada al-Sadr njoftoi largimin nga jeta politike. Qindra mbështetës të tij të zemëruar sulmuan pallatin qeveritar si përgjigje. Forcat e sigurisë nuk kanë arritur të ndalin mbështetësit e al Sadr, mbi të cilët është hapur zjarr, por pa ndonjë sukses. Madje brenda pallatit presidencial ku janë mbledhur demonstruesit, është hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Iraku ka rreth 1 vit pa qeveri pasi në zgjedhjet e tetorit partia e liderit shiit Sadr mori shumicën e vendeve në parlament, por jo aq as për të siguruar formimin e qeverisë. Refuzimi i…

Read More

Elon Musk bëri me dije se makinat Tesla pa shofer mund të dalin në shitje deri në fund të këtij viti. Duke folur në një konferencë në Norvegji të hënën, ai tha se synonte të kishte gati makinat elektrike në SHBA deri në Krishtlindje. Musk pranoi se teknologjia e vetëdrejtimit të Teslës ishte ende nën shqyrtimin rregullator. Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave njoftoi në qershor se po zgjeronte një hetim në funksionin e ndihmës së shoferit Autopilot të Tesla-s për të përcaktuar nëse ishte me defekt.

Read More

Shumica socialiste avancon përpjekjen për t’i çuar parlamentit amendimet e disa ligjeve, që synojnë ndalimin dhe ndërprerjen e mandatit atyre zyrtarëve nëse u faktohet se kanë dosje bashkëpunimi me ish sigurimin e shtetit. Top Channel mëson se të premten ora 11:00 kryetarja kuvendit Lindita Nikolla do të mbledhë konferencën e kryetarëve. Në agjendën dërguar pjesëmarrësve në konferencën e kryetarëve, është përcaktuar për diskutim amendimi ligjit për dekriminalizimin, ai për partitë politike si dhe dy projektligje propozuar nga autoriteteti dosje.Të premten do të diskutohen për të kaluar fillimisht për diskutim në komisionet parlamentare edhe projekt ligji i depozituar nga fraksioni Alibeaj…

Read More

Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve që akuzohen për përdhunimin e një vajze të mitur në Prishtinë. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla. “Jam i vetëdijshëm për shqetësimin e drejtë të secilit prind e secilës vajzë në vendin tonë. Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo u njoftova se janë arrestuar edhe 2 të tjerë.” Dyshohet se janë pesë persona që kanë abuzuar me 11-vjeçaren, një ngjarje e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik. Më…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur për krizën ekonomike dhe luftën në Ukrainë gjatë fjalës së tij në samitin e Bled-it në Slloveni. Rama u shpreh se qeveria shqiptare ka marrë përsipër të mbajë të pandryshuar çmimin e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla por shtoi se buxheti i saj është më i vogël se ai i futbollistit Cristiano Ronaldo. “Buxheti ynë është më pak se i Cristiano Ronaldos, por ne ia kemi dalë. Kemi inflacionin më të ulët deri tani në rajon. Nuk është mirë kur e sheh në mënyrën shqiptare sepse duhet të jetë gjithmonë më mirë”,…

Read More

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar kundër kërkesave të bëra nga Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli ndaj qeverisë për rihapjen e basteve. Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se kjo është ide e Ramës, i cili deri përpara disa vitesh shprehej kundër. Vasili thotë se Rama tashmë ka nxjerrë disa drejtues federatash që kërkojnë rihapjen e basteve në mënyrë që të ndihmohet sporti. Deputeti i PL-së thotë se sporti nuk zhvillohet me bixhoz.

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se Shqipëria reagon ashpër ndaj Moskës sepse nuk ka nevojë për gazin rus. Rama u pyet lidhur me qëndrimin që do të mbajë përballë ofensivës ruse, duke marrë në konsideratë edhe faktin se Shqipëria sapo ka arrestuar “dy shtetas rusë dhe një ukrainase që tentuan të hynin në një fabrikë ushtarake”. Sipas kryeministrit vendi ndodhet në kushte të tjera krahasuar me ato të vendeve të BE që janë të varura nga Rusia për energjinë. “Shqipëria është shumë unike. Ne nuk kemi nevojën për gazin rus. Historia jonë ka qenë…

Read More

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, në fjalën e saj në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit 2022, tha se vendet Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së. “Ne kemi një interes të qartë strategjik që vendet e Ballkanin Perëndimor të vazhdojnë dhe të anëtarësohen në BE. Prosperiteti i Ballkanit Perëndimor është prosperiteti i BE-së. Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, është stabiliteti i Bashkimit Europian. Kemi nisur planin tonë me një financim prej 9 miliardë eurosh, me qëllimin për të mobilizuar rreth 20 miliardë euro investime në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja se pse çelja e…

Read More

Frika e braktisjes mund të jetë shkaku që e ka shtyrë Nadire Kurtin, 68-vjeçe që të vriste bashkëshortin e saj Shefki Kurtin, 71 vjeç. Siç raportojnë mediat italiane, gruaja e cila tashmë po mbahet në psikiatri, ka rrëfyer se ajo kishte frikë se i shoqi do ta linte. Natën mes 21 dhe 22 korrikut, 68-vjeçarja dyshohet se ka goditur me sëpatë Shefki Kurtin teksa të dy ndodheshin në dhomën e gjumit. Më pas trupin e ka tërhequr zvarrë në banjë, duke e bërë copa-copa me të njëjtën sëpatë dhe tre thika.

Read More