Author: tirana

Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamjet nga segmenti i ri Palasë-Dhërmi, për të cilin thotë se tashmë lehtëson dhe shkurton kohën e udhëtimit turistik. Po ashtu kreu i qeverisë u ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë. “MIRËMËNGJES, dhe me segmentin e ri Palasë-Dhërmi, i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar e shkurtuar kohën e udhëtimit turistik përgjatë bregdetit të jugut, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.

Read More

Dashi-Energjia pozitive shpirtërore dhe emocionale që fitoni, do të ketë vlerë terapeutike për ju. Ka gjasa të keni një forcim të pozicionit tuaj financiar. Nëse i keni dhënë para hua dikujt, pritet t’i merrni ato para sot. Demi-Disa plane të rëndësishme do të realizohen duke ju sjellë përfitime të reja financiare. Fëmijët do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë për arritjet e tyre. Ndikimet romantike në jetën tuaj do të jenë të forta sot. Binjakët-Një ëndërr e dashur mund të realizohet. Mos u trego i ashpër me të dashurën/të dashurin, përndryshe paqja dhe harmonia në marrëdhënien tuaj do të prishen shumë…

Read More

Pjerin Përjaku dhe Gent Përjaku, babë e bir, u vranë më armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre Besnik Pjetri mbrëmjen e së hënës (29 gusht), dhe sapo ishin kthyer nga Italia. Autori i ngjarjes Besnik Pjetri nga fshati Troshan, ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja. Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje ai ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.

Read More

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Grykë-Zezë të Lezhës. Nga informacionet paraprake, dyshohet se Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin e tij dhe ish-kunatin. Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit. Vijon…

Read More

Pas zyrtarizimit të rikthimit mes Borës dhe Donaldit, ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’, Atdhe Xharavina duket se tani ka kthyer vëmendjen nga Beatrix Ramosaj. Ai i ka komentuar Beatrix në postimin e fundit në Instagram ku ajo shfaqet në ‘Sunny Hill’. “O yll bote” shkruan Atdheu. Ishte Semi Jaupaj ajo e cila ka ndarë në Instagramin e saj një foto nga ‘Sunny Hill Festival’ me çiftin Bora-Donald. “Shokë përgjithmonë,”-shkruante këngëtarja krahas fotos.

Read More

Përdhunimi i një të miture para dy ditësh në Prishtinë, ka ngjallur reagimin e institucioneve dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave, të cilat kanë ngritur alarmin për numrin e lartë të dhunimeve ndaj vajzave. Një gjykatë në Prishtinë caktoi të hënën masën e paraburgimit prej një muaji, kundër dy personave, E.R dhe G.R nën dyshimin se kanë përdhunuar një të mitur para dy ditësh në kryeqytet. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se deri tash katër nga pesë të dyshuarit mbi këtë vepër, janë kapur nga autoritetet e rendit. “Me shqetësim kam pranuar lajmin…

Read More

Policia izraelite ka arrestuar nje vajze ne qytetin Arraba në ditën e saj të dasmës, pasi bashkëshorti kishte thyer një urdhër ndalimi. Policia shkoi për të arrestuar dhëndrin, por kur nuk e gjetën aty, ata morën nusen e veshur me vello. Policia tha se dhëndri kishte thyer urdhrin e ndalimit për të hyrë në qytetin Arraba, duke marrë pjesë në dasmën e tij. “Më shkatërruan ditën më të lumtur të jetës. Sa i përket dyshimeve, nuk e di se për çfarë po flasin”, tha e reja. Pasi u mor në pyetje nusja u lirua, ndërsa dhëndri është shpallur ne kerkim.

Read More

Të paktën 12 persona janë qëlluar për vdekje në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, pasi qindra mbështetës të klerikut me ndikim shiit, Muqtada al-Sadr, sulmuan ndërtesat qeveritare në mes të tensioneve në rritje me grupet rivale shiite të mbështetura nga Irani. Ndërsa të paktën 270 të tjerë u plagosën më 29 gusht, pasi u qëlluan me armë zjarri dhe gaz lotsjellës, në zonën e Gjelbër, ku gjinden ndërtesat qeveritare dhe diplomatike irakiane. Mobilizimi masiv dhe kontrolli janë pjesë e strategjisë tashmë të njohur të klerikut, figurë e fuqishme në skenën politike në Irak. Ai njihet si nacionalist dhe me agjendë…

Read More

Një ish-polic është kapur me drogë gjatë një aksioni policor në lagjen “1 Maji” të qytetit të Kuçovës. Policia ishte njoftuar në rrugë operative për veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike që 49-vjeçari Sokol Dardha, raporton News24, ushtronte prej disa kohësh në qytet. Në automjetin e Dardhës u sekuestruan 10 doza lënde narkotike dhe vaj hashashi. 49-vjeçari ka punuar në Policinë e Shtetit deri në vitin 1997.

Read More

36-vjeçari shqiptar Ledjon Brakaj, u arrestua pak ditë më parë në Maltë, pasi akuzohet nga autoritetet greke se ka torturuar dhe më pas djegur të gjallë ish-pronaren e tij dhe nipin e saj. Pas 7 viteve, duket se ngjarja po shkon drejt zbardhjes. Sipas mediave greke, 36-vjeçari i kapur në Maltë është tradhtuar nga ADN-ja e gjetur në kapelën e tij. Pak ditë para krimit të dyfishtë, 70-vjeçarja kishte tërhequr 780 mijë euro nga një bankë. Diçka që mesa duket autorët ishin në dijeni. Ata hynë në shtëpi, torturuan të moshuaren dhe nipin e saj dhe me pas i dogjen.

Read More

Pastrimi i syzeve me një bluzë ose një rrobë të rastësishme nuk është një ide e mirë. Gjithçka lidhet me grimcat e vogla të pluhurit që mund të jenë të ngjitura pas tyre dëmtojnë lentet. Gjithmonë mbani me vete një copë mikrofibre, në rast se syzet tuaja kanë nevojë të pastrohen. Nëse vini re njolla yndyre tek lentet tuaja, atëherë është më mirë t’i pastroni ato me ujë të ngrohtë dhe një pikë detergjent të lëngëshem për larjen e enëve.

Read More

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se javët e ardhshme pritet të ketë më shumë bisedime dhe diplomaci vajtje ardhjesh të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, për të zgjidhur mospajtimet me Kosovën lidhur me targat e makinave. Ai i bëri këto komente në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, në të cilën akuzoi Prishtinën se po synon të imponojë vendimet e saj me mbështetjen e fuqive perëndimore. Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga një shtatori të nisë afati dy muajsh për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia që kanë akronimet e qyteteve të Kosovës. Me…

Read More