Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas arrestimit në Elbasan të miliarderit turk, Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me kriptomonedhat. “Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar”, lexohet në postimin e Çuçit në Twitter.
Author: tirana
Shtetasi turk Faruk Fatih Özer është mbajtur nën përgjim për të paktën 2 javë, duke zbuluar të gjitha lëvizjet e tij bashkë me një grup prej 6 personash. Përgjimet kanë nisur me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit dhe me vendin të Gjykatës së këtij qarku, gjë e cila ka sjellë edhe zbulimin e vendndodhjes së saktë të Faruk Fatih Özer. Pas u siguruan se ku fshihej turku i kërkuar ndërkombëtarisht është organizuar operacioni për kapjen e tij. Faruk Fatih Özer është vënë në pranga në një plazh të Himarës nën shoqërinë e disa personave. Gjatë aksionit është arrestuar dhe nipi…
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Rusia dhe Turqia duan një qeveri tjetër në Greqi. Në një fjalim, Mitsotakis tha se Moska kërkon të krijojë destabilitet politik në vendet që janë kundër saj. “Moska kërkon përmes presionit ekonomik të krijojë trazira sociale, por edhe destabilitet politik brenda vendeve që reagojnë ndaj planeve të saj. Është kostoja e përballuar nga fronti i lirisë, ligjit ndërkombëtar dhe demokracisë. Dhe dyshuesit duhet vetëm të shikojnë se sa i organizuar është shantazhi rus për energjinë dhe se si saktësia tentohet të bëhet një katalizator për të zmadhuar çështjet individuale dhe për të sfiduar,…
Abuzimi seksual i 11-vjeçares nga 5 burra në Kosovë, është një akt makabër dhe figurat publike në vend kërkojnë që abuzuesit seksual të njihen me emra dhe fytyra. Moderatorja Arbana Osmani kërkon pikërisht këtë gjë, “emrat dhe fytyrat, që vajzat e këtij vendi ti njohin monstrat edhe pas 50 vitesh”.
Babë e bir, Pjerin dhe Gent Përjaku, u vranë nga ish-dhëndri i tyre, Besnik Pjetri. Viktimat jetonin në Itali prej 20 vitesh, ndërsa ishin kthyer në Lezhë vetëm një ditë më parë, por pushimet rezultuan fatale për ta. Pasi janë kthyer nga një darkë familjare, ata janë drejtuar për në shtëpi ku si duket autori i dyshuar iu ka bërë pritë duke i ruajtur pranë banesës së tyre. Në momentin që viktimat janë futur në banesë, autori ka hapur deren dhe ka qëlluar drejt tyre në korridorin e shtëpisë ku ka rrezikuar dhe familjarë të tjerë. Shkak për konfliktin janë…
Nga: Altin Ketro Më 24 maj 2014, grupi kosovar “Asgjë Sikur Dielli”, nxjerr një Youtube këngën “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar”. Video klipi i këngës nis me flamurin shqiptar të periudhës komuniste dhe në brendi të videos gjen figurat e Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Bajram Currit dhe disa personazhe të tjera. Regjisor dhe ilustrues i kësaj video të realizuar në Prishtinë më 14 dhjetor 2006 është Gentian Begolli. Më 29 tetor 2022, nënkryetari i Partisë Demokratikë, fraksioni pa vulë, kërkon arrestimin dhe dënimin me burg të autorëve, sepse, sipas zyrtarit demokrat, ata kanë përdhosur Flamurin Kombëtar të…
Aktori i njohur i humorit, Romeo Veshaj, është përfshirë në një përplasje fizike gjatë festivalit “Sunny Hill” që u mbajt në Tiranë. Sherri ka ndodhur në zonën “VIP”, ku Veshaj është konfliktuar me një person që miqtë e thirrën me emrin Edison, i cili thuhet se merret me biznes. Në sherr janë përfshirë edhe një person tjetër dhe këngëtari Elgid Doda, të cilët i kanë dalë në mbrojtje mikut të tyre Veshaj. Për të shuar sherrin, kanë ndërhyrë forcat e sigurisë që ndodheshin në koncert.
Ukrainasi i arrestuar së bashku me dy rusë për spiunazh në uzinën e armëve në Gramsh, Fedil Alpatov ka kërkuar lirimin nga burgu. Avokati Saimir Visha, thotë se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi ka disa pika në të cilat ai mbështet dhe apelimin e vendimit. Sipas Vishës, Alpatov nuk ka qenë në vendngjarje kur janë ngritur akuzat për të. Një tjetër argument që përdor është dhe deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se uzina në Gramsh është e deklasifikuar. Ukrainasi dhe dy shtetasit rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari u arrstuan mbrëmjen e së…
Gjatë një interviste të fundit për “The Cut”, dukesha e Sussex, Meghan Markle foli për faljen që pret, apo edhe për të falur. “Duhen shumë përpjekje për të falur”, pasi u pyet në lidhje me marrëdhënien e saj me familjen mbretërore. “Harry më ka thënë se e ka humbur babain e tij gjatë rrugës. Nuk kishte pse të ndodhte mes tyre ajo që ndodhi me mua, por është vendimi i tij”,-vazhdoi ajo, e cila i referohej marrëdhënies komplekse që ka me të atin duke shtuar se s’do të donte që e njëjta gjë t’i ndodhte të shoqit.
U dënua për shpërdorim detyre, përfundon burgun Thoma Gëllçi, ish-drejtori i RTSH-së. Ai u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim me tenderin 1 mln $ për RTSH Agro. Vendimi është marrë këtë të martë nga GjKKO, pasi u pranua kërkesa e avokatit Dorian Matlia për lirimin e tij për shkak se i kanë mbaruar afatet e denimit. Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së për ‘RTSH Agro’, çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK bëri arrestimin e tyre. BëheJ fjalë për tenderin për…
Gazetari i njohur, Lutfi Dervishi ka ironizuar me lajmet për dorëheqjen apo jo të Gledis Nanos si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. “Ngulmimi i disa mediave për ta patur lajm kryesor dorëheqjen të kujton historinë e Nastradinit me gomarin! Nastradin të lutem ma jep gomarin hua vetëm për sot se ta kthej nesër mëngjes”. Postimi i plotë I zoti punës tha: “as kam dhënë dhe as kam ndërmend të jap dorëheqjen! Ngulmimi i disa mediave për ta patur lajm kryesor dorëheqjen të kujton historinë e Nastradinit me gomarin! Nastradin të lutem ma jep gomarin hua vetëm për sot…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nisma rajonale “Open Balkan” është përçarëse dhe i shërben vetëm protoganizmit dhe dominimit të Serbisë. “Çdo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërben protoganizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon vetëm efekte negative mund të ketë. Procesi i Berlinit duhet të mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit si rruga më efektive e arritjes së objektivave të përbashkëta europiane”,-shkruan Meta.