Author: tirana

Pavel Nedved në një lokal nate në Torino në shoqërinë e disa femrave të panjohura. Festë e shfrenuar për zv.presidentin e Juventusit ndërsa video e xhiruar po bën xhiron e botës. Tre femrat që shfaqen në shoqërinë e ish-mesfushorit duket qartë që po argëtohën teksa Nedved vendos duart në vende të ndaluara, ndërsa pamjet janë bërë virale në tik tok. Mediat italiane ngrenë pyetjen se çfarë bënte numri 2 i klubit në një lokal nate të Torinos pas hedhjes së shortit të UEFA Champions League? “Shikoni çfarë bombash që ka”, mësohet t’i ketë thënë çeku një prej të pranishmëve në…

Read More

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.  “Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 56 qytetarë, në këto bashki: 16 në Tiranë, 7 në Kavajë, nga 4 qytetarë në Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Kolonjë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Vorë, Dibër,…

Read More

Faqja “Homeland Justice” e njohur ndryshe si “Drejtësia e Atdheut”, ka bërë sëfundmi publike të dhënat personale dhe numrat e telefonit të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Marrja e informacioneve dyshohet të jetë bërë pas hakërrimit që iu bë në muajin korrik disa prej web-ve të institucioneve shqiptare. Ndërkohë që më herët “Homeland Justice” ka bërë publike edhe e-maile të institucioneve më të rëndësishme shqiptare, përfshirë edhe ato të kryeministrit Edi Rama. Përveç institucioneve ligjzbatuese shqiptare, për këtë çështje në vendin tonë kanë ardhur dhe specialistë nga FBI-ja amerikane për të hetuar rastin.

Read More

Një 26-vjeçare nga Shqipëria ka denoncuar në polici, se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull. Sipas “Sinjali”, burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se vajza ka deklaruar se kishte nisur një njohje me një djalë, pasi kishte shkuar për vizitë në Kosovë. Sipas pretendimeve të 26-vjeçares, ngjarja ka ndodhur në një motel në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku i djali sipas saj ka tentuar ta prekë pa dëshirën e saj në pjesët intime, pasi kishin shkuar në një motel. Ajo ka deklaruar se kjo situatë e bëri që të largohej nga moteli dhe ta raportojë rastin në Polici.

Read More

Sot, rreth orës 16:40, në Spitalin e Korçës, ka mbërritur për mjekim një i mitur 5-vjeçar, banues në fshatin Sovjan, Maliq, i cili duke luajtur në fshat, është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë. Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

SPAK ka nisur një tjetër procedim penal ndaj Ilir Metës e Monika Kryemadhit, ku këtë herë përfshihet edhe vëllai i Kryemadhit e kunati i Metës, Drini Kryemadhi. Procedimi mban numrin 137 ngre akuza për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe Drini Kryemadhit. Procedimi është nisur pas kallëzimit të gazetarit Adriatik Doçi. Gazetari thotë se ka shoqëruar kallëzimin me provat e faktet mbështetëse, që sipas tij konfirmon pasurimin e Metës e Kryemadhit duke abuzuar me detyrën publike dhe koncesionet. “Në 27 korrik 2022, pas interesimit tim, jam informuar se SPAK, në 25 korrik 2022, SPAK…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka reaguar për herë të parë pas lajmeve për një dorëheqje të mundshme nga ana e tij. Për Report TV ai është shprehur se nuk e ka ndërmarrë një akt të tillë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë as në ditët në vijim. “Nuk e kam dhënë dorëheqjen. Nuk kam ndërmend të dorëhiqem”, raportohet të ketë thënë Gledis Nano. Ai e mban këtë post që prej tetorit të vitit të kaluar, kur zëvendësoi ish-kryepolicin Ardi Veliun. Lajmi për dorëheqjen e tij qarkulloi sot në media, ndërsa në rrugë zyrtare nuk ka…

Read More

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar dinamikën e ngjarjeve të fundit përpara se Martinaj të zhdukej. Hoxha tha se hera e fundit që është parë Ervis Martinaj, ka qenë në “trekëndëshin e Bermudës” Tiranë-Fushë Krujë-Durrës”. Sipas Hoxhës, Martinaj në mbrëmjen e 9 Gushtit të këtij viti ka shkuar në një banesë të një personi shumë të fuqishëm, duke kërkuar të bënte aleancë me të. Por në këtë banesë papritur kanë shkuar një skuadër me uniforma si të skuadrës speciale të policisë. Në një moment ka shkuar edhe një mesazh në familjen e Ervis Martinaj duke u kërkuar që të bëjnë…

Read More

Drini Zeqon nuk do e shohim më në TV Klan. Kujtojmë që Zeqo e ka nisur karrierën e tij në Top Channel, por që prej 2006 ka punuar gazetar dhe spiker në mediat e administruara nga grupi Klan, në televizionin Kombëtar Klan e në Abc për disa vite. Zeqo ka drejtuar lajme dhe programe, si dhe ka qenë redaktor në programin “Opinion” të Blendi Fevziut. Më pas pati një shkëputje 1-vjeçare në Vizion plus, si drejtues i “Dancing With The Stars” dhe “Tu Si Que Vales”. Pas largimit nga TV Klan, nuk dihet ende çfarë drejtimi do i japë Drini…

Read More

Tema e tradhtisë bashkëshortore mbetet e rëndësishme në çdo kohë. Sipas astrologëve, disa nga shenjat e Horoskopit janë më të ndjeshme ndaj tradhtisë. Këto janë shenjat që pëlqejnë të tradhtojnë.GaforrjaGaforret janë shumë të ndjeshëm dhe emocionalë. Ata e respektojnë partnetin, por do të kërkojnë të njëjtën gjë prej tij. Nëse Gaforret nuk marrin atë që supozohet se do të kenë, sido që të mendojnë, ata do të zemërohen dhe do të mendojnë për tradhtinë.PeshorjaTa bësh të lumtur një Peshore nuk është aq e thjeshtë. Ata gjithmonë kanë “shtatë të premte në javë”. Ata gjithashtu nuk i tolerojnë kritikat ndaj tyre.…

Read More

Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje të reja në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt. Gazetari zbuloi intinerarin e Martinajt që nga data 1 gusht deri më datë 9 gusht pasdite, ku sipas tij edhe është zhdukur. Hoxha tha se Martinaj ka ikur më datë 1 gusht nga Vora për në Vlorë duke takuar atje një personazh të njohur të krimit, të cilit i kanë bërë katër herë atentat dhe nuk e kanë vrarë dot. Hoxha tha se Martinaj shkoi në Vlorë për të kërkuar aleanca të reja, nisur edhe nga fakti se edhe grupi i personave që kërkojnë ta ekzekutojnë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane. Kryeministri ֝është ndalur tek vizat, duke theksuar se çlirimtarët e Kosovës (vendet e BE-së) po e mbajnë peng duke mos i dhënë vizat: ‘mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar, dhe tani çlirimtarët (vendet e BE-së) e mbajnë peng duke mos i dhënë liberalizimin…

Read More