Author: tirana

Në konferencën për shtyp me gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, iu drejtua kjo pyetje: A e keni vetëdeklaruar në formularin e vetëdeklarimit se keni dhe një mbiemër tjetër? Ilir Meta: Të jeni shumë të qartë që unë kam qenë, jam dhe do të jem, Ilir Rexhep Metaj. Nuk kam asnjë arsye që të mos jem krenar për emrin e mbiemrin tim. Edhe fëmijët e mi kanë shumë arsye për të qenë krenarë për babain e tyre. Shikoni se çfarë mafie e qeveris këtë vend, Ilir Meta ka qenë, është dhe do të jetë në krye të kësaj…

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi është kapur nga kamerat duke vjedhur ushqime në një market. “Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vollga”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A.M., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale Vjedhja”, tha Policia. Sipas autoriteteve, ky person, më datë 27.08.2022 dhe më datë 28.08.2022, ka vjedhur produkte…

Read More

Nga: Jorida Tabaku Kjo çmenduri me çmimet e larta të naftës që përcaktohen nga Klubi Oligarkëve të shndërruar në bord është një luftë e hapur që i bëhet Tregut të Lirë dhe logjikës së lirisë. Alibitë që kemi dëgjuar se gjoja Klubi Oligarkëve të Naftës bashkë me qeverinë po mbrojnë konsumatorët nga çmimet e larta ngjajnë si një eksperiment ku Klubi po përgatitet të mbajë tanimë çmimet mbi 200 lekë për litër. Ironikisht Klubi Oligarkëve që do mbronte shqiptarët nga abuzimi nuk e ka zbritur thuajse asnjëherë çmimin poshtë 200 lekë/litër ndërkohë që fitimet i ka rritur. Një koordinim perfekt…

Read More

Këtë të hënë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi sipas tij, skandalin e qeverisë ”Rama 3” me ujësjellësin e Memaliajt, për të cilin thotë se kryeministri Edi Rama e inaguroi për fushatën zgjedhore. Meta lexoi Kodin Penal se sa vite burg rrezikon sipas tij, në këtë rast, ku punimet për ujësjellësin janë inauguruar tre muaj para se të lidhej kontrata. ”Fituesi është shpallur me kohë, pazaret janë bërë me kohë, tenderi është formal. Edhe kontrata lidhet pas 3 muajsh. Përgjigjet e Ramës do jenë para ligjit, me firmat e tij dhe ligjet e tij dhe ne nuk do…

Read More

Anëtari i fundit i mbetur i një grupi indigjen të izoluar në Brazil ka ndërruar jetë. Ai jetoi në izolim total për 26 vitet e fundit. Ai njihej si “Njeriu i vrimës” sepse hapte gropa të thella, disa prej të cilave i përdorte për të zënë në kurth kafshët, ndërsa të tjerat duket se ishin hapësira që i përdorte për t’u fshehur. Trupi i tij u gjet më 23 gusht jashtë kasolles së tij prej kashte, ndërsa nuk kishte kishte shenja dhune. Burri ishte i mbijetuari i fundit i një grupi indigjen, pasi gjashtë anëtarët e tjerë të mbetur të…

Read More

SPAK-u ka shpallur moskopetencë për zyrtarët dhe disa qytetarë të përfshirë në skemën e abuzimit në Kadastrën e Tiranës. Pas shpalljes së moskopetencës, tashmë dosja i ka kaluar Gjykatës së Tiranë për të dhëne verdiktin ndaj 17 personave të vënë nën akuzë për këtë skemë abuzive. Një vit më parë SPAK finalizoi operacionin pas disa muaj hetimesh, duke dërguar pas hekurave sekserë dhe zyrtarë të Kadastrës. Në atë kohë në dosjen e SPAK thuhet se përmes ndikimit të paligjshëm ndërhynin për praktika të ndryshme për marrjes e certifikatave të pronësisë. Zyrtarët në përgjimet e SPAK rezultonte se ishin të përfshirë…

Read More

Mediat raportojnë se Gledis Nano është larguar nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Gledis Nano ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes së tij, e cila mësohet se është pranuar nga kryeministri Edi Rama. Një nga emrat më të përfolur për ta zëvendësuar ishte ai i Lorenc Panganika, aktualisht drejtor i Policisë së Tiranës ose drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Muhamet Rrumbullaku. Ky i fundit është parë ditën e sotme në ambientet e Kryeministrisë. Ndërkohë policia e shtetit e ka mohuar këtë lajm duke nënvizuar se Gledis Nano është në krye të detyrës. “Drejtori i Përgjithshëm i…

Read More

Lidhur me flamurin me yllin komunist të shfaqur gjatë performancës së mbrëmshme në “Sunny Hill” festival, Alban Limani, lideri i grupit të famshëm “Asgjë Sikur Dielli”, ka sqaruar përmes një statusi në Facebook se nuk ka lidhje me akuzat që po bëhen në rrjet edhe nga politikanë. Ai thotë se ylli i shfaqur në klipin e këngës së tyre, e cila ishte dhe pjesë e performancës mbrëmjen e djeshme në këtë festival, nuk ka të bëjë aspak me atë çfarë po thuhet se po evokohen simbole të komunizmit, përkundrazi, ashtu sikurse edhe në tekstin e këngës së sjellë prej tyre…

Read More

Shoqata e dyqaneve tregtare (ACS) ka kërkuar më shumë mbështetje financiare për bizneset e vogla në Britaninë e Madhe. Sipas ACS mijëra dyqane të vogla do të detyrohen të mbyllen për shkak të rritjes së kostove të energjisë nëse qeveria nuk ndërhyn me mbështetje emergjente ekonomike. Kërkesa i është dërguar përmes një letre Kancelarit të Thesarit, Nadhim Zahawi. Shoqata e dyqaneve tregtare përfaqëson 48mijë dyqane që punësojnë rreth 405 mijë vetë staf. Shoqata thotë se faturat e energjisë kanë pësuar një rritje dyfishe në muajt e fundit. “Qeveria duhet të kuptojë se kjo është një emergjencë. Mijëra dyqane komoditeti do…

Read More

Kreu i PD, Sali Berisha vijoi edhe këtë të hënë akuzat ndaj Edi Ramës në lidhje me projektin e ndërtimit të portit turistik në Durrës. Këtë herë Berisha ka kërkuar që BE të nis një hetim. ”I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri. I kërkoj BE të nisë një hetim rreth aferës korruptive të portit…

Read More

Një nga marrëveshjet e firmosura në Prishtinë mes qeverisë Rama me të Albin Kurtit, ështê dhe abetarja e përbashkët. Ditën e sotme do nisin trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, Shqipëri-Kosovë. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila lajmëron se nga sot do të startojë puna për trajnimin dhe promovimin e abetares së përbashkët.  Postimi i plotë Sot është dita e parë që mësuesit tanë në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor. Nuk mund të…

Read More

Është më se e zakonshme që pas një farë periudhe të vini re njolla ndryshku në veshjet tuaja. Soda e bukës është produkti magjik që duhet të keni patjetër në shtëpinë tuaj. Ajo ka veti anti-bakteriale dhe gërryese që arrijnë të heqin njollat e ndryshkut nga veshjet dhe t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme. Merrni disa 2-3 lugë gjelle sodë buke dhe tretini në një gjysmë gote me ujë. Pastën që krijohet vendoseni mbi njollat e ndryshkut dhe fërkojeni me furçë dhëmbësh. Më pas lani rrobën me ujë të ftohtë. Në vend të detergjentit përdorni sërish sodë buke. Acidi citrik…

Read More