SPAK-u ka shpallur moskopetencë për zyrtarët dhe disa qytetarë të përfshirë në skemën e abuzimit në Kadastrën e Tiranës. Pas shpalljes së moskopetencës, tashmë dosja i ka kaluar Gjykatës së Tiranë për të dhëne verdiktin ndaj 17 personave të vënë nën akuzë për këtë skemë abuzive.
Një vit më parë SPAK finalizoi operacionin pas disa muaj hetimesh, duke dërguar pas hekurave sekserë dhe zyrtarë të Kadastrës. Në atë kohë në dosjen e SPAK thuhet se përmes ndikimit të paligjshëm ndërhynin për praktika të ndryshme për marrjes e certifikatave të pronësisë.
Zyrtarët në përgjimet e SPAK rezultonte se ishin të përfshirë në këtë skemë abuzive, për nxjerrjen e dokumenteve për qytetarë të ndryshëm që u zvarriteshin procedurat për shkak të burokracisë. Nga dosja thuhej se zvarritjet bëheshin me qëllim marrjen e ryshfetit.
