Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane. Kryeministri ֝është ndalur tek vizat, duke theksuar se çlirimtarët e Kosovës (vendet e BE-së) po e mbajnë peng duke mos i dhënë vizat: ‘mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar, dhe tani çlirimtarët (vendet e BE-së) e mbajnë peng duke mos i dhënë liberalizimin…

Read More

Deputeti i PS-së Petro Koçi është shprehur se ish-Presidenti Ilir Meta ka bashkëpunuar gjatë gjithë kohës me njerëz që kane qenë anëtarë të shërbimeve sekrete. Në një intervistë për Euronews Albania Koçi tha se në LSI ka pasur njerëz të shërbimeve sekrete që kanë qenë kandidatë për deputetë. “Ka qenë e çuditshme se si Meta gjatë gjithë kohës ka pasur një tendencë për të bashkëpunuar me njerëz që kanë bashkëpunuar me njerëzit që kanë punua me shërbimet sekrete, ka pasur dhe kandidatë për deputetë. Shpesh ai shfaqur si një person që bashkëpunon me figura të tilla që vijnë nga shërbimet…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka treguar periudhat kur ekzekutohen më shumë persona në Shqipëri. Hoxha tha se periudhat në të cilat vriten më shumë njerëz janë ato mes gjysmës së dytë të korrikut dhe muajit gusht dhe për festat e fundvitit. Sipas Hoxhës bëhet fjalë për një bilanc lufte me motive të ndryshme, siç janë atentatet për larje hesapesh apo hakmarrjes me grupeve kriminale apo zhdukje personash, siç është rasti i Ervis Martinajt. “Është kthyer në një lloj tradite tani në Shqipëri që vrasjet më të bujshme ndodhin gjatë gjysmës së dytë të korrikut dhe gjithë gushtin si edhe gjatë pushimeve…

Read More

Muhamet Rrumbullaku përflitet si drejtori i ri i Policisë së Përgjithshme. Ai është parë sot në ambientet e Kryeministrisë. Ndërkohë që pritet edhe një reagim zyrtar nga ana e Ministrisë së Brendshme apo të qeverisë me emërimin e ri. Muhamet Rumbullaku pason në këtë detyrë Gledis Nanon, largimin e të cilit ende nuk është konfirmuar nga institucionet shtetërore. Rrumbullaku deri më tani mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj, ndaj të miturit i cili dyshohet që së bashku me katër persona të tjerë dhunuan një të mitur gjatë së shtunës. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi. “Duke ju referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj një të mituri, i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë rast”, ka thënë Gashi. Ajo ka shtuar se ndaj personit…

Read More

Përmes drejtorit të kabinetit Eduart Seitaj, presidenca kërkon që një gjë e tillë të bëhet në mënyrë që të vendoset data për zgjedhjet e reja vendore në vitin 2023. Këto zgjedhje vendore do të jenë të parat ku pritet që opozita të marrë pjesë pas bojkotit që bëri aty në vitin 2019. Ndërkohë akoma nuk dihet se si do të përfaqësohet Partia Demokratike në këto zgjedhje, pasi nuk është zgjidhur çështja e statusit dhe logos në gjykatë.

Read More

Ben Sula është autor i dyshuar i disa vjedhjeve në qytetin bregdetar të Sarandës.Sula ishte kthyer në tmerrin e pushuesve, duke kryer rreth 19 vjedhje të sendeve me vlerë dhe parave në ambientet ku qëndronin pushuesit.Policia thotë se 45-vjeçari i ndaluar, ka qenë i dënuar më parë në Itali dhe në Greqi, për të njëjtën veprimtari kriminale.“Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se 45-vjeçari ka vjedhur në dhoma hotelesh dhe në banesa të ndryshme, në të cilat qëndronin kryesisht pushues, bizhuteri të ndryshme, aparate celulare, si dhe rreth 500 000 lekë, 11 000 euro dhe 1 000 dollarë.Gjatë kontrollit fizik…

Read More

Sunny Hill Festival në Tiranë ishte këtë fundjavë dhe destinacioni i shumë personazheve të njohur nga bota e shoëbizit, por jo vetëm.Emra të njohur si Semi Jaupaj, Rovena Dilo, Olta boka etj zgjidhën që të ndiqnin performancat e artistëve. Mes personazheve të njohur ishin dhe Donaldi Veshaj dhe Bora Zemani që pas shumë kohësh dolën sërish hapur në Tiranë bashkë. Nuk munguan dhe blogerët si Olti Curri, Estela Ujka, Eraldo Rexha, Sara apo Kiara Tito.Për më tepër ndiqni disa nga personazhet që ndoqën nga afër Sunny Hill Festival:

Read More

Ish-drejtuesi i komunës Karinë në zonën e Peqinit, është duke u verifikuar nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pasi emri i tij ka dalë në dëshmitë që ka dhënë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, raporton Oranews. Sipas dëshmive që ka dhënë për hetuesit serial-killeri, ka të dhëna domethënëse se shtëpia e ish zyrtarit, ka shërbyer si bazë për fshehjen e makinave të vjedhura, që përdoreshin për vrasje nga grupi kriminal i Nuredin Dumanit. Në skenë ka dalë me rrëfimet e Dumanit, edhe vëllai i ish-kryetarit të Komunës Karinë. Sipas të penduarit të drejtësisë, i vëllai i ish zyrtarit, raporton Oranews,…

Read More

Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga mbyllja e merkatos së verës, telenovela Cristiano Ronaldo vijon. Emri i portugezit mbetet kryefjala e transferimeve, ndërsa së fundmi kampionati italian është kthyer në destinacionin më të mundshëm. Sipas mediave italiane, 37-vjeçari ka pranuar t’i bashkohet Napolit, ndërsa Manchester United kërkon me ngulm yllin e skuadrës napoletane, Viktor Osimhen. Siç raportohet, “Djajtë e kuq” kanë gati 100 milionë euro plus Cristiano Ronaldon në formë huazimi, deri në fund të sezonit.

Read More

 Fedir Alpatov, ukrainasi i cili u kap së bashku me 2 rusët në Uzinën e Gramshit, mes dyshimeve që është spiun, ka ankimuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ duke kërkuar një masë më të lehtë. Ai kërkon që të lihet në ‘detyrim paraqitje’ dhe jo në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai thotë se duhet të vazhdojë shkollën që të mos humbasë vitin, duke theksuar se nuk ka asnjë rrezikshmëri për t’u arratisur.  

Read More

Shefki Kurti u gjet i vrarë dhe i copëtuar në fund të korrikut në ujërat e kanalit Adigetto në Polesine. Prokuroria e Rovigos ka arrestuar për vrasje me dashje bashkëshorten e viktimës, Nadire Kurti. Ajo ndodhet në spitalin psikiatrik të Rovigos dhe mësohet se ka pranuar krimin. E akuzuara ishte shtruar në spital më 12 gusht për çrregullim të personalitetit deluzional. Historia filloi mëngjesin e 28 korrikut, kur, pranë kanalit Adigetto në Villanova del Ghebbo, disa teknikë të ngarkuar me pastrimin e kanalit gjetën një këmbë njeriu. Në të njëjtën ditë, më tej në rrjedhën e sipërme të ujit, pikërisht…

Read More