Nga Ditmir Bushati Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia më në fund pranoi zgjidhjen e problemit të dokumentave bazuar mbi parimin e barazisë dhe reciprocitetit, të kërkuar me këmbëngulje nga Kosova. Me fjalë të tjera, njohjen e ndërsjellë të dokumentave të njëra tjetrës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Një element thelbësor, ndonëse jo i vetmi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy fqinjve. I.Kjo është para së gjithash një fitore e disiplinës strategjike që dëshmoi udhëheqja shtetërore e Kosovës, e cila që në nisje të procesit të dialogut ka vendosur theksin…
Author: tirana
Festivali “Sunny Hill” që këtë vit për herë të parë u zhvillua edhe në Tiranë, mbylli me sukses 3 ditë argëtim dhe spektakël nga këngëtarët më të mirë shqiptarë e të huaj. Mijëra të rinj ndoqën koncertin në 3 netët që u mbajt në kodrat e Liqenit Artificial. Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook mëngjesin e sotëm, ka shprehur falënderimin për Dua Lipën, si dhe ka bërë të ditur surprizën se këngëtarja shqiptare me famë botërore do të jetë në Tiranë për festat e Nëntorit. “Me superenergjinë e “Sunny Hill” e me falenderimin për Duan, që e presim…
Një 36-vjeçare, emigrante nga Bangladeshi është masakruar nga një bashkatdhetar i saj, 37 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Qipselit, Greqi. Autori i krimit ka pasur mosmarrëveshje financiare me partnerin e viktimës dhe vajzën e kishte parë rastësisht në rrugë. Sapo ajo kaloi në rrugën Tenedou, 37-vjeçari e ndaloi dhe i kërkoi që t’i jepte paratë që i detyrohej bashkëshorti i saj. Vajza është shprehur se nuk e njihte dhe nuk e kishte idenë se për çfarë po fliste, por ai e kishte qëlluar duke e lënë të mbuluar në gjak. Armën autori e…
Në një kohë që çmimi i naftës ka pësuar rritje, Konfindustria i ka bërë thirrje Kuvendit që të ndërpresë pushimet verore dhe të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme me qëllim ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve dhe zhbërjen e Bordit të Transparencës pasi sipas tyre bie në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Bordi i Transparencës përcakton çmimet e karburanteve që prej krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Serbia ka anuluar me vendim të qeverisë, mbajtjen e pardës së Krenarisë nga komuniteti LGBTI. Në lidhje me këtë vendim, Bashkimi Europian ka shprehur keqardhje. “EuroPride për vite me radhë ka avokuar për të drejta të barabarta për qytetarët LGBTIQ në mbarë Evropën, duke u dhënë zë atyre që shpesh janë të diskriminuar për shkak të orientimit të tyre seksual. Këto janë të drejta themelore për BE-në dhe ne presim që edhe partnerët tanë të ngushtë t’i respektojnë ato”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e bllokut evropian, Ana Pisonero. BE-ja, tha ajo do të mirëpres sqarime shtesë nga…
Zbardhen të tjera detaje nga sherri në Ksamil ku mbeti i plagosur një 37-vjeçar. Burime bëjnë me dije se Elmir Myrdini është goditur me shishe në kokë nga Gentian Zikollari. Shkak i sherrit dyshohet të jetë bërë një vajzë ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet. Myrdini është mjekuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa Zikollari po kërkohet nga policia.
Sunny Hill Festival’ është mbyllur orët e të mëngjesit, pasi dhuroi një koncert të paharrueshëm për tre netë radhazi. Pavarësisht të gjithë emocioneve, ‘Sunny Hill Festival’ u mbyll pa performancën e yllit botëror Dua Lipa, por këngëtarja shqiptare na paska rezervuar një surprizë… Sigurisht që nuk mund të mungojë një koncert nga Dua në Shqipëri. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili teksa ka shpërndarë një video nga ‘Sunny Hill Festival. Ka njoftuar se Dua Lipa do të mbajë një koncert në nëntor.
Një ngjarje me një protagonist shqiptar ka ndodhur në shtetin greke. Mediat raportojnë se një trafikant i mitur shqiptar, i shoqëruar nga dy bashkëpunëtorë të tjerë nuk i është bindur policisë greke në kufirin greko-shqiptar në Kostur duke përplasur dy automjete të policisë e rrezikuar jetën e efektivëve. Forca te shumta e kanë rrethuar dhe kanë arritur ta ndalojnë automjetin. Ne drejtim është gjetur shtetasi shqiptar i mitur dhe pasagjere dy shqiptare, një grua 41-vjeçare dhe një mashkull 49-vjeç. Ky i fundit rezulton person ne kërkim ne Greqi nga Prokuroria e Pitrës dhe ajo e Athinës. Gjate kontrollit të mjetit…
Vendi do të përfshihet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në pothuajse të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Kjo mund të krijojë mundësi për rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët. Sipas Meteoalb, në mbrëmje vranësirat do të largohen. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por kostante mbeten në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor- Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Ndonëse Kremlini mund të ketë shpresuar se forcat ushtarake ruse do të fitonin kontrollin e Kievit brenda tri ditësh, lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e shtatë dhe ushtria ruse, bashkë me shërbimet e inteligjencës, kanë mbetur të poshtëruara. Përveç vështirësive të Rusisë në fushëbetejë, në muajt e fundit, edhe agjencitë e inteligjencës – sidomos Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) – kanë dështuar të rrëzojnë Qeverinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, apo të nxisin ndonjë formë mbështetjeje pro-ruse teksa tanket kanë hyrë në Ukrainë. Forcat ruse janë përballur me rezistencë të madhe të ushtrisë ukrainase dhe qytetarëve…
Më në fund duket se ribashkimi i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt është zyrtar. Mbrëmjen e djeshme ka qenë Semi Japuaj, shoqja e ngushtë e moderatores së “Dancing with the Stars” ajo që ka postuar një foto të tyren bashkë. Këngëtarja ka publikuar një foto të saj me aktorin dhe Borën, teksa janë duke ndjekur Sunny Hill dhe bashkangjitur shkruan: “Shokë përgjithmonë”. View this post on Instagram A post shared by Sємι Jαυραʝ (@semijaupaj)
Edhe PSG, që i kishte fituar të tria sfidat e para të Ligue 1 detyrohet të ndalet dhe të ndajë kryesimin me Marseille dhe Lens, me nga 10 pikë. Në javën e katërt ekipi i drejtuar nga Galtier barazoi 1-1 në “Parc des Princes” përballë Monacos, që kryesoi deri në minutën e 70-të falë golit të realizuar nga Volland që në të 20-tën. U desh një penallti e fituar nga Neymar falë ndërhyrjes së sistemit VAR dhe e shndërruar në gol nga vetë braziliani (Mbappe nuk tentoi të ishte ai goditësi i 11-metërshit), që parizienët të shmangnin humbjen para tifozëve…