Industria izraelite e Hapësirës Ajrore (IAI) ka nënshkruar kontrata me Italinë me vlerë rreth 550 milionë dollarë për shitjen e dy avionëve të tjerë spiun, si dhe për shërbime mbështetëse dhe logjistike tokësore për forcat ajrore italiane. Marrëveshjet, të pasqyruara në dokumentet e disponueshme publikisht nga Ministria Italiane e Mbrojtjes dhe parlamenti i vendit, e çojnë në katër numrin e avionëve të misioneve speciale që IAI do t’u ketë furnizuar italianëve. Në korrik të këtij viti, IAI njoftoi se i ishte dhënë një kontratë për më shumë se 200 milionë dollarë për atë që e përshkroi si furnizimin e avionëve…
Author: tirana
Një vorbull lajmesh për dyndje të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë drejt Britanisë së Madhe ka pushtuar mediat e këtij vendi, kohët e fundit. Por studiuesi dhe shkrimtari i njohur Kenan Malik i konsideron ato, gënjeshtra të poshtra dhe propagandë të qeverisë britanike. Në një opinion të kësaj të diele, ai hedh poshtënjë shkrim të së përditshmes Dailymail, ku flitet për rritje të madhe këtë vit të numrit të shqiptarëve që kalojnë ilegalisht nga Franca në Britaninë e Madhe përmes kanalit të Anglisë. Për më tepër, kjo e përditshme i referohej të dhënave sekrete të zbulimit ushtarak. Studjuesi britanik ka publikuar…
Një shtetas 40-vjeçar është gjendur i mbytur në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç të Pustecit. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se: “Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll”. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Një i moshuar ka plagosur me çifte mbesën e tij 25-vjeçare. Paraprakisht dyshohet qe gjyshi ka qenë duke pastruar një armë zjarri tip çifte, kur kjo e fundit është shkrepur aksidentalisht. Pas plagëve të marra vajza është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë Fier:“Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për…
Horoskopi javor i Dashit Java e fundit e gushtit nuk do të jetë më e mira për pajtim. Nëse vendosni të rregulloni marrëdhënien, me shumë mundësi do të hasni në një keqkuptim. Mos i bëni presion atmosferës për të shmangur shpërthimin. Në fillim të shtatorit duhet të kujdeseni më shumë për shëndetin tuaj. Ju mund të angazhoheni në përmirësimin e aftësisë fizike, forcimin e sistemit nervor, përpjekjet do të shpërblehen. Në ditët e para të javës, ju jeni të gëzuar dhe krijues: shpirti juaj dëshiron një mrekulli. Me Diellin në Virgjëreshë, nuk ka lumturi të rastësishme, gjithçka ka një çmim.…
Çmimet e energjisë po rriten në të gjithë Europën dhe me përfundimin e verës ekziston frika se situata mund të dalë jashtë kontrollit këtë dimër. Qeveritë europiane po përpiqen për zgjidhje. BE ka zbatuar tashmë direktivat e konsumit të gazit, megjithëse nuk është e qartë nëse kjo do të mjaftojë për të shmangur racionimin dhe ndërprerjet e energjisë elektrike. Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, ka bërë thirrje për një samit të BE-së për të trajtuar situatën sa më shpejt të jetë e mundur. Në një postim në Twitter, ministri çek i industrisë Jozef Sikela tha:…
Gazetari Blendi Fevziu bën të ditur se me 31 gusht emisioni ‘Opinion’ do të mbushë plot 25 vite. Me anë të një postimi në Facebook, moderatori ka publikuar foto nga debate të ndryshme ku ajo që spikaste ishte takimi Nano- Berisha, të cilën nuk ishin takuar për 11 vite rresht. POSTIMI I FEVZIUT:
Pasuria e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj llogaritet në 600 milion euro. Lajmin e bën të ditur gazetarja e njohur Anila Hoxha, sipas të cilës Martinaj vendosi nga bota e errët një pasuri prej 600 milion eurosh. “Ervis Martinaj llogaritet se nga bota e errët vendosi një pasuri gati 600 milionë euro”, shkruan gazetarja. Shifra është e “çmendur”, por jo për ata që e njohin botën e errët të basteve dhe faktin se 40-vjeçari dominonte tregun në Tiranë dhe rrethe. Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për…
Lufta ruse në Ukrainë që vijon prej gjashtë muajsh, ka vrarë të paktën 379 fëmijë dhe 733 të tjerë janë plagosur nga forcat ruse në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt. Mbi 5.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina për të hyrë në Poloni, ndërsa rreth 4 milionë kanë lëvizur në drejtim të kundërt. Këtë lajm e kanë raportuar mediat polake, duke cituar rojen kufitare të vendit.
Reperi më i pëlqyer britanik i momentit, Stormzy do të jetë sonte në natën e tretë dhe përmbyllëse të Sunny Hill Festival. Në vitin 2019, Stormzy ishte artisti kryesor në Glastonbury Festival, i cili është edhe zyrtarisht festivali më i madh në botë, meqë audienca e këtij festivali mbledh mbi 200,000 njerëz në ditë. Disa prej çmimeve të fituara nga Stormzy përfshijnë Brit Awards, BBC Awards, Global Awards, MTV Europe Music Awards, Mercury Prize, AIM Independent Music Awards e shumë çmime tjera të rëndësishme në industrinë e muzikës dhe zhanrit të cilin ai e bën. Ardhja e tij në edicionin…
Drejtuesit e Manchester United do të provojnë deri në ditën e fundit të merkatos për të transferuar në Old Trafford, Antony nga Ajax. Braziliani është një kërkesë ekskluzive e trajnerit Erik ten Hag, i cili duke qenë se ka punuar me sumuesin anësor te “Harkëtarët”, beson se 22-vjeçari mund të shkëlqejë edhe me fanellën e “Djajve të Kuq”. Ajax këmbëngul që Antony të shitet vetëm sipas kushteve të tyre dhe i kanë bërë të qartë klubit nga Manchesteri se do të “shtrëngojnë duart” vetëm nëse vjen një ofertë prej 100 milionë euro.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar ndaljen e menjëhershme të dhunës në Libi, pas përleshjeve vdekjeprurëse mes fraksioneve politike në kryeqytetin Tripoli. Të paktën 23 vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve të së shtunës, sipas ministrisë së Shëndetësisë. Mes viktimave raportohet të jetë edhe komediani Mustafa Baraka. Libia ka qenë e zhytur në kaos që prej revoltës së mbështetur nga NATO në vitin 2011, që solli rrëzimin e udhëheqësit Muamar Gadafi. Vendi ka shijuar një periudhe relativisht të qetë përgjatë dy viteve të fundit. Forcat e armatosura të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht u përpoqën…