Author: tirana

Komisoneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, ai thekson se shpreson që nga kjo arritje të nisë një epokë tjetër mes dy vendeve për të arritur marrëveshje të tjera që të zbatohen në mënyrë të ndërsjellët. “E mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të sinjalizojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog, bazuar në marrëveshje dhe zbatim të ndërsjellë”, shkruan Oliver Varhelyi.

Read More

Familja Keqi u zgjua mëngjesin e sotëm nga zhurma që shkaktoi shpërthimi me tritol. Sasia u hodh në çatinë e banesës së Altin Keqit, në lagjen “Borati”, Krujë. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Read More

Në ditët e para pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, disa zyrtarë dhe analistë kanë folur për mundësinë që Kina të luajë një rol ndërmjetësues apo edhe ta shtyjë Moskën në tryezën e bisedimeve, me qëllim përfundimin e konfliktit. Pas më shumë se gjashtë muajsh luftë, pak vazhdojnë ta kenë këtë shpresë. Pekini nuk i ka dhënë Rusisë hapur armë apo ndihmë ekonomike dhe këmbëngul se është neutral ndaj luftës, por mediat kineze i kanë bërë jehonë propagandës së Kremlinit, autoritetet kineze kanë forcuar ekonominë ruse duke blerë energji ruse, kanë kryer stërvitje ushtarake me Rusinë dhe kanë ofruar mbrojtje…

Read More

Mëngjesin e kësaj të diele, Gjykata e Fierit Fier dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Mariglen Muhametaj. Ai është autori i vrasjes së të atit, Qemal Muhametaj 73-vjeç, në fshatin Greshicë të Mallakastrës. “Çfarë u bë, u bë”, ka thënë autori në sallën e gjyqit. Gjyqtarja Sonila Hoxha ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorit Andi Pogaçe për “arrest me burg”, për konsumimin e veprës penale të vrasjes.

Read More

Si kurrë më parë, mbretëresha Elizabeta II e Anglisë ka marrë shumë vizita të papritura në kështjellën e “Balmoral”, nga djali i saj i madh, princi Charles. Mediat britanike raportojnë se i biri e ka vizituar mbretëreshën në një kohë që shtohet paqartësia për problemet e saj shëndetësore. Vizitat e Princit në Balmoral thuhet se janë të paplanifikuara dhe se zakonisht janë të organizuara nga stafi i shtëpisë ku qëndron vetë Madhëria e saj. Mbretëresha nuk pritet të udhëtojë në Londër për emërimin e kryeministrit të ri muajin e ardhshëm. Këshilltarët e Mbretëreshës thuhet se janë të shqetësuar për rehatinë…

Read More

Qeveria gjermane ka krijuar një kompani holding për të marrë përsipër shtetëzimin eventual të Gazprom Germania, degë e gjigantit rus të energjisë në Gjermani, e cila praktikisht u braktis në prill, sipas një raporti të botuar në gazetën e sotme Welt am Sonntag. Mbikëqyrja e energjisë gjermane kishte siguruar në prill se do të menaxhonte kompaninë, e cila tregton, ruan dhe transporton gazin, në interes të Gjermanisë dhe Evropës. Kompania mbajtëse, e koduar Securing Energy for Europe Holding GmbH (SEEHG), do të jetë përgjegjëse për investimet e kompanisë, raportoi Velt, duke cituar një dokument qeveritar.

Read More

Mëngjesin e kësaj të diele ka mbërritur në Gjykatën e Fierit 37-vjeçari Mariglen Muhametaj, i cili dy ditë më parë vrau të atin, 73-vjeçarin Qemal Muhametaj ne Mallakastër. Më pranga në duar dhe i braktisur nga familja, i riu përballet do të përballet me togat e zeza nga do të merret masa e vlerësimit për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. 37-vjeçari ka pranuar vrasjen duke rrëfyer edhe të gjitha detajet e saj, me ftohtësi dhe pa asnjë shenjë pendese.

Read More

Për njohjen e dokumenteve për qytetarët mes Kosovës dhe Serbisë, ka dhënë një reagim Departamenti Amerikan i Shtetit. DASH nënvizon se dialogu është një kanal që do të sigurojë që dy vendet të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse. “Këto çështje po trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin Shtetet e Bashkuara e mbështesin. Ne besojmë se Dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet”, thotë DASH.

Read More

Rrjetet sociale kanë ndikim të madh ditët e sotme. Shoqëria me të cilën jetojmë sot ndikohet konsiderueshëm nga rrjetet sociale, në të cilat shpërfaqen trendet më të reja anembanë botës. “Terra world” ka paraqitur të dhënat e ndjekësve, postimeve, trendeve për “Instagram”-in, nga muaji qershor deri në korrik. Ylli Limani ka fituar tri pozicione në “Instagram”, megjithatë ka pësuar rënie sepse nuk ka qenë trend. Elvis Naçi renditet i dyti duke fituar 7 pozicione dhe po ashtu ka qenë në rritje edhe si trend. I treti në listë renditet Ledri Vula, i cili ka fituar 4 pozicione dhe pas tij…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se reciprociteti duhet të jetë përbrenda çdo zgjidhjeje normalizuese me Serbinë, teksa foli për marrëveshjen e arritur me Beogradin sa i takon dokumenteve identifikuese. Sipas kreut të ekzekutivit kosovar, marrëveshja për dokumentet për hyrje-dalje, do të mundësojë që qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë të mund të kalojnë “pa pengesa” pikëkalimet kufitare midis dy shteteve. “Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”, shkroi Kurti në Facebook. Po ashtu Kurti falënderoi zyrtarët e BE-së, Borrell…

Read More

Dashi Personaliteti juaj simpatik do të tërheqë shumë njerëz rreth jush. Jeni efikas në komunikimin me të tjerët kur bëhet fjalë për sukses. Mbani mend! Mos lejoni që krenaria apo egoja juaj të pengojë suksesin tuaj. Demi Duke qenë se Hëna është në Luan, do të ndiheni të tensionuar. Do të zhgënjeheni në fund të ditës pasi asgjë nuk do të funksionojë në favorin tuaj. Mos jini të ngurtë pasi kjo fazë do të kalojë. Binjakët Do të inkurajoheni të ecni përpara dhe të përfundoni punën në kohë. Përqendrohuni në objektivat tuaja për të arritur sukses. Shmangni ngrënien e tepërt…

Read More