Reforma në Drejtësi që u miratua në vitin 2016 me 140 vota, por ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të kalojë sërish në votë. Këtë herë motiv i ndërhyrjes është opinioni i qytetarëve në procesin e këshillimit kombëtar, të cilët ishin pyetur nëse duheshin pezulluar nga detyra gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar ende Vetting-un, por që kishin marrë vendime haptazi në kundërshtim me ligjin. E pikërisht për këtë kategori, Ministria e Drejtësisë propozon pezullim të menjëhershëm sapo Inspektori i Lartë i Drejtësisë, institucioni ku punojnë apo dhe vetë ministria paraqesin ankesë.
Author: tirana
Në garën e nisur prej disa javësh për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, janë përfshirë 6 të rinj që në vitet e gjata të opozitës së PD janë angazhuar në aksionet politike të demokratëve në Tiranë, por edhe në rrethe. Pjesë e garës janë Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferri dhe Mariglent Doçi. Juristë, arkitektë, gazetarë dhe ekonomistë janë pjesë e garës për forumin rinor të PD. Gara për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbahet në 1 tetor përmes parimit një anër një votë në të…
As kjo e dielë nuk kalon pa një lajm mbi shqiptarët nga mediat në Londër. Shqiptarët që kalojnë në mënyrë ilegale në kanalin e “La Manshit” për të mbërritur në brigjet e “tokës së premtuar” britanike janë rritur frikshëm në javët e fundit. GB News shprehet se vetëm ditën e hënë kanë hyrë ilegalisht në Britani 1295 persona ku 60% e tyre ishin shqiptarë. Shqipëria dhe pse një vend i vogël me vetëm 2.8 milion banorë ka numrin më të lartë të emigrantëve që futen në mënyrë ilegale në Britani duke lënë pas dhe vendet e luftës.
Katër punonjës të bashkisë së Pogradecit u arrestuan nga policia e këtij qyteti nën akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Në kuadër të operacionit “Pakoja e fundit” u bë i mundur arrestimi i zyrtarëve të bashkisë Reshit Fraholli, Raif Muçka, Bektash Xhudellari, Marsel Muçllari. Zyrtarët e akuzuar dyshohet se vodhën disa pako me ndihma të cilat ishin dhuruar nga donatorët e huaj për personat që jetojnë në varfëri. Arrestimi erdhi pas një video të publikuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, ku shfaqeshin zyrtarët e bashkisë teksa fusnin pakot në një mjet tip Audi, i cili gjithashtu u sekuestrua. Materialet…
Reperi më i pëlqyer britanik i momentit, Stormzy do të jetë sonte në natën e tretë dhe përmbyllëse të Sunny Hill Festival. Ai ka udhëtuar enkas për festivalin e Tiranës, ndonëse fansat britanikë të 29-vjeçarit prisnin që ai të shfaqej në Leeds Festival i cili po zhvillohet në Bramham Park. Veç reperit të famshëm mbrëmja e sotme thuajse e dedikuar repit, do të presë në skenën e Sunny Hill në Liqenin e Tiranës emrat më të njohur shqiptarë si: Mc Kresha & Lyrical Son & Ledri Vula, Mozik & Getinjo, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli. Po ashtu të tjerë artistë…
Sporti ka marrë vëmendjen e qeverisë Rama si kurrë më parë. Lara Colturi është skiatorja italiane, por me nënshtetësi shqiptare që është renditur e para në garën e 8-të të skive në Amerikën Latine. Kryeministri Edi Rama, thotë se ëndrra e saj është që ta ngjisë ngjitur flamurin kuqezi në majë më të lartë të botës. Ndër të tjera kreu i qeverisë thotë se ka ardhur koha për të investuar në insfrastrukturën e nevojshme që të trajnohen të talentuarit në sportin e skive. “Në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare Lara Colturi është renditur e para dhe me…
Edhe pse i theu këmbët policit, Prokuroria e Tiranës e konsideroi rrethanë lehtësuese nervozizmin nga gjobat e shumta ndaj një qytetari, i cili kur mori masën e radhës administrative reagoi duke shtyrë policin Zeqir Musaj. Në mbyllje të hetimeve, Ermal Mucolli u akuzua për kundërshtim të policisë kurse akuza tjetër nuk u gjet e provuar. Prokuroria thotë se polici Musaj gjatë detyrës konstatoi një automjet të parkuar në trotuar. Prokuroria deklaron në mbyllje të hetimeve se gjatë bisedës mes të dyve efektivi është përgjigjur se ndërkohë e kishte prerë gjobën. Kjo përleshje është mbyllur me rrëzimin përtokë të efektivit Zeqir…
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili kërkon sërish shkrirjen e Bordit të Transparencës, si dhe të ulen taksat. Përmes një postimi në facebook, Vasili shprehet se shqiptarët po vidhen çdo ditë me çmimin e naftës. Për të pjesë e bordit janë vetëm qeveria dhe oligarkët e naftës. “Shikoni me vëmendje përbërjen e Bordit të hajdutërisë, në dokumentin origjinal, që po ju paraqes. Asnjë përfaqësues nga konsumatorët dhe biznesi, por vetëm qeveri dhe oligarkët e naftës gjen aty”.
Ish-kapiteni legjendar i Francës, Thierry Henry ka zbuluar se në 15 vitet ka qenë tifoz me yllin e Real Madrid, Karim Benzema. Ai ka theksuar se prej kohësh e ka thënë se ish-shoku i skuadrës të Franca, Benzema do ta fitojë një ditë Topin e Artë. “Në një botë të mbushur me tifozë të Ronaldos dhe Messit, isha tifoz i Karim Benzema për 15 vjet të jetës sime. Ata qeshën me mua kur u thash së ai do të sfidojë një ditë për Topin e Artë me Real Madridin. Çdo hero ka ditën e tij. Asnjëherë mos ndalo së punuari.…
Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me efektivët e pikës doganore në Muriqan vunë në pranga 4 persona të cilët po tentonin të kalonin kufirin drejt Malit të Zi me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Gjatë kontrollit të imtësishëm në mjetin Benz ku udhëtonin 4 personat u gjetën të ndara në pako lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, ketaminë dhe ekstazi që dyshohet se këta shtetas do ta shisnin në Malin e Zi. Në pranga ranë shtetasit Anton Voci, Ertjen Hysa, Nikola Paravani dhe Enver Idrizi. Lënda narkotike, së bashku me automjetin me të cilin këta persona qarkullonin u sekuestruan…
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë momente nga nata e dytë e “Sunny Hill Festival Turana”, që sot ka ditën e fundit. Festivali që organizohet nga ikona e popit në botë, Dua Lipa, sot në Parkun e Madhit të Liqenit Artificial, sipas Veliajt, ndezi skenën si kurrë më parë. View this post on Instagram A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)
Një specialist amerikan ka renditur pesë ushqimet që të moshuarit duhet të shtojnë çdo ditë në pjatat e tyre për të mbrojtur trurin e tyre për një afat të gjatë. Çokollata e zezë-Me kusht që të përmbajë 70% kakao, çokollata e zezë është e shkëlqyer për të moshuarit, falë përbërjes me flavanole dhe antioksidantë, të vlefshme kundër plakjes së qelizave. Përmban fibra që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në tru dhe parandalimin e rënies njohëse. Manaferrat-Boronicat, manaferrat, luleshtrydhet dhe mjedrat, të gjitha këto fruta të vogla shumëngjyrëshe duhen konsumuar çdo ditë, në masën gjysmë filxhani, sipas këtij specialisti. Polifenolet dhe…