Author: tirana

Dashi Personaliteti juaj simpatik do të tërheqë shumë njerëz rreth jush. Jeni efikas në komunikimin me të tjerët kur bëhet fjalë për sukses. Mbani mend! Mos lejoni që krenaria apo egoja juaj të pengojë suksesin tuaj. Demi Duke qenë se Hëna është në Luan, do të ndiheni të tensionuar. Do të zhgënjeheni në fund të ditës pasi asgjë nuk do të funksionojë në favorin tuaj. Mos jini të ngurtë pasi kjo fazë do të kalojë. Binjakët Do të inkurajoheni të ecni përpara dhe të përfundoni punën në kohë. Përqendrohuni në objektivat tuaja për të arritur sukses. Shmangni ngrënien e tepërt…

Read More

Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama ndjekësve ju ka uruar ditë të mbarë me projektin e Rilindjes Urbane në Ersekë. Sipas kreut të qeverisë, me vijën e rrjedhshme ujore që gjarpëron mespërmes saj nga ujëvarat e Gramozit. “MIRËMËNGJES, me një tjetër hapësirë të Rilindjes Urbane në Ersekë, me vijën e rrjedhshme ujore që gjarpëron mespërmes saj nga ujëvarat e Gramozit, ju uroj një të diel të qetë”,-shkruan Rama në facebook.

Read More

Kjo e dielë do të mbetet me kthjellime në mëngjes dhe vranësira në shtim mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu me rrebeshe në zonat malore pjesërisht zona e ulët pasdite. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 15-19 gradë, vlerat maksimale do të jenë pa ndryshime 28-29°C deri në 32-33°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

Read More

Rusia ka bllokuar miratimin për marrëveshjen e përbashkët të Konferencës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me çarmatimin bërthamor. Traktati i Mospërhapjes për Armët Bërthamore, i cili rishikohet nga 191 vende çdo pesë vjet, synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore. Por Rusia e ka kundërshtuar këtë traktat, duke iu referuar “shqetësimit të madh” mbi aktivitetet ushtarake rreth centraleve bërthamore të Ukrainës, në veçanti në Zaporizhzhia. Pjesëmarrësit në rishikimin e fundit në 2015 gjithashtu nuk arritën një marrëveshje, shkruan BBC.

Read More

Një turiste nga Peruja u bllokua midis shkëmbinjve pranë Ujëvarës së Sotirës në Gramsh. Ajo ishte duke eksploruar në këmbë zonën kur mbeti e bllokuar për shkak të terrenit të vështirë. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh u nisën në drejtim të zonës ku kishte mbetur e bllokuar turistja, dhe bënë të mundur nxjerrjen e saj nga terreni i vështirë. Më pas, i është ofruar shërbimi mjekësor dhe mësohet se aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Read More

Një burrë, i cili po pozonte për foto para dasmës me partneren e tij u godit nga rrufeja, duke ndërruar jetë në vend. Mali i borës së Jade Dragon në Lijiang të Kinës është i famshëm për peizazhet e tij dhe tërheq shumë vizitorë, megjithatë është dhe tepër i rrezikshëm. Edhe pse moti ishte i keq, çifti vendosi të vazhdonte me fotografitë, por në një moment Ruan u godit nga një rrufe. Shërbimet e urgjencës lokale mbërritën menjëherë në vendngjarje, por Ruan nuk arriti që të shpëtonte.

Read More

Tre persona në Guatemala, të cilët kishin rrëmbyer dhe vrarë një 11-vjeçar, janë djegur të gjallë. Selvin Pérez, 24 vjeç, Samuel Godínez, 38 vjeç dhe Ovidio Méndez, 24 vjeç u arrestuan dhe u dërguan në stacionin e policisë. Banorët e fshatit Xémal, të cilët kërkonin dënimin ekstrem për kriminelët, arritën që të merrnin nga duart e policisë njërin prej burrave, i cili pranoi se i mituri ishte qëlluar në kokë dhe ishte varrosur në një gropë. Si kundërpërgjigje, vendasit e dogjën të gjallë, ndërsa më pas sulmuan komisariatin dhe dogjën dhe dy personat e tjerë. Rrëmbyesit kishin kërkuar 1,900 dollarë…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë reaguar pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë mbi dokumentet për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Lideri historik i demokratëve, ndërsa e konsideron një hap në drejtimin e duhur, shkruan se PD e ka mbështetur pa lëkundje zgjidhjen e këtij problemi të krijuar nga pala serbe mbi bazën e reciprocitetit dhe barazisë midis palëve. “Me këtë rast, Partia Demokratike, duke vlerësuar lart kontributin e të deleguarve të veçantë per dialogun Kosovë-Serbi të BE dhe SHBA, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Eskobar, si dhe te Sekretarit te Pergjitheshem te Nato-s Stoltenberg…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen e dokumenteve identifikuese respektive. “Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, shkruan kreu i qeverisë në “Twitter”. Kosova dhe Serbia janë dakordësuar që të heqin dorë nga dokumentet shtesë që ishin aplikuar prej kohësh në Serbi dhe do të…

Read More

Një 55-vjeçar është vetëplagosur me kallashnikov pasditen e kësaj të shtune, teksa ndodhej në banesën e tij në fshatin Kllojkë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale H.Ll., i cili është transportuar për në spital, ndërsa po hetohet për rrethanat e ngjarjes. “Më datë 27.08.2022, në fshatin Kllojkë, shtetasi H. Ll. (Xh)., 55 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, dhe po transportohet në spital. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit kallashnikov, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Policia Shkodër ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar të atentatit ndaj Alban Bruçit dy ditë më parë në Shkodër, Tonato Fushën 20 vjeç dhe Bajram Cekoren 24 vjeç. Sipas provave të mbledhura, rezulton që dy të rinjtë kanë qëlluar mbrëmjen e datës 25 gusht në drejtim të Alban Bruçit dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 20 gëzhoja. Bruçi arriti t’i shpëtonte atentatit dhe menjeherë iu drejtua komisaritit të Shkodrës për të denoncuar. Ky konflikt dyshohet të jetë vazhdimësi i një konflikti të disa viteve më parë, ku Alban Bruçi ka plagosur me thikë një person.

Read More