Ekstradohen drejt Spanjës 2 shqiptarë, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin me iniciale A.Xh., banues në Vlorë. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u bë ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Gjatë ditës së djeshme, u ekstradua gjithashtu drejt Spanjës shtetasi R. T., në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik dhe i…
Author: tirana
Të tjera detaje dalin në drita nga krimi i ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku djali vrau babanë e tij 73-vjeçar. Gjatë marrjes në pyetje, autori Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak ka qenë një debat i çastit më të atin. “Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të ushqej”, kanë qenë fjalët e fundit që i ndjeri i ka drejtuar të birit. Mësohet se Marigleni fillimisht e ka shtyrë me forcë të atin, i cili ka përfunduar në oborrin e shtëpisë, i shtrirë në tokë, dhe më pas e ka goditur me një pllakë betoni, të…
Momente paniku janë shënuar gjatë koncertit të reperit amerikan, Wiz Khalifa, mbajtur në Indianapolis, pasi u raportua për të shtëna me armë. Sipas dëshmitarëve që ndodheshin në koncert, thuhet se në reshtin e parë të publikut, pati një përleshje mes fansave teksa tentonin të largoheshin. Sipas “New York Post” thuhet se të pranishmit kanë nisur të vrapojnë drejt daljeve të stadiumit, e për pasojë disa kanë shkelur me këmbë njëri-tjetrin. Në publik ndodheshin rreth 25,000 persona, ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar në spital me lëndime.
Dea Mishel Hoxha bëri bujë ditën e djeshme me një video në Tiktok ku bënte një “shaka” aspak normale për jetimët. Një pjesë e mirë e komentuesve hodhën dyshime se aktorja mund të ketë qenë në ndikimin e lëndëve narkotike pasi një artiste siç paraqitet Dea Mishel, nuk mund të shprehet në atë mënyrë. Kanë qenë të shumtë edhe reagimet e personazheve publik dhe mes tyre edhe gangsterja e Bilishtit, Dezi. Kjo e fundit gjithashtu u bë e famshme nga rrjetet sociale për skandalet në qytetin e saj, sjelljen prej gangsterje dhe prishjen e qetësisë publike. “Si mund të jesh…
Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, më 16 Mars të këtij viti, Policia e Shtetit ka intensifikuar punën, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga autoritetet spanjolle. Ekstradohet 38-vjeçari, me urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, i kapur nga Policia e Vlorës më 7 Maj të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugo”. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u bë ekstradimi drejt Spanjës, i shtetasit: -A. Xh., 38 vjeç, banues në fshatin…
Dhjetra fluturime u anuluan në Portugali për shkak të një greve treditore të thirrur nga stafi i aeroportit të vendit. Në të njëjtën kohë, shqetësime për ata që synojnë të udhëtojnë me avion janë të mundshme edhe në Spanjë, ku të paktën 24 fluturime të Iberia Express, të planifikuara mes të dielës dhe të martës, janë anuluar për shkak të një proteste të ekuipazhit të kabinës. Në Portugali janë afro 150 fluturime të anuluara deri më tani. Aeroportet e Lisbonës dhe Portos janë aeroportet kryesore ku janë verifikuar anomalitë. Në Spanjë, greva e stafit të Iberia Express është planifikuar të…
Si fillim u duk si një lajm rutinë, por vizita një javore e kupolës së SPAK dhe BKH, drejtuesve të saj dhe disa prokurorëve që kanë nëpër duar disa nga çështjet më të nxehta të politikës, qeverisë dhe krimit të organizuar nëpër duar, paralajmëron zhvillime tronditëse në radhët e pushtetarëve të lartë shqiptarë të korruptuar. “Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe…
Policia e Tiranës në një njoftim për mediat ka reaguar në lidhje me gjetjen e një makine të djegur në fshatin Dritas, pranë Rinasit. Efektivët policorë shprehen se mjeti është djegur tërësisht dhe është i vështirë dallimi i elementeve identifikuese të automjetit. Njoftimi i policisë: Më datë 22.08.2022, jemi njoftuar se në fshatin Dritas, Njësia Administrative Zall-Herr, është gjetur një automjet i djegur plotësisht. Duke qënë se automjeti ka qënë i djegur plotësisht ka qënë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij. Gjatë këtyre ditëve, ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë,…
Kështu do të duket Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, e cila ka nisur të shpërndahet në Kosovë, raportojnë mediat vendase. Bazuar në foto të dërguara nga shtëpia botuese “Dukagjini” për RTKlive, shihet Abetarja Kosovë-Shqipëri, e cila është shtypur dhe pritet të jetë në duart e nxënësve. Nga kjo shtëpi botuese thanë për RTK se abetarja e përbashkët është gati dhe ka filluar të shpërndahet sot. Autoret e abetares së përbashkët janë Mimoza Gjokutaj, Tereza Babasuli, Naser Zabeli, dhe Saranda Bozhegu.
Konkurrentja e “Kepit të Tundimeve”, Efi, tronditi me rrëfimin e saj teksa tregoi mëkatin e saj më të madh, që ka tentuar dikur të vriste veten. Mes lotësh, Efi rrëfeu për lidhjen e saj të shkuar 4-vjeçare, lidhje e cila i shkaktoi shumë pasoja. Ajo tregoi sesi ish-parnteri e saj e kishte shndërruar atë në një person tjetër. Efi tregoi sesa e nënvlerësuar ndihej asokohe dhe nuk mund të ishte e fortë për ta përballuar. Nga dashuria që kishte ndaj atij personi, Efi tregoi se e vuajti shumë kohë atë gjendje, ndërsa sot ndihet më mirë. “Kam pasur një lidhje…
Dua Lipa shijoi një ditë në jaht me miqtë të enjten teksa u zhyt në ujin e Ibizas. Duke treguar trupin e saj të tonifikuar, 27-vjeçarja kishte veshur një kostum banje nga marka “Chopova Lowena” me printime lulesh ngjyrë vjollcë dhe të kuqe. Dua u shfaq pa makijazh në ditën e shijuar me miqtë, duke treguar kështu pamjen esaj natyrale.
Teksa tre të rinjtë, 25-vjeçari Ardit Çela, i cili u la në burg, Enea Xhori dhe shtetasi tjetër me inicialet D. M., (te liruar me detyrim paraqitje) prisnin të jepej masa, një prej tyre, shfaqet i nervozuar kur sheh se filmohet nga gazetarët, madje shkon deri aty sa edhe kërcënon. “Do ta fus atë telefon në by**ë po të pashë përjashta po hë”, dëgjohet teksa kërcënon i riu, ndërsa lëviz pa pushim duke treguar nervozizëm. Mësohet se ndaj Ardit Çelës, gjykata caktoi masën ‘arrest me burg’ dhe për dy miqtë e tij caktoi ‘detyrim paraqitje’.