Author: tirana

Mediat greke kanë publikuar video nga ekstradimi i një 36-vjeçari shqiptar, i quajtuar Ledjon Brakaj që akuzohet për vrasje të dyfishtë gjatë një grabitjeje në vitin 2015 në Aegina. Sipas policisë, kur hyri për të grabitur shtëpinë, ai fillimisht goditi me grusht një grua që ishte brenda dhe më pas nipin e saj. Pastaj, i mbuloi me rroba dhe i dogji të gjallë. Ai u kap në 19 gusht në Maltë pas një urdhër arresti ndërkombëtar dhe me procedura të përshpejtuara u dërgua në Greqi ku edhe do të përballet me akuzat.  Brakaj akuzohet se e ka kryer këtë krim…

Read More

Gjendet një makinë e djegur në lagjen Dritas, prane Rinasit. Sipas BW behet fjalë për një Range Rover. Ka dyshime se mjeti mund te jete përdorur per ngjarje kriminale. Hetuesit besojnë se ky mjet i vjedhur në janar, dyshohet se është përdorur në një nga ngjarjet e rënda kriminale të regjistruara së fundmi. Ka pasur dyshim se ky automjet është përdorur nga një personazh i krimit të kësaj zone. Janë duke u parë dhe kamerat e sigurisë, për të parë se ku ka qenë mjeti Range Rover.

Read More

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë në dert ë tij, boksieri Florian Marku ka treguar vështirësitë që ka kaluar gjatë jetës për të arritur këtu ku është sot. Pavarësisht peripecive dhe ofertave që i kanë ofruar, Marku tha se kurrë nuk e ka hedhur poshtë flamurin shqiptar. “Kjo për mua është ëndërr e bërë realitet. Gjithë Shqipëria të më shohë mua, nuk di çfarë të them. Kam lindur në Lushnjë, në moshën 7 vjeç kam emigruar me familjen në Selanik ku nisa futbollin. Ndërrova sportin iu futa boksit. Unë nuk vij nga një familje e pasur, nëna ime ka punuar…

Read More

37-vjeçari Mariglen Muhametaj, që vrau babanë e tij në Greshicë të Mallakastrës, nuk ka treguar shenja pendese. Burime konfidenciale nga policia e Ballshit, ku ka qëndruar për pak kohë Mariglen Muhametaj, bëjnë me dije se gjatë qëndrimit për pak kohë në qeli, ai nuk ka shfaqur shenja pendese. Autori madje riprodhuar gjithë skenën e krimit paqësisht para ekspertëve të policisë, si të ishte një ngjarje e zakonshme. Muhametaj nuk ka shprehur shenja keqardhje për vrasjen e të atit të tij, gjë që ka treguar edhe njëherë probleme të shëndetit të tij mendor.

Read More

Pas Luiza Gegës, një tjetër sportist me arritje ndërkombëtare u nderua nga kryeministri Edi Rama. Boksieri Florian Marku u nderu me medaljen ‘Ylli i Madh i Mirënjohjes’. “Ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me historinë jetësore të qindra mijëra shqiptarëve të cilët si fëmijë të vegjël bebe apo në moshë shumë të vogël janë marrë përdore nga prindërit në rrugën e migracionit dhe bëjnë suksese. Bëjnë rëndom një sukses që nuk bën lajm. Suksesi i Florianit është sukses që bën lajm, suksesi i Florinait është kuqezi. Nuk jemi këtu për të bërë krahasime, por…

Read More

Ato që një grup gjaku e dallojnë nga të tjerat grupe janë antigjenet e tyre, përkatësisht mbështjellësi përreth qelizave të zorrëve të eritrociteve të cilat ndihmojnë trupin që të njohë cilat grupe të qelizave janë tuajat.Pra, nëse pacienti me grupin e gjakut A merr transfuzion të donacionit të grupit B, antitrupat në organizmin e organizmin e pacientit do të refuzojnë gjakun e marrë sepse nuk i përshtatet.Atëherë ekziston rreziku nga ngjizja e gjakut gjë që mund të rrezikojnë jetën e pacientit.Ekzistojnë dy antigjene kryesore të cilat rrethojnë eritrocitet, të quajtura A dhe B. Nëse grupi juaj i gjakut është AB,…

Read More

Një luftë mund të shpërthejë shumë shpejt mes Kosovës dhe Serbisë. Mesazhi “bombë” i koduar se Beogradi po kërkon të pushtojë sërish Prishtinën ka ardhur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e çoi edhe një hap më tej retorikën e tij të luftës me Kosovën, kësaj here duke u thirrur në ndihmën e miteve dhe legjendave mesjetare serbe. Një referencë e tillë, në deduksionin më të thjeshtë të implikimeve logjike të saj, paralajmëron luftë. Ja çfarë tha Vuçiç në Oseçinë të Serbisë pasditen e së premtes: “Në një kishë në Serbi, rriten gjashtë pemë kumbulla të përdredhura në…

Read More

Çmimi i energjisë në bursat ndërkombëtare vijon të rritet. Së fundmi në Angli çmimi ka arritur një rekord të ri që pritet të arrijë në 3,549 £ në vit. Mediat britanike njoftojnë se në një vit cmimi i faturave të energjisë për qytetarët britanikë ka pësuar gati një rritje të trefishtë. “Ofgem (Office of Gas and Electricity Markets) ka rritur kufirin e çmimit të energjisë, me faturat mesatare që pritet të arrijnë në 3,549 £ në vit. Në tetor 2021, fatura mesatare ishte 1277 £. Që atëherë është rritur me 178%”, informoi Novara Media.

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç propozoi Ana Bërnabiçin në postin e kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë, më 27 gusht. Në një konferencë për mediat në Beograd, Vuçiç tha se vendimi për mandatarin e ri të Qeverisë ishte një vendim i ndërlikuar, e se Bërnabiç nuk do të jetë në krye të ekzekutivit për një mandat të plotë. Ai paralajmëroi se më 2024 do të ketë ndryshime në Qeverinë serbe, por nuk specifikoi se cilat janë këto ndryshime.

Read More

EDVIN SCHWARTZ, KUSHËRIRI I FROJDIT Edvin Schwartzi erdhi gjysëm ore me vonesë. Më solli një libër. Me titull Dhimbje. Nga një shkrimtare hebreje. Schwartz e mban mend kur luanim me zara në gjimnaz,e pyeta E mbaj mend,luanim pas palestrës te Sami Frashëri,tha SchwartziTi fitoje shumë kjo më acaronte,thashë unë Unë fitoja se nuk bëja hile, Ti bëje shumë hile Schwartz, Asnjë hile, i hidhja zarat drejt por kisha fat Sa lekë ke fituar me zara? Aq sa më duheshin,tha Schwartzi Po c’përgjigje është kjo sa ke fituar më thuaj Aq sa më duheshin,tha Schwartzi,10,20, 50 lekë Unë maximumi një herë…

Read More

Mikhail Zorin rusi që sulmoi ushtarin e uzinës ushtarake të Gramshit po mbahet në paraburgimin e Elbasanit dhe në kushte të veçuara kontrolli nga të tjerët. Të njëta masa janë marrë edhe dy anëtarët e tjerë të grupit të arrestuar, ukrainasin Fedir Alpatov si dhe për rusen Svetlana Timofeeva. Burime tepër të besueshme të gazetës “Si” thanë se 34 vjeçarja ruse është transportuar nga autoritetet, në burgun e grave, menjëherë pasi gjykata e Elbasanit vendosi arrestimin. Ajo mbahet nën observim të veçantë në burgun e zonës së “Ali Demit” në Tiranë tek seksioni i paraburgimit. Ky observim i veçantë ku…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuar gjatë ditës së djeshme dy persona, të cilët rezulton se kanë rrahur të afërmit e tyre. Blutë e Fierit bëjnë me dije se fillimisht është arrestuar një 43-vjeçar, i ciliu rrahur nënën dhe vëllanë e tij, ndërkohë që më pas në pranga ra edhe një 44-vjeçar, po ashtu banues në këtë qytet, pasi rrahur një familjar. Të dy ata do të akuzohen për dhunë në familje.

Read More