Author: tirana

Mbrëmjen e djeshme duket se Ronela Hajati është ndjerë tepër nostaligjike, duke përkujtuar fëmijërinë e saj përmes disa postimeve të bëra në rrjetin social Instagram. Siç e ka treguar gjithmonë, talentin për muzikë dhe dëshirën e madhe e ka shfaqur që në vitet e para të jetës, siç duket edhe në këtë video ku është vetëm 4 vjeç dhe këndon e kërcen me shumë pasion. Ronelës po i afron ditëlindja e 32-të, prandaj nuk ka munguar as kjo video. View this post on Instagram A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Read More

Nga Sead Bushati Duke iu referuar ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Florian Markut dhe boksierit meksikan Miguel Parra, si specialist i ketij sporti, Dr. Shkencash, Pedagog në UST, dhe trajner i Ekipit Kombetar, nuk mund të rri pa sqaruar sportdashësit shqiptar mbi hipërbolizimin e kësaj ndeshje, e cila per hir të së vërtetës la shumë për të deshiruar. Ndeshja u dominua nga boksieri meksikan packa se u fitua nga Marku. Në disa media dhe portale thuhet se Florian Marku është boksieri më i mirë shqipëtar, ndaj mora iniciativën të bëj këtë sqarim dhe të vendos meritën aty ku duhet.Shqipëria ka sportistë…

Read More

Ish-presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me një përshëndetje nga Vunoi. Përmes një postimi në Facebook, Meta përshëndet shqiptarët nga Vunoi, teksa i uron një fundjavë të mbarë. “Të dashur miq, nga Vunoi, parajsa e rivierës shqiptare, ju uroj një fundjavë të mbarë të gjithëve!”, shkruan Meta, ndërsa ka nxjerrë edhe një foto të tij. Kujtojmë se Meta prej disa ditësh qëndron në bregdetin e jugut, ku po merr pjesë në kampin me të rinjtë në Jalë.

Read More

Dy ditë më parë, Florian Marku regjistroi fitoren e 12-të në karrierë në boksin profesionist në moshën 29-vjeçare, teksa mposhti me pikë meksikanin Miguel Parra Ramirez në duelin për titullin “WBC Silver Welterweight”. Një fitore që bëri jehonë, por sigurisht ka hapur edhe shumë diskutime. A mund të quhet një arritje për boksin shqiptar suksesi i Markut? E kush më mirë se trajneri i kombëtares shqiptare të boksit mund t’i japë përgjigje kësaj pyetje. Kështu, gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me Zef Gjonin, i cili ia ka kushtuar jetën boksit, duke nxjerrë kampionë për dekada me radhë. Për trajnerin e…

Read More

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar më të fundit politike në vend dhe tema kryesore lidhet me Ilir Metën dhe hetimin që është hapur ndaj tij në Spak. Klosi foli edhe për figurën e Metës si politikan duke u shprehur se Meta po kopjon Berishën dhe është një aleat i vjetër i tij. “Ilir Meta po e kopjon Sali Berishën. Meta nuk ka qenë kështu, kam pasur bashkëpunim kur ka qenë kryeministër dhe më ka pëlqyer. Meta ka ndryshuar goxha, ja sot merr nisma të tilla…

Read More

Nëse keni fantazuar ndonjëherë të zhvendoseni në një ishull me diell, tani është shansi juaj: Sardenja po u ofron njerëzve një shumë prej 15,000 euro për t’u zhvendosur atje. Ishulli italian – i dyti më i madhi në Mesdhe – krenohet me plazhe me rërë, qiell blu dhe ujëra të mrekullueshme. Por parajsa e ishullit përballet me rënien e numrit të popullsisë rurale, pasi të rinjtë vendas lëvizin jashtë vendit për punë. Për të luftuar këtë eksod, qeveria ka ndarë 45 milionë euro për grantin e zhvendosjes, të mjaftueshme për të mbuluar 3000 grante. Nëse tashmë jeni duke paketuar valixhen…

Read More

Zbulohen detaje të reja nga tentative për të djegur me benzinë vajzën 16-vjeçare në Tiranë. E mitura ka treguar përballë një oficere të gjithë skenën tragjike, ku bashkëjetuesi i saj, Ardit Çela, së bashku me dy shokët e tij, kishin tentuar ta digjnin me benzinë në shkallët e pallatit. Çela ka pasur mosmarrëveshje me vajzën e re kohët e fundit për shkak të dyshimeve për tradhti. Ai e ka survejuar një ditë 16-vjeçaren duke e pikasur atë me një person tjetër në hotel.  Sipas dosjes hetimore që tashmë po ndiqet nga prokurori i Tiranës Saimir Hysa, autori kryesor i këtij…

Read More

Departamenti i Drejtësisë publikoi një deklaratë të reduktuar në masë me provat që u gjetën në rezidencën e Donald Trump. Në dosjet e sekuestruara nga FBI më 8 Gusht u gjetën edhe dokumente të klasifikuara si “tepër sekrete” që mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA nëse ekspozohen. Hetimi i FBI për 184 dokumente të klasifikuara nisi pasi u dyshua se ish-Presidenti Donald Trump nuk i dorëzoi në Arkivin Kombëtar të SHBA pasi u largua nga detyra si President. Kontrollin në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Donald Trump e ka konsideruar si të motivuar politikisht, pasi ish-Presidenti konsideron të rikandidojë…

Read More

Teksa jemi drejt fundit të sezonit turistik, janë me mijëra turistë nga Kosova të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar. Përgjatë ditës së sotme, është regjistruar trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, duke bërë që të krijohen radhë kilometrike makinash. Trafiku i rënduar ka nisur që prej mëngjesit të ditës së sotme dhe pritet të vijojë për disa orë.

Read More

Mediat britanike i janë kthyer sërish rrjetit social “TikTok” për të gjurmuar rrugëtimet e shqiptarëve në drejtim të tokës britanike. Ata kanë zbuluar biseda që në fakt shqiptarët i bëjnë hapur, duke kërkuar sa më shumë njerëz dhe madje kërkojnë që rrugëtimin deri në vendin e nisjes do t’ua mundësojnë ata me anë të mikrobusëve. Në fakt, muaji korrik dhe gushti kanë qenë muajt që shqiptarët kanë vërshuar në drejtim të Britanisë, duke shfrytëzuar edhe uljen e çmimit të kalimeve në La Mansh. “The Guardian” shkruan se bandat shqiptare që kontrollojnë tregtinë e drogës në Britani ofrojnë udhëtim me minibus…

Read More

Modelja kosovare Arta Nitaj shpesh komentohet për format e saj trupore, të cilat nuk heziton t’i shfaqë edhe në rrjete sociale. Edhe së fundmi, Nitaj ka përshëndetur ndjekësit e saj me disa foto nga pasqyra teksa ushtrohej. “Ata nuk janë gati” ka shkruar Arta në njërin prej postimeve. Më herët kujtojmë që Arta Nitaj u vu në qëndër të vëmendjes pak kohë më parë, pas një skandali me YouTube-rin britanik Teddy Grey. Ky i fundit e akuzoi bukuroshen se merrte para në këmbim të një nate me të.

Read More

Rusia do të ndërtojë dy reaktorë bërthamorë në Hungari. Lajmin e bëri të ditur gjigandi rus i energjisë bërthamore Rosatom, i cili tha se punimet do të nisin javët e ardhshme, raporton BBC. Ky fakt u konfirmua gjithashtu edhe nga ministri i Jashtëm i Hungarisë. Marrëveshja, e arritur midis Rusisë dhe shtetit të BE-së në vitin 2014, synon të zgjerojë centralin bërthamor ekzistues Paks. Industria bërthamore e Rusisë nuk i është nënshtruar sanksioneve të BE-së për pushtimin e përgjakshëm të Ukrainës. Lëvizjet për të izoluar dhe sanksionuar eksportet e saj të naftës dhe gazit nuk janë mbështetur pa kushte nga Hungaria.…

Read More