Author: tirana

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën Lushnje-Fier, në vendin e quajtur Bishqem. Një mjet me targa të Kosovës eshte përplasur me një tjetër automjet. Nga shpejtësia mjetet kanë përfunduar me qindra metra larg njëri tjetrit. Te lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Deputeti Halit Valteri, i cili kallëzoi në SPAK ish-presidentin Ilir Meta, u shpreh se ky i fundit kishte fshehur miliona euro në shtëpinë e Luan Pobratit në vitin 2011, të cilat i rimori më pas. Për këtë deklaratë ka ardhur një reagim nga djali i Luan Pobratit, Klevi Probati, i cili mohon që kjo të jetë e vërtetë. “Një ditë më parë në media dhe në disa portale është cituar një status i ish-deputit Halit Valteri. Sipas tij i ndjeri babai im, Luan Pobrati ka strehuar në një dhomë të madhe të shtëpisë sonë miliona euro të Ilir Metës. Kjo…

Read More

Lushnja ka festuar bashke me Florian Markun suksesin e fundit të boksierit, i cili mundi meksikanin Miguel Parra, duke siguruar gjerdanin WBC Silver.Fillimisht ceremonia zyrtare e zhvilluar në Shtëpinë Muze të Kongresit ku ishin të ftuar përsonalitete nga fusha të ndryshme dhe qindra qytetarë të Lushnjës.Me këtë rast Markut iu dorëzua titulli “Qytetar Nderi”, të cilin boksierit Këshilli Bashkiak Lushnjë ia kishte dhënë zyrtarisht në tetor të vitit të kaluar.Kryebashkiakja e Lushnjës e vlerësoi Florian Markun si model suksesi në ring por edhe si djal modest që ka luftuar fort për të realizuar ëndërrat e tij, duke qënë një shembull…

Read More

Lazio i ka shkaktuar Interit humbjen e parë në kampionat në këtë sezon që në javën e tretë të Serisë A, duke e mposhtur 3 me 1. Një humbje që djeg për Simeonen, teksa sheh ish ekipin e tij ta mund ashtu si sezonin e kaluar. Me këtë humbje, Interi ka gjashtë pikë, kurse Lazio shkon në kuotën e shtatë pikeve.

Read More

Leku e ka mbyllur javën me rënie në kursin e këmbimit valutor në raport me shumicën e valutave të huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro rifitoi sot pikë pas një rënieje të lehtë gjatë javës. Euro u këmbye me 117.1 Lekë, në rritje me 0.31 Lekë krahasuar me të enjten dhe e mbylli këtë javë afërsisht në të njëjtin nivel me javën e kaluar. Agjentët e tregut besojnë se Euro mund të hyjë në një fazë të korrektimit të efektit sezonal, të lidhur kryesisht me prurjet nga turizmi. Gjatë muajit gusht, zhvlerësimi i Euros u frenua disi…

Read More

Kompresa të ngrohta Një mënyrë për të qetësuar dhimbjen e veshit është aplikimi i kompresave të ngrohta. Hudhër Hudhra ka veti antibakteriale që lufton çdo burim të infeksionit në veshin tuaj. Ju mund të shtypni disa thelpinj hudhër t’i vendosni në një copë të pastër dhe me të të mbuloni veshin. Rrini shtrirë për 20 deri në 30 minuta. Vaji i pemës së çajit Një tjetër kurë natyrale është vaji i pemës së çajit, falë vetive antibakteriale, antiseptike, antifungal dhe anti-inflamatore që luftojnë burimin e dhimbjes së veshit. Gjithashtu mund të përzieni vajin e pemëve të çajit me vaj ulliri…

Read More

Një grua e moshuar u tërhoq zvarrë në një avion nga policia gjermane, pasi goditi një stjuardese, e cila i hoqi pijen e alkoolit. Videoja tregon nëntë oficerë që hipin në aeroplan përpara se të ecnin nëpër korridor për në vendin ku gruaja ishte ulur. E moshuara shihet duke u transportuar përgjatë korridorit të avionit drejt daljes nga dy oficerë policie, me këmbët e saj të zvarritura përgjatë dyshemesë, veprim që u duartrokit nga pasagjerët.

Read More

Ylli i popit turk, Gulsen u arrestua për “nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë” pasi bëri një shaka për shkollat fetare në Turqi, sipas agjencisë së lajmeve turke. Kompozitorja dhe këngëtarja 46-vjeçare, emri i plotë i së cilës është Gulsen Colakoglu u arrestua në banesën e saj në Stamboll mbrëmjen e së enjtes dhe u dërgua në paraburgim në pritje të gjyqit. Në prill, në një koncert në Stamboll, Gulsen tha se “perversitetet” e një prej muzikantëve të saj ishin rezultat i faktit se ai ndoqi një shkollë fetare. Gjatë marrjes në pyetje, ajo hodhi poshtë akuzat dhe tha se “respekton…

Read More

Një 35-vjeçar nga fshati Samaticë në bashkinë Dimal i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar fotoksinë. Ai u gjet nga familjarët i shtrirë në dysheme, të cilët e transportuan në Spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë. Ai ka ndërruar jetë 2 orë pas mbërritjes në spital dhe trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Beratit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Viktima Dashnor Oshafi ishte një person me precedent kriminal, i arrestuar në vitin 2016, pasi Gjykata e Napolit në Itali kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar…

Read More

Moderatorja Ilda Bejleri ka ndarë në Instagram një foto me vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Siena. Ajo shihet e veshur me një fustan të zi elegant, teksa pranë ka të bijën në karrocë. “Ecje jashtë me Sienën time” dhe krah emrit të vajzës ka vendosur shkronjën K, shkronjën e parë të mbiemrit të vajzës dhe partnerit. Sa i përket këtij të fundit, ajo e ruajtur me fanatizëm nga publiku. Mësohet se Bejleri po shijon prej kohësh një romancë me një biznesmen me profil të ulët publik dhe kjo është arsyeja pse nuk e ekspozon.

Read More

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev deklaroi të premten se forcat e armatosura të vendit të tij kanë rimarrë kontrollin mbi qytetin kyç të Laçin, i cili lidh rajonin separatist të Nagorno-Karabakut me Armeninë, dhe ishte nën kontrollin e paqeruajtësve rusë që nga nëntori i vitit 2020. Aliyev shkroi në Twitter më 26 gusht se forcat e armatosura të Azerbajxhanit tashmë kontrollojnë gjithashtu edhe fshatrat Zabux dhe Sus në rrethin Laçin. Laçin ndodhet në një zonë që ka shërbyer si lidhje kryesore midis Armenisë dhe rajonit të Nagorno-Karabakut. Azerbajxhani ka rimarrë kontrollin e qytetit dhe “korridorit të Laçin” pasi ndërtoi një…

Read More

Një 70-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të fëmijëve të mitur në Alepochori të Kretës, duke i lënë të plagosur. Ai pretendoi se kujtonte që kishte të bënte me grabitës. I moshuari u shoqërua nga polici dhe akuzohet për tentativë vrasje të shumëfishtë, pavarësisht se pretendoi se mendonte se 4 të miturit ishin hajdutë. “Ky grup fëmijësh në ditët e mëparshme më kishte shqetësuar sistematikisht”, tha ai në polici, duke rrëfyer më tej se i hynin në oborrin e tij dhe i trokisnin në dritare për ta ngacmuar dhe tallur. “Ndjesën” ndaj familjeve të të miturve që ka qëlluar,…

Read More