Florian Markut i është dorëzuar sot titulli “Qytetar Nderi” i Lushnjës. I pranishëm në nderimin që iu bë boksierit shqiptar ishte dhe deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla. Marku ishte vlerësuar me “Qytetar Nderi” muaj më parë nga Bashkia e Lushnjës. Ai ia doli të fitojë me vendim unanim mbreme në “Air Albania” kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez.
Author: tirana
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se në shtator do të ketë një angazhim total të opozitës për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Në një intervistë për Fax News, Meta nënvizoi se Rama do të largohet njësoj sic u largua Sllobodan Millosheviç në Serbi. “Në shtator do të presim një angazhim të plotë të opozitës. Partia e Lirisë që nga 25 korriku është me kapacitet të plotë. Shqipëria ka nevojë shumë nga opozita e vërtetë për të rritur besimin, seriozitetin e saj për përkushtimin drejt një ndryshimi, përmbysjes së këtij sistemi të kalbur. Mesazhet janë…
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e shtunë qeverinë. Është një traditë kjo e kryeministrit Rama, që gjithmonë pasi kthehet nga pushimet, mbledh kabinetin qeveritar në ato që quhen ritrite. Ministrat do të flasin për punën e tyre, se sa i kanë përmbushur objektivat dhe se çfarë synohet të bëhet për përmirësim të situatës në ministritë përkatëse.
Sakrifica të përjetshme Në çdo histori fatkeqe, ata janë viktima. Ata e kanë shumë të vështirë të kontrollojnë jetën e tyre dhe nuk pranojnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Ankohen gjatë gjithë kohës Njerëzit e pakënaqur duan t’u tregojnë të gjithëve se sa e tmerrshme është jeta e tyre. Ata ankohen pothuajse për gjithçka. Ata fokusohen në problemet dhe negativitetet në jetë, pa zgjidhje dalëse. Frika nga kritika Njerëzit e pakënaqur shqetësohen shumë për atë që të tjerët mendojnë për ta. Ata refuzojnë kritikat negative në kurriz të tyre, por kjo është arsyeja pse ata nuk përmbahen të kritikojnë dikë…
Prokuroria e Posaçme SPAK i dërgoi kërkesa bankave dhe tatimeve ne funksion te hetimeve të hapura për akuzën e korrupsionit pasiv neni 259 dhe falsifikim të formularëve të deklarimit të partisë, mbas kallëzimit të kryer nga ish-deputeti Halit Valteri ndaj ish-presidentit Ilir meta , Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Iraklis Fidetzis. Burime të SPAK deklaruan se procedimi penal është regjistruar pa emër dhe drejtohet nga dy prokurorë të posaçëm Sotir Kllapi dhe Arben Kraja. Ata po hetojnë mbi kallëzimin e politikanit që i referohet shkrimit të një mediat austriake, për lobimin 700 mijë dollarësh për të shkrepur një foto me…
Bashkia Mat vijon traditën e bukur të pastrimit të qytetit çdo të premte të fundit të muajit.Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj ka ndarë me ndjekësit fotot nga aksioni i ndërmarrë që synon një mjedis më të pastër dhe më të jetueshëm për të gjithë banorët.“Vijon tradita e pastrimit të qytetit çdo të premte të fundit të muajit.Punonjësit e Bashkisë Mat dhe të institucioneve qëndrore në niveë lokal u përfshinë në aksionin e pastrimit të territorit. Në këtë aksion u përfshinë edhe disa fëmijë nga “Save the Children”. Bashkia Mat i falenderon të gjithë ato persona që ishin pjesë…
Një 47-vjeçar në Gramsh është goditur nga rrufeja, por fatmirësisht ka shpëtuar. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale N.Xh, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Raportohet se ai ishte duke peshkuar në momentin që e ka goditur rrufeja. Menjëherë ai u transportua në spital, ku mbërriti pa ndjenja, por më pas e ka marrë veten.
Kryeministri Rama është në qendër të sulmeve, kryesisht nga opozita. Kjo edhe pas hetimeve që SPAK nisi ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili e akuzon se është vetë kreu i qeverisë që ka dhënë direktiva te Prokuroria e Posaçme për nisjen e hetimeve ndaj tij dhe Sali Berishes. Pasditen e sotme, Rama ka zgjedhur t’u përgjigjet sulmeve me një thënie të romancierit brazilian Paulo Coelho. “Urrejtësit janë humbës që pretendojnë se janë fitimtarë”, thuhet në shprehjen e Coelho të publikuar nga Rama me mbishkrimin “Fjalët e Mbrëmjes”.
Ilir Meta thotë se SPAK i ka marrë direktivat nga kongresi i fundit i Partisë Socialiste, sa i takon hetimeve qe ka nisur ndaj tij, por edhe Sali Berishës. Meta tha se SPAK le të kërkojë gjithë bankat e botës, nuk do të gjejë asnjë para në emrin e tij apo transaksion të dyshimtë. “I uroj suksese SPAK në këtë hetim serioz që ka nisur dhe të vazhdojë punën e tij, pasi direktivat për të hetuar Metën dhe Berishën i ka marrë në kongresin e fundit të PS ku kreu i Partisë shtet tha se SPAK ishte krijesë e partisë.…
Një vajzë e sëmurë me disleksi (vështirësia e të nxënit) është grabitur në një nga plazhet shqiptare. “Kam humbur gjithçka, më ndihmoni të gjej hajdutin”, shkruan vajza në rrjetet sociale. Marinela Markut i kanë vjedhur çantën e shpinës me të gjitha sendet me vlerë që kishte brenda. Ajo ishte duke notuar në det kur hajduti i ka përlarë gjithçka që kishte. Vajza tregon se disa njerëz i kanë dhënë para dhe rroba, duke qenë se hajduti i kishte marrë dhe rrobat e trupit duke e lënë vetëm me ato të plazhit. Më ajo ka bërë denoncimin dhe disa persona i…
Në një vend popullsi rreth 2.8 milionë banorë dhe me një treg të vogël reklamash, ka shumë televizione, sidomos të fokusuara në dhënien e lajmeve. Qarkullimi vjetor i 13 televizioneve kryesore private në vend vlerësohet në rreth 50 milionë euro në vitin 2021, me një rritje prej rreth 24% në krahasim me vitin e mëparshëm, kur vendi ishte në pandemi që preku ndjeshëm dhe buxhetet e marketingut të kompanive që bëjnë reklama, çka bëri që pjesa më e madhe e televizioneve të shënonin stanjacion, apo rënie të të ardhurave. Të dhënat u përpunuan nga Monitor, bazuar në bilancet e deklaruara…
Në funksion të hetimit që ka nisur, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar informacion nga Gjendja Civile për gjeneralitetet e ish-Presidentit Ilir Meta. Kësaj kërkese të drejtuar më 8 gusht, i është përgjigjur rreth 10 ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Në përgjigjen e datës 16 gusht, ky institucion bën me dije se në gjendjen civile, ish-presidenti është i regjistruar me emrin Ilir Metaj dhe nuk ka bërë ndryshime. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme do të dërgojë letërporosi edhe në SHBA, për më tepër informacion lidhur me hetimet që janë nisur për kreun e PL-së. Aktualisht SPAK po e…