Author: tirana

Erla Mëhilli thotë se strategjia e Ramës me sulmet ndaj Metës është që ta shtyjë atë drejt PD. Sipas Mëhillit, Partia e Lirisë po synon të marrë elektorat të djathtë siç bëri LSI në zgjedhjet e 25 prillit. Në kushtet kur gjykata nuk ka dhënë ende një vendim për PD, Meta mund ta përdorë situatën në PD në favor të tij, tha Mëhilli. “Vendimi i gjykatës do të vendosë nëse PD do të detyrohet të dalë me një koalicion të përbashkët me Metën”, tha Mëhilli.

Read More

Kryetari i PD Sali Berisha, ka njoftuar sot në një konferencë për mediat se Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë më kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, në nisje të sesionit të ri politik parlamentar. Berisha ka deklaruar se drejtuesi i ri i grupit të deputetëve do te jetë deputeti i Elbasanit Luçiano Boçi. Ky i fundit është zgjedhur në ditët e para të rithemelimit të PD-së (2022) edhe si nënkryetar i Partisë, pasi është kusht që kreu i grupit të jetë dhe nënkryetar partie. “Funksioni i kreut të Grupit Parlamentar do të kryhet nga Luçiano Boçi. Zhvillohen…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do i rezervojë boksierit, Florian Marku të njëjtën ceremoni pritje si ajo për atleten, Luiza Gega. Rama ka theksuar se ditën e shtunë do nderojë me krenari kampionin që sipas tioj ngriti flamurin shqiptar më majë të botës. Kryeministri ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen ceremonisë. “Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që e ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur”, thekson Rama.

Read More

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se vajza me të cilën u pa Ervis Martinaj për herë të fundit është një personazh publik. Komentet Lala i bëri në një intervistë për Euronews Albania, ku theksoi se Martinaj është parë për herë të fundit më 5 Gusht, në orën 21:15 në një hotel në Durrës. Lala bëri me dije se Martinaj atë natë është parë së bashku me një vajzë, me të cilën dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime natën e 5 Gushtit, ku kanë qëndruar në hotel dhe një ditë më pas janë larguar nga aty nën shoqërinë e Jeton Lamit.…

Read More

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus, thotë se e ka të pamundur që t’u dërgojë para familjarëve dhe të afërmve të tij në Etiopi në rajonin Tigray, që janë në gjendje të vështirë për shkak të luftës. “Kam shumë të afërm aty. Dua t’u dërgoj para. Nuk mund t’ju dërgoj. Nuk e di as kush është gjallë e kush ka vdekur”, u shpreh kreu i OKB në një konferencë shtypi. Që në vitin 2020 kur dhe nisi lufta, rajoni Tigray në Etiopi është shkëputur nga kontaktet me jashtë, ku mungon energjia elektrike dhe rrjetet telefonike. Interneti dhe shërbimet…

Read More

Kreu PL Ilir Meta është pyetur nëse ka frikë nga hetimi i SPAK? Meta i është përgjigjur gazetares duke i thënë mos më habit. “Mos më çudit dhe mos më habit mua, për çfarë do të tremben unë nga të vërtetat. Ilir Meta kur hedh firmën mendohet shumë dhe është dëborë e bardhë. Ua kam lënë kundërshtarëve që më kanë akuzuar, zyrën pushteteve. Mjerimi i tyre është i tmerrshëm . Mali i fakteve do të jetë i madh në SPAK nga abuzimet e Ramës. Edi Rama edhe kur të takon dicka me ligj dhe e ka për detyrë nuk ta…

Read More

Personalitete të shumta morën pjesë sot në homazhet e zhvilluara në nder të figurës së shquar të Nasho Jorgaqit, pranë Akademisë së Shkencave. Në pamundësi për të ardhur në Tiranë, mbesa e tij që jeton në Rodos, Xanthi Kurkushi kishte dërguar një buqetë me trëndafila të bardhë për kolosin e letërsisë shqiptare. Në mesazhin e saj, Xanthi Kurkushi, që është njëherësh edhe mbesa e Fan Nolit, thekson se tashmë Nasho nisi rrugëtimin drejt përjetësisë. “I dashur vëllai im Nasho, Udhëtim të mbarë drejt dritës së përjetësisë. Ju faleminerit për udhëtimin që bëmë për te Fan Noli ynë…Do të jesh një…

Read More

Kosova i kërkon Gjermanisë që të dërgojë më shumë trupa në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR. Kryeministri Albin Kurti, e konsideron këtë të domosdoshme për garantimin e sigurisë në rajon, pasi Serbinë e konsideroi një kërcënim për Kosovën. “Për shkak të kërcënimit nga Serbia dhe Rusia, ekziston nevoja urgjente për të rritur ndjeshëm numrin e ushtarëve të NATO-s në Kosovë”. Po ashtu Kurti shton edhe se “Beogradi po ndërton struktura ilegale, veçanërisht në veri të Kosovës, dhe vazhdon të mbajë lidhje shumë të ngushta me Moskën”.

Read More

Një tjetër protestë mbahet ndaj skandalit të spiunazhit që po trondit qeverinë greke të Kyriakos Mitsotakis, pas zbulimeve se kreu i Partisë Socialiste Greke, Nikos Androulakis dhe dy gazetarë janë përgjuar. “Jemi këtu për ta nxjerrë edhe më shumë në pah këtë skandal, sepse e vërteta është se kjo jo vetëm e ka kthyer në objekt talljeje vendin tonë në mbarë botën, se po i lexojmë artikujt e botimet dhe po i dëgjojmë diskutimet që janë ndezur nga kjo çështje deri Parlamentin Europian, por edhe për faktin se kjo është një zgjedhje politike e Kyriakos Mitsotakis, sepse ai e dinte…

Read More

Gara televizive e mbrëmjes së enjte duket se do të jetë jo vetëm dinamike në sferën e zhvillimeve, por edhe sfiduese për kanalet kryesore në vend. Edhe në këtë sezon, emisionet politike do të mbajnë shqiptarët pas ekranit me debate dhe analiza për çështjet më të nxehta që do të shoqërojnë aktualitetin. Në betejat për audiencë, do të përplasen mediatikisht emisioni “Now me Erla Mëhillin në EuroNews”, “Open” të gazetares Eni Vasili në News 24, “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, si dhe “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.

Read More

Gazeta “Tuttosport” në Itali, raporton për zhvillime të bujshme sa i përket një transferimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos te Napoli, dhe kalimit të Victor Osimhen te Manchester United. Një lëvizje që mund të lërë të kënaqur të dyja skuadrat. Kalimi i nigerianit te United mund të shoqërohet me një përfitim që mund të shkojë në 100 milionë euro. De Laurentiis ndërkohë me këto para nuk do të ndalej këtu, pasi do të tentonte dhe afrimin e Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar është në listën e dëshirave të skuadrës italiane gjatë kësaj vere, ndërkohë që tek Chelsea nuk është se ka…

Read More

Nisma rajonale “Open Balkan”, do të organizojë panairin e parë për kulturën, më datë 1 shtator, në Serbi. Ky panair do të shërbejë si promovim turistik i tre vendeve të nismës, përfshirë ushqimin dhe verën. Në panair pritet të marrin pjesë 26 ekspozues nga Shqipëria, ndërsa konfirmohet edhe udhëtimi i kryeministrit Edi Rama në Beograd për atë ditë. A është ky një provokim? Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në 1 shtator do të vazhdojë zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për targat dhe atij për dokumente në kufi me Serbinë.

Read More