Author: tirana

Kryetari i Bashkisë së Korçës parashikon një dimër të vështirë sa i takon ngrohjes së popullatës me dru zjarri. Duke qenë se bashkia ka një dimër të ashpër që fillon më herët dhe mbaron me vonë se bashkitë e tjera, i ka paraprirë situatës, duke përllogaritur që vete bashkia siguron 10-15 për qind të sasisë së nevojshme të druve për stinën e dimrit. Një nga masat që ka propozuar kryebashkiaku i Korçës është që ministria e linjës të ngrejë një bord të ngjashëm si ai i karburanteve për të frenuar abuzimet me çmimin e druve të zjarrit. Aktualisht çmimi i…

Read More

Kisha e Leusës në Përmet, është një ndër më të bukurat dhe të vjetrat në Shqipëri. Por së fundmi, në rrjet ka shpërthyer zemërimi për veshjen e disa vajzave nga Tirana, të cilat kanë shkuar të vizitojnë këtë kishë. “Objektet fetare si shtëpia e perëndisë kanë rregullat e tyre strikte. Shikoni si futen në kishën e Leusës një grup mendjelehtash madje bëjnë edhe filmime. Jo çdokush që vjen nga Tirana ka të drejtë të përdhosë shenjtërimin e institucioneve të kultit në Përmet. I keni vënë re turistët e huaj sa me mirësjellje e sa respekt tregojnë kur vizitojnë këto objekte?…

Read More

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar fletë-arresti për Svetlana Valeryevna Timofeyeva, të dhënat personale të së cilës përkojnë plotësisht me të dhënat e një gruaje që është ndaluar në Shqipëri, nën akuzat për spiunim. Gjykata në distriktin Meshçasky, ka thënë më 26 Gusht se ka shtuar Timofeyevan – e cila është akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar – në listën e personave që kërkon nëpër botë. Emri i saj i plotë dhe data e lindjes 19 Mars 1989 që janë përmendur në gjykatë lidhur me Timofeyevan, janë të dhëna të njëjta sikurse të fotografes ruse,…

Read More

Hugh Hefner, themeluesi i revistës së famshme për të rritur “Playboy”, kaloi një jetë të shthurur, deri në momentin kur mbylli sytë. Një prej shumë të dashurave të tij, Holly Madison, ka folur për festat e seksit dhe orgjitë që organizonte Hefner në vilën e tij. Ajo thotë se ata bënin seks në sy të shumë personave të tjerë. “Ne ishim aty lakuriq duke bërë seks para një grupi njerëzish, që na shikonin. Ishte thjesht një ferr”, shprehet Madison. Ajo shtoi: “Ne e menduam si një punë të përditshme që duhej të bënim, ose përndryshe do të na nxirrnin nga…

Read More

Sali Berisha i pyetur nga gazetarët në konferencën për shyp, në lidhje me skenarin nëse protestat e paralajmëruara nuk sjellin reflektim, tha nga selia blu, se jemi në kushtet e një monizmi të plotë, nga i cili duhet të dalim pavarësisht nga çmimi. “Skenari është protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile. Ne e kemi shpallur Edi Ramën një armik të lirisë së shqiptarëve. Nuk lëvizim nga ky pozicion sepse Edi Rama i ka grabitur votën shqiptarëve dhe në bazë të votës së grabitur, ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe institucionet kushtetuese. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ai nuk…

Read More

Jeton Lami, efektiv i forcave operacionale i vënën nën akuzë për “shpërdorim detyre”, u zbulua se ndihmoi për t’iu fshehur drejtësisë të shumkërkuarit Ervis Martinaj, pas kallëzimit për zhdukjen e tij. Pas kallëzimit të xhaxhait të tij, se kishte humbur kontaktet me nipin, në përgjim janë vënë dhjetëra persona, mes të cilëve edhe efektivë të policisë lokale e Policisë së Shtetit. Një burim i tha Vox News se Martinaj është shoqëruar dhe nga një tjetër ish-polic që mendohet se është ekzekutuar. Sipas të njëjtit burim grupet rivale të Ervis Martinajt kanë shkuar në familjen e ish badigardit të tij dhe…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha këtë të premte në konferencën me gazetarët, tha se Edi Rama po sjell nga Bangladeshi në Vlorë për prodhimin e energjisë elektrike gjeneratorë, por që kanë kosto stratosferike dhe që janë tejet ndotës ndaj mjedisit. “Për prodhimin e një megavat impiantet harxhojnë 220 litra naftë. Impiantet prodhojnë 110 megavat në 24 orë, nëse e shumëzojmë me 220 litra ato shpenzojnë 580.800 litra naftë në ditë. Aq litra naftë nëse i shumëzojmë jo me 230, sa është sot e më shumë nafta, por vetëm me 190 lekë impiantet harxhojnë në ditë 949.672 euro. Prodhimi ditor i…

Read More

SPAK ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta, por ky i fundit, SPAK-un e quan krijesë të PS-së. Meta thekson se monopoli i Drejtësisë e ka vetëm populli dhe se ai do të jetë gjykatësi më i drejtë shumë shpejt. “Krijesat e Partisë që marrin urdhra në Kongresin e partisë-shtet veç forcojnë bindjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm se janë një seksion i Rilindjes dhe përgjegjëse po sa ajo për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me politikën. Monopolin e Drejtësisë e ka vetëm Populli i Shqipërisë dhe ai do të jetë Gjykatësi më i drejtë shumë shpejt”,-shkruan Meta…

Read More

Nga: Jorida Tabaku Situata energjetike në Shqipëri ka që prej shtatorit të vitit të shkuar që është përkeqësuar si pasojë e keqmanaxhimit, përkeqësimi morri përmasa edhe më dramatike ditën kur Rusia vendosi të sulmojë Ukrainën duke krijuar një situatë ankthi që ka prekur tanimë çdo sektor të ekonomisë. Megjithëse shkaqet e krizës dhe përkeqësimi i saj pritej së paku që nga shkurti i këtij viti çfarë veprimesh ka ndërmarrë qeveria Rama? Deri më tani përpos propagandës dhe biznesit me taksat e shqiptarëve duke e shitur energjinë më lirë dhe duke e blerë më shtrenjtë qeveria nuk ka pasur asnjë rrugë…

Read More

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama priti në një vizitë zyrtare homologun e tij nga Luksemburgu Xavier Bettel, me të cilin mbajtën një konferencë për shtyp pasi përfunduan takimin. Bettel tha se ndan të njëjtat pikëpamje me Shqipërinë për tensionet që janë krijuar në Europë, ku nënvizoi se Ballkani shihet si një fuçi baruti. Për të nuk mund ti lejohen tensione shtesë. Për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Bettel thah se kriteret janë të caktuara dhe nuk mund të ndryshojnë në asnjë rrethanë. Për të çelja e negociatave, është një meritë e Shqipërisë dhe nuk mund ti humbasi meritat duke…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se vendi do të aplikojë për t’u bërë kandidat për anëtarësim në BE këtë vjeshtë ose dimër. “Jo më vonë se Krishtlindjet e këtij viti”, tha Kurti teksa u pyet për integrimin në BE, nga “Die Welt”. Kreu i qeverisë, nënvizoi edhe se Kosova është më pro-demokratik dhe më pro-perëndimor në Ballkanin Perëndimor. “Përveç kësaj, ne tashmë kemi lidhje të ngushta kontraktuale me BE-në përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mbi të cilat mund të ndërtojmë. Përveç kësaj, siguria e kontinentit evropian është e kërcënuar pas sulmit krejtësisht të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Pra, do…

Read More

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët p;r shtyp me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel, u pyet nga gazetarët edhe për hetimet e SPAK-ut që janë nisur ndaj ish-Presidentit Ilir Meta. “Nuk flas kurrë në prezencë të miqve që na nderojnë nga jashtë, në prezencë të përkthyesve. Politika e brendshme nuk është një fushë që na takon ne si mikpritës të përfshijmë miqtë që jemi këtu për t’i nderuar. Nuk flitet në gjuhë të huaj për probleme të politikës së brendshme për kundërshtarë politikë, apo për akuza dhe stërakuza politike”, tha Rama.

Read More