Në 2016 tentoi të vriste një person në atentat, por Alban Bruçi ka mohuar të ketë konflikte. Mbrëmë në Shkodër, në lagjen “Rus”, teksa po lëvizte me makinë, ai u qëllua me armë, por që nuk u lëndua nga atentati. “Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje. Kam qenë duke shkuar në shtëpi kur dy persona me motoçikletë u afruan dhe qëlluan ndaj meje. Në atë moment u mundova që të shpëtoj dhe eca pak metra me makinë. Pasi u larguan nuk kisha marrë asnjë plumb dhe menjëherë erdha në polici për të treguar…
Author: tirana
Sot do të jepet lamtumira e fundit për 6-vjeçaren shqiptare, e cila u mbyt në plazhin e Korinthit në Greqi më 23 gusht. Amelia e vogël do të varroset në Shqipëri. Ndërsa mësohet se babai i saj nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni, pasi është nën hetim, e për pasojë nuk i lejohet të lëvizë jashtë vendit. Babai i Amelias akuzohet për ekspozim të të miturës në rrezik. Ai po procedohet në gjendje të lirët me kushte kufizuese nga drejtësia greke. Amelia u mbyt në sytë e të atit, teksa ai tentoi të ngjiste në varkë.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi këtë javë, është për të mbështetur përpjekjet e Bashkimit Europian në gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe dokumentet serbe. Gjatë një konferencë për mediat në Ambasadën amerikane në Beograd, këtë të premte, ai pohoi edhe se dëshiron që të dyja palët të zotohen se nuk do të ketë dhunë. Escobar tha edhe se faktori ndërkombëtar do të vazhdojë të kërkojë nga të dyja palët që të garantojnë paqe dhe stabilitet. “Dialogu nuk është klinikisht i…
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel po zhvillon ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë. Bettel, ku u prit me ceremoni nga kryeministri Edi Rama. Pas ceremonisë, kryeministrat bënë edhe fotot zyrtare, ku Bettel u “hodh” për të kapur gjatësinë e Edi Ramës.
Presidenti Bajram Begaj, ka marrë vendimin e parë si kryetar shteti, dhe që kundërshtohet nga opozita, duke shënuar kështu përplasjen e parë. Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc është larguar nga posti që mbante në Presidencë me ardhjen e Bajram Begajt. Gazetarja e njohur Beti Njuma, shkruan se jetojnë në një botë politike ku dashuria nuk ka vend e ku njerëzit po bëjnë krime. Po ashtu, Njuma thekson se zyrtari më i lartë i shtetit, Begaj, ka kryer krim duke shkarkuar nga detyra Shvarc. Në një shkrim të gjatë të publikuar në facebook, gazetarja…
Kryeministri i Luksemburgutm Xavier Bettel ka mbërritur në Tiranë, në vizitën e tij të parë zyrtare. Ai është pritur me ceremoni nga kryeministri Edi Rama. Më pas, rreth orës 10:30 Rama dhe Bettel do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ditën e sotme nis “Sunny Hill Festival” në Tiranë, që do të zgjasë për tre ditë rresht. Emra të mëdhenj do të ngjiten në skenën e “Sunny Hill Tirana” përballë një panorame të mrekullueshme te Liqeni Artificial i Tiranës, ku skena dhe çdo detaj tjetër tashmë është gati të mirëpresë edicionin e parë të këtij eventi muzikor në Shqipëri. 40 yjet e muzikës do të performojnë për tre netë rresht të ftuar nga këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa. Teksa shitja e biletave po vijon me shpejtësi për shkak të kërkesave të shumta dhe nga jashtë vendit, organizatorët kanë publikuar…
Si kurrë në parë, banesa e një ish-presidenti të SHBA-së, u kontrollua nga FBI-ja. Ndaj dhe një gjykatë amerikane ka urdhëruar hetuesit që të publikojnë një version të reduktuar të letrave e dokumenteve që iu sekuestruan Donald Trump në fillim të gushtit në shtëpinë e tij në Mar a Lago të Floridas. Qëllimi sipas gjykatës, është që ai të bindet për të autorizuar kërkime në shtëpinë e ish-presidentit. Sipas gjykatës, një version i reduktuar i dokumenteve, do t’i tregonte Trumpit vetë, por dhe publikut se ka arsye për të hetuar edhe më thellë dhe se nga hetimet mund të dalin…
“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shumë e luti Zotin që paqja e tij të vijë në zemrat tona, në të gjitha familjet tona, në gjithë botën. Luti shumë për fukarat e mij, dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve”, këto janë fjalët e Shën Nënë Terezës që i thoshte shpesh për Shqipërinë. Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup. Pasi jetoi në Maqedoninë e Veriut për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi. Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një…
Pas një sherri, Albert Ostreni plagosi me armë zjarri 23-vjeçarin Renaldo Mejdanin, por mëngjesin e sotëm ai ka rënë në prangat e policisë së bashku me 46 vjeçarin i cili e ndihmoi të strehohej në banesën e tij. Dje policia po ashtu arrestoi një 39-vjeçare, pasi dyshohet se ndihmoi Ostrenin. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 23 gushtit në rrugën “Tasim Shehu” në Kryeqytet. 23-vjeçari u qëllua me pistoletë nga fqinji i tij dhe mbeti i plagosur. Krimi u shënua pas një sherri për motive të dobëta. Njoftimi i plotë nga Policia Finalizohet operacioni policor i koduar “Fresku”, i zhvilluar nga Komisariati…
Nga: Deutsche Welle Ndonjëherë ndryshimet e mëdha mund të shihen në gjërat e vogla. Për shembull, një klip 30 sekonda në YouTube, videoja e parë promovuese e Bundeswehrit në pesë vjet, u publikua në fillim të gushtit. Në 17 sekondat e para sheh ushtarë me uniformë në situata të përditshme: duke luajtur me fëmijët e tyre, duke blerë një gazetë në kioskë, duke ecur nëpër qytet. Vetëm në 13 sekondat e fundit theksohet roli i ushtarit në stilin top-gun me imazhe të avionëve luftarakë në manovra fluturimi të rrezikshëm, anije luftarake në det të hapur, ushtarë që dalin nga helikopterët…
Çfarë do të ndodhë me Kosovën? Çfarë plani ka presidenti serb Aleksandër Vuçiç kur më 1 shtator futet në fuqi çështja e targave? “Ne do të vazhdojmë bisedimet dhe besoj se në ditët në vijim do të arrijmë të paktën një pjesë të vogël të një zgjidhjeje kompromisi”,-tha Vuçiç pas bisedimeve me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Përmes një video-mesazh të publikuar në Instagram, Vuçiç thekson se bisedimet do të vijojnë, me shpresën për të arritur një zgjidhje kompromisi, duke shtuar se pjesa e dytë e bisedimeve përfundoi…