Author: tirana

Florian Marku mbetet i pamposhtur. Kampioni shqiptar mundi mbrëmjen e së enjtes me pikë pas 10 raundesh, boksierin meksikan Miguel Perra. Një ndeshje mjaft emocionuese nga të dy boksierët, por në fund ka qenë shqiptari ai që ka fituar. Me mijëra qytetarë ishin të pranishëm në stadiumin “Air Albania” dhe me miliona të tjerë e kanë ndjekur nga ekrani. Marku ftoi me pikë 95 me 92. Në mesin e VIP-ave që ndoqën ndeshjen live në “Air Albania”, mes Florian Markut dhe boksierit meksikan, u vu re babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i shoqëruar nga djali i tij, reperi Noizy,…

Read More

Me pamje nga puna për bajpasin e Gjirokastrës, mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama ju ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë. Kreu i qeverisë, shkruan se kantieri i bajpasit të shumëpritur të Gjirokastrës, i cili tanimë ka marrë edhe vulën e UNESCO-s, do të çlirojë më tutje zonën historike nga makinat. “MIRËMËNGJES, dhe me kantierin e bajpasit të shumëpritur të Gjirokastrës, i cili tanimë ka marrë edhe vulën e UNESCO-s dhe do të çlirojë më tutje zonën historike nga makinat, duke i dhënë gjithnjë e më përparësi këmbësorëve, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.

Read More

Dashi Një ditë që duket se fillon me këmbë të mbarë, ju lutemi mos e prishni. Puna kërkon shumë impenjim dhe po ju merr shumë kohë. Demi Këtë të premte ndiheni me fat dhe të fortë, dashuria ju buzëqesh dhe Hëna është në avantazh me shenjën tuaj. Shumë kolegë ju marrin si pikë referimi në punë. Binjakët Një ditë e trazuar, më mirë të shtyni çdo diskutim në dashuri për të premten. Puna, nga ana tjetër, do të jetë në gjendje t’ju largojë nga mendimet tuaja dërrmuese. Gaforrja Çfarë mund të jetë më mirë se të kaloni një mbrëmje romantike…

Read More

Mbrëmjen e së enjtes, në Mallakastër u shënua një vrasje. Djali vrau babain. Mariglen Muhametaj, 37-vjeç, me probleme të shëndetit mendor vrau babain e tij Qemal Muhametajn, 73-vjeç. Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm, pas disa orësh ndjekje. Kryeplaku i fshatit të Greshicës në Mallakastër, Kastriot Hysenaj thotë se i riu është person i qetë dhe nuk kishte krijuar asnjëherë probleme. “Mua më morën në telefon se jam kryeplaku i fshatit. Kur erdha pashë policinë aty. E gjetëm të vrarë, djalin se gjetëm. Ai kishte ikur, kur doli vëllai i viktimës kishte ikur. Ka qenë i sëmurë çuni, se di…

Read More

Kjo e premte do të jetë me diell dhe vranësira në zonën perëndimore, në zonat malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me rrebeshe pasdite. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 15-21 gradë, vlerat maksimale do të jenë me rritje 27-31°C deri në 32-35°C në zonën e ulet dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 ballë në det të hapur.

Read More

Në mesin e VIP-ave që ndoqën ndeshjen në “Air Albania”, mes Florian Markut dhe boksierit meksikan, u vu re babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i shoqëruar nga djali i tij, reperi Noizy, si edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ministrja e Sportit, Evis Kushi, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e ish-presidenti Bamir Topi. Të pranishëm ishin dhe dy legjendat e Kombëtares, Lorik Cana dhe Igli Tare.

Read More

Parlamenti i Spanjës miratoi të enjten rregullat për kursimin e energjisë, të cilat përfshijnë kufizime në përdorimin e ajrit të kondicionuar, si pjesë e një përpjekjeje të gjerë të BE-së për të reduktuar varësinë nga gazi rus. Ligjvënësit votuan pro dekretit, i cili hyri në fuqi më 10 gusht, por kishte nevojë për dritën e gjelbë të parlamentit për të mbetur në fuqi. Qeverisë së koalicionit të pakicës së kryeministrit socialist, Pedro Sanchez, i mungon shumica në parlament, por ajo arriti të miratojë rregullat me mbështetjen e partive më të vogla rajonale. Sipas dekretit të qeverisë, ajri i kondicionuar duhet…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar boksierin shqiptar Florian Marku për fitoren mbrëmjen e sotme në “Air Albania” kundër rivalit meksikan, Miguel Parra Ramirez. Menjëherë pas triumfit, kreu i qeverisë publikoi një foto të Markut, duke e quajtur “mbreti shqiptar”. Dy ditë më parë kryeministri Rama e priti Markun në zyrën e tij, ku nuk mungoi shkëmbimi i batutave mes tyre.

Read More

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka fituar sot ndaj rivalit meksikan, Miguel Parra Ramirez. Pas 10 raundeve shumë të luftuar nga ana e të dy boksierëve, Marku ka mundur me vendim unanim Ramirez, duke triumfuar në stadiumin “Air Albania”. “Shumë po thoshit që është boksier i dobët. E patë të gjithë. Meksikanët janë të fortë, nuk ishte e lehtë”, u shpreh Marku në fund të ndeshjes.

Read More

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur njerëz në shtëpi. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Në vendin e ngjarjeve ka mbërritur zjarrfikësja, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Read More