Author: tirana

Në Shqipëri debatet mbi të shkuarën komuniste vijojnë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rënia e diktaturës. Historianët vërjenë se pengesat për zbardhjen e saj, kanë ardhur më së shumti nga politika, që sipas tyre, nuk ka qenë e interesuar për shkak të kompromentimit të mjaft figurave të saj në regjimin totalitar. Debati për dosjet e ish-sigurimit të shtetit u rihap, pas një shkrese dërguar parlamentit, pak kohë më parë, nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, ku thuhej se ish-presidenti Ilir Meta figuronte në dokumentet e krijuara nga ish-sigurimi. Zoti Meta…

Read More

Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc, i cili iu ka shërbyer 5 presidentëve është shkarkuar nga kreu i ri i shtetit, Bajram Begaj. Shvarc mbante postin e drejtorit të informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë. Largimi nga kjo detyrë është bërë për shkak të panjehsimit të diplomës së tij të huaj nga ministria përkatëse e Arsimit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka publikuar edhe shkresën e largimit nga puna të Shvarc. “Pas 19 vitesh punë në institucionin e Presidencës, ku shërbeu me profesionalizëm e korrektesë për 5 presidentë të…

Read More

Dueli mes talentit shqiptar Amarildo Vraja dhe bullgarit Borislav Velev, të cilët duelonin për brezin WBC “Youth Intercontinental”, në ringun e improvizuar në ”Air Albania”, ka prodhuar momente paniku. Boksieri shqiptar Amarildo Vraja ka pësuar një dëmtim të rëndë pas përballjes me kundërshtarin bullgar. Ai ka përfunduar në mes të ringut pa ndjenja, ndërsa është përmendur pak çaste me vonë.

Read More

Maqedoninë e Veriut e pret një dimër i vështirë për shkak të krizës energjetike. Ekspertët vlerësojnë se rritja e vazhdueshme e çmimit të energjisë elektrike do të rrisë inflacionin dhe mund të detyrojë mbylljen e shumë bizneseve. Ndërkohë, qeveria që pritet të shpallë për të dytën herë gjatë vitit gjendjen e krizës energjetike, thotë se ekzistojnë kapacitetet prodhuese vendore për furnizim me energji elektrike deri në fund të vitit. Ekspertët e çështjeve të energjisë thonë se kriza energjetike që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës dhe rajonin, do të ketë ndikime të theksuara tek konsumatorët në Maqedoninë e…

Read More

Sali Berisha akuzon Ramën se e ka përqëndruar të gjithë pushtetin në duart e tij. Teksa bëri një krahasim me periudhën e Ramiz Alisë, kryetari i PD tha se Alia ishte diktator, por nuk tentoi të blintë opozitën siç bëri Rama. “Sot jetojmë në monizëm të plotë, nuk kemi kampe përqendrimi dhe burgje, por sot pushteti është i përqendruar në një dorë, më shumë sesa pas shkurtit të 1991. Politologët kanë nxjerrë se Rama sot ka 10% më shumë pushtet se Ramiz Alia. Dua të them se Ramiz Alia ishte diktator nuk ka diskutim, kishte predikuar ideologjinë më terroriste të…

Read More

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel do të mbërrijë të premten në Tiranë. Bettel do të pritet nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni që do të zhvillohet para Kryeministrisë në orën 09:30. Po ashtu, mësohet se në orën 10:30 do të organizohet një konferencë e përbashkët për shtyp mes kreut të qeverisë Rama dhe homologut të tij, Xavier Bettel.

Read More

Arvanit Dodaj, një emigrant i paligjshëm shqiptar ka dalë sot para Gjykatës së lartë në Sheffield të Britanisë së Madhe, pasi më parë kishte pranuar për hetuesit se kujdesej për një fermë kanabisi, në  pronën në Yorkshire e Jugut, ku edhe u arrestua pak kohë më parë. 29-vjeçari, i cili kishte treguar se ishte i detyruar që të punonte në fermën e kanabisit, pasi i duhej që të shlynte nje borxh prej 5,000 £, u dënua me 20 vjet burg. Dodaj i tha policisë se kishte hyrë ilegalisht në vend dhe atij iu ofrua puna për t’u kujdesur për bimët…

Read More

Karim Benzema ka qenë lojtari më i spikatur i edicionit të kaluar futbollistik teksa udhëhoqi Real Madrid drejt titullit kampion në La Liga e sidomos Ligën e Kampioneve në Europë. Për këtë arsye, me një votim ku ka “masakruar” me diferencë të thellë çdo kundërshtar, Benzema u shpall fituesi i trofeut “Lojtari i vitit” nga UEFA në ceremoninë e sotme në Stamboll. Sulmuesi francez mori 523 pikë në votimin e panelit të ekspertëve, duke qenë jashtëzakonisht i shkëputur nga Kevin De Bryjn i cili ishte i dyti me vetëm 122 pikë. Në vendin e tretë u renditu shoku i tij…

Read More

Instituti i Statistikave (INSTAT), njofton shtyrjen e aktivitetit të grumbullimit të të dhënave në terren të Censit të Popullsisë dhe Banesave për vitin e ardhshëm. Censusi nuk do të zhvillohet për shkak të mosprokurimit në kohë të një sasie pajisjesh elektronike tableta, të cilat duhej të përdoreshin nga Instituti i Statistikave për raportimin në kohë reale të të dhënave të grumbulluara nga intervistat derë më derë. “Në kushtet e mossigurimit në kohë të mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren, është i pamundur realizimi i këtij aktiviteti. Instituti i Statistikave mbetet i vendosur në objektivin e tij për…

Read More

Është ndarë nga jeta sot pasdite në Tiranë, Nasho Jorgaqi. Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”. Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore. Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime. Homazhet do mbahen nesër në Akademinë e Shkencave nga ora 12.00 në 14.00.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rinisin protestat, që sipas tij do të jenë edhe në formën e mosbindjes civile. Në një prononcim për gazetarët nga Pogradeci, kreu i PD-së theksoi se protestat nuk do të jenë të dhunshme. Ndërsa i pyetur për raportet me Partinë e Lirisë, së Ilir Metës, ai tha: “Me Partinë e Lirisë jemi në sintoni të plotë.” “Të gjitha format e protestave, përfshirë edhe mosbindjen civile. Nuk është e dhunshme. Por edhe gudulisëse nuk është”, deklaroi Berisha.

Read More