Dy ditë pas plagosjes me armë zjarri të 23-vjeçarit Renaldo Mejdani në Tiranë, policia ka arrestuar një 39-vjeçare me iniciale O.I. Policia dyshon se 39-vjeçarja ka ndihmuar autorin e dyshuar Albert Ostreni 49 vjeç që të largohet nga vendi i ngjarjes dhe ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore. Ajo dyshohet ndihmoi 49-vjeçarin së bashku me vëllain e autorit të dyshuar, D.Ostreni 45 vjeç, i cili është gjithashtu i arrestuar për përkrahje të autorit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ndërkohë autori i dyshuar i plagosjes, Albert Ostreni vijon të jetë në kërkim…
Author: tirana
Dezi dhe Xhesi, 2 motrat gangstere nga Bilishti janë bërë kryefjalë në media online pasi udhëtonin gjatë orëve të vona të natës me makinë dhe nën efektin e akoolit bërtisnin, duke shqetësuar qytetarët, të cilët edhe i ofendonin. Motrat nuk janë kursyer në ofendime dhe të shara as ndaj efektivëve të policisë të cilët i shoqëruan në komisariat pas denoncimit të fqinjëve. Në qytetin e vogël të Bilishtit ato janë të njohura për sjelljen e tyre “gangstere” dhe jetën e shfrenuar të natës. Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart” dhe dyshohej se bëhej fjalë për…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka firmosur dekretin më të ri duke rritur numrin e forcave të armatosura në Rusi me 137 mijë ushtarë. Rritja e forcave të armatosura do të thotë se numri i trupave rusë do të shkojë në 2.04 milionë nga 1.9 milionë që ishte më parë. Dekreti pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nëse do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një intervistë për Euronews, Meta tha se kjo nuk është e rëndësishme tani, pasi sipas tij, pas zgjedhjeve, bashkitë e vendit do i kthehen normalitetit. Meta tha se opozita ka shumë kandidatë të mirë, teksa shton se do të mbështesë këdo që do të kandidojë. Pyetje: Do kandidoni për Bashkinë e Tiranës? Meta: Nuk e di se për çfarë artikulohet më parë emri im. E rëndësishme është që Bashkia e Tiranës, do t’i rikthehet qytetarëve të Shqipërisë,…
Një vajzë e mitur, 16-vjeçare është dhunuar nga ish-bashkëjetuesi i saj 25 vjecar dhe dy persona të tjerë. Madje ata kanë tentuar dhe ta djegin atë me benzinë. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. H., dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë).
Babai i studentit rus, Mikhail Zorin i arrestuar dhe akuzuar për spiunazh pas incidentit në Gramsh ka folur për “News24”. Yuri Zorin, me profesion jurist, babai i Mikhail ka treguar me detaje jetën e të birit dhe udhëtimin turistik të ndërmarrë në Europë si pjesë e Urban Exploration, ku më pas është takuar me dy miqtë e tij, Svetlana dhe Fyodor. Babai mohon kategorikisht rekrutimin e djalit nga ndonjë shërbim special rus apo çdo shërbim tjetër teksa tregon se në janar kishte marrë pjesë në protestat e opozitës ruse si një ndër mbështetësit e Alexei Navalny. Ai shprehet më tej…
Shërbimet lituaneze e kanë dhënë alarmin prej kohësh, pas ofertës së vizave ruse për në Kaliningrad dhe Shën Petërburg, qëndronin tentativat e agjentëve rusë për rekrutimin e udhëtarëve nga vendi fqinj. Në 2019-tën, qeveria ruse paraqiti skemën e vizave pa para online për udhëtarët nga Lituania dhe 52 vende të tjera që kërkonin të shihnin dy zonat në fjalë. Kjo gjë ua lehtësojë së tepërmi lëvizjen lituanezëve të interesuar, por ndërkohë, sipas shërbimit sekret atje, oferta vinte me rreziqe të mëdha për sigurinë kombëtare. “Lehtësimi i vizave dhe sipër rrjedhojë, rritja e numrit të të huajve që udhëtojnë në Rusi…
Një përleshje ka ndodhur midis tifozëve italianë të Fiorentinës dhe holandezëve të Twentes në qendër të Enschede, ditën e djeshme. Përplasje mes tifozëve ka ndodhur pak pas 21:00 në qendër të qytetit holandez. Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, shihen disa fansa të ekipit violë që dalin nga hoteli i tyre dhe përballen me ultrasit agresivë të Twentes. Twente mob beating 1 Fiorentina that got separated from his group during the clashes between both groups yesterday pic.twitter.com/u1WV50fIw3— Casual Ultra (@thecasualultra) August 25, 2022 Last night!FC Twente vs Fiorentina (Twente Ultras downstairs) pic.twitter.com/1PCAqO4djJ— Pazienti (@pazienti1312) August 25, 2022
Në kuadër të procedimit 122 të vitit 2022, në bazë të kallëzimit të ish deputetit Halit Valteri për çështjen e lobimit me para të padeklaruara në SHBA, SPAK ka marrë nën hetim Ilir Metën për dy akuza penale, për të cilat parashikohet deri në 15 vite burg. Meta po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Gjithashtu, Meta po hetohet edhe për falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190/3 të Kodit Penal, vepër për të cilën parashikohet nga 3…
Reperi xhamajkan, Sean Paul është mjaft i njohur në të gjithë botën. Së fundmi, autori i hitit “She Doesn’t Mind” ka publikuar një video nga koncerti më i fundit që ka mbajtur, ku shfaqet një fanse duke kërcyer topless. Ajo është komentuar si një “shpirt i lirë”, duke mos u shqetësuar për njerëzit përreth. Këngëtari i “Mad Love” po zhvillon turneun e tij Scorcha në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar këtë verë, në qytete duke përfshirë Londrën, Mançesterin, Glasgoun, Leeds dhe më shumë. View this post on Instagram A post shared by SEAN PAUL (@duttypaul)
Në orët e vona të mbrëmjes, një lëvizje e pazakontë e autokolonës së presidentit rus, Vladimir Putin në rrugët e Moskës, ka rritur frikën se është duke përgatitur një lëvizje të re për luftën në Ukrainë. Limuzina theu qetësinë e Kremlinit, ndërsa bashkë me autokolonën kaloi me shpejtësi për të mbërritur në pallatin presidencial. Analistët janë të bindur se Putin shumë shpejt mundet që të shpallë Ukrainën si shtet terrorist, ndërkohë që ka nga ata dhe që mendojë se do të ketë një përshkallëzim të luftimeve pas paketës së re të ndihmës së ofruar nga SHBA-ja për Kievin.
Është zbardhur dëshmia e të atit të Ervis Martinajt. Mësohet se Mustafa Martinaj është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për zhdukjen e Elvis Martinajt. Ai ka kërkuar nga hetuesit të zbardhin edhe pistën e përfshirjes së Indrit Dokles pasi sipas tij dhe familjarëve, deklarimi i Dumanit mund të ketë sjellë një hakmarrje të Dokles ndaj djalit të tyre.