Nga: Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë Në një botë ku faktet janë gjithnjë e më të shpërfillura dhe mllefet e inatet gjithnjë e më shumë alternativë e fakteve, mexhelisi politik e mediatik shqiptar është kthyer në një “çmendinë”, që përditë çmend dynjanë! Kjo s’është diçka e re dhe s’do t’i shkruaja këto rreshta, sikur të mos isha mahnitur nga çmenduria që plasi sheshit bashkë me triumfin historik të Luiza Gegës. Shenjat e para të çmendurisë u panë qysh në fillim, kur nisën edhe zërat që uronin Luizën për të sharë qeverinë. Qeveria e poshtër e kishte braktisur e syrgjynosur deri…
Author: tirana
Rikthimi i gjuhës së luftës dhe tensionet nga ana e serbëve, kanë shqetësuar ndërkombëtarët. Por Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, del kundër deklaratës së misionit të NATO-s në Kosovë, se nuk do të lejojë ngritjen e barrikadave në veri. Vuçiç tha se misioni po tregohej i njëanëshem dhe tha se gjatë dy ditëve të ardhshme do t’i dërgonte një letër, për të kundërshtuar qëndrimin lidhur me tensionet për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve. “Qëllimi juaj duhet të jetë mbrojtja e popullatës serbe, ata janë minoritet. Pse po i ndihmoni shqiptarët që të shtypin këtë minoritet. Pse, së bashku me shqiptarët po…
Pique, futbollisti i Barcelonës, duket se po kalon nga një lidhje serioze në një tjetër po aq serioze. Një muaj pas njoftimit publik për ndarjen nga Shakira, futbollisti shfaqet me të dashurën e re, 23-vjeçaren Clara Marti. Çifti i ri kanë qenë bashkë në një dasmë familjare në Kodra Brava. Shakira tha se të dy kishin rënë dakord të ishin të kujdesshëm, e madje kishin firmosur një pakt, se do të prisnin një vit para se të nisnin një lidhje ose së paku, para se ta bënin publike. Por Pique e ka thyer tashmë këtë premtim. Clara është ende studente…
Qeveria është në sulm ndaj Ilir Metës. Pasi ky i fundit tha sot përmes një videomesazhi se rinia në vend është fuqia më e madhe për ta shembur këtë diktaturë të kalbur dhe perverse, një replikë e ka bërë ministrja për Fëmijët dhe e Rinisë, Bora Muzhaqi, e cila e cilëson Metën si mbetje të pafytyrë të politikës. Kampin e të rinjëve të Partisë së Lirisë në Jalë, ministrja e quan palo miting. “E turpshme t’i drejtohesh të rinjve në shpirt e në moshë me këtë gjuhë, e turpshme t’u përcjellësh atyre mbetjet e një mendësie komunisto-sovjetike. Fatmirësisht, Shqipëria dhe…
Dashi: Këtë të enjte 25 pritet jeni paksa rëndë nga pikëpamja emocionale. Shtyni diskutimet me partnerin/en për nesër (e premte). Jeni të lodhur në punë, mos e teproni. Demi: Lajme të mira në dashuri, Venusi është në anën tuaj, do të kaloni një ditë përrallore me partnerin. Ndërkohë, nuk është koha për të menduar kaq shumë për punën, jepini vetes një pushim të merituar. Binjakët: Dashuria premton të jetë e turbullt në këtë ditë të enjte, më mirë të qëndroni vetëm për pak kohë. Në të vërtetë, ndoshta është më mirë të përqendrohuëeni në punë, ka perspektiva të shkëlqyera fitimi…
Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili është kthyer në emrin më të diskutuar të politikës, jep një tjetër mesazh. Nga kampi i të rinjve të partisë në Jalë, ai thotë se ata janë fuqia më e madhe për ta shembur këtë diktaturë të kalbur. “Të rinjtë janë fuqia më e madhe për të çuar demokracinë përpara. Janë fuqia më e madhe për ta shembur këtë diktaturë të kalbur nga korrupsioni dhe perversiteti”.
Horgito Peqini, i mituri që ende nuk i ka mbushur 18-vjeç, i vënë në pranga për vrasjen e Madrit Ulqinakut është shfaqur i qeshur brenda kafazit në Gjykatën e Elbasanit. Ai u la sot në burg, një javë pasi kreu krimin e rënë në qytetin e Elbasanit. Në momentin që trupa gjykuese ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, Peqini ka nisur të qeshë.
I shumëkërkuar nga Policia dhe i denoncuar si i zhdukur nga familja, ka dyshime që Ervis Martinaj të jetë strehuar në Durrës këto kohë. Deri më 13 gusht, Martinaj është strehuar në këtë qytet dhe më pas dyshohet se punonjësi i polici Jeton Lami e ka transportuar atë drejt qytetit të Tiranës. Martinaj zgjodhi agjentin Lami për ta transportuar në këmbim të ryshfetit drejt Tiranës, pasi ky i fundit ka informacion se ku ndodheshin postblloqet e Policisë. Në këtë mënyrë Martinaj mund të lëvizte pa problem dhe pa u pikasur nga punonjësi i policisë. Po ashtu agjenti i policisë i…
Sot në Gjykatën e Elbasanit, dolën në seancën për masën e sigurisë, dy personat e përfshirë në ngjarjen e 17 gushtit, ku mbeti i vrarë Madrit Ulqinaku. Horgito Peqini dyshohet se është autori i kësaj ngjarjeje, ndërsa Klaudjan Sallufi bashkëpunëtor. Për ta është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”. Për Peqinin mund të ketë ulje dënimi, pasi ende nuk i ka mbushur 18 vjeç. Ai e pranoi vrasjen gjatë seancës, ndërsa kërkoi të t’i liroheshin shokët. Gjyqtare e çështjes është Pajtime Fetahu, ndërsa Prokuror Arber Berexha. Avokat është Ervis Kyqyku, i cili është caktuar nga shteti, pasi asnjë i…
Drilon Lleshi është arrestuar nga policia në kufi. 23-vjeçari tentoi të kalonte kufirin në doganën e Qafë Prushit, duke pasur të fshehur në mjetin e tij një 17-vjeçare. Policia kufitare zbuloi pas kontrollit të imtësishëm në bagazhin e mjetit “Benz”, 17-vjeçaren e fshehur. Ajo po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme falë ndihmës së 23-vjeçarit. Policia arrestoi në flagrancë Lleshin rezident në Londër, si dhe proceduan në gjendje të lirë një 17-vjeçar, banues në Kosovë. Njoftimi i plotë Në PKK Qafë Prush, në hyrje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për goditjen e krimeve…
Pas njoftimit të SPAK-ut, se ka filluar hetimi penal ndaj Ilir Metës, ky i fundit thotë se SPAK-u i drejtuar nga Arben Kraja ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik, duke e cilësuar edhe një herë reformën në drejtësi si Ramaforma. Meta e quan Krajën si “spurdhjaku i partisë”. Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e përfshirë me qëndrime në këtë çështje, është në krah të Krajës. Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë ta mbështesin punën e SPAK dhe të institucioneve të tjera të Reformës në…
Ikja e rinisë është folur çdo vit e më shumë, pasi edhe shifrat janë më të larta nga viti në vit. Sipas sociologut Gëzim Tushi, situata në vendin tonë nuk duhet bërë me analiza sipërfaqësore dhe as të politizuara. “E vërtetë që njerëzit duhet të lëvizin, por ne duhet të përqendrohemi te faktorët që çojnë në këtë braktisje që është emergjencë kombëtare”. Fenomeni i të rinjve është ai më shqetësues. “Braktisja po bëhet nga mosha të reja dhe njerëz të shkolluar, me specialitete të rëndësishme. Nuk është më çështje numrash. Magneti i Perëndimit është normale që do të na tërheqë…