Author: tirana

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, ka refuzuar të marrë pjesë në një takim të planifikuar muajin e ardhshëm në Kazakistan, ku pritej të takohej me Papa Françeskun. Mitropoliti Anthony i Volokolamskut, kreu i marrëdhënieve me jashtë për Patriarkatin e Moskës, u citua nga agjencia e lajmeve “Ria Novosti” të ketë thënë se Patriarku Kirill nuk do të marrë pjesë në takimin e 13-15 shtatorit dhe se për këtë arsye çdo takim i mundshëm me Papa Françeskun nuk do të mbahej. Patriarku rus Kirill, e ka justifikuar pushtimin e Ukrainës mbi baza shpirtërore dhe ideologjike, duke e quajtur atë një betejë…

Read More

Një pilot 17-vjeçar, bëhet pjesë në librin e rekordeve Guinness, pasi është personi më i ri në botë që fluturoi rreth botës i vetëm. Mack Rutherford e bëri ndalesën e fundit në Sofje të Bullgarisë, pas një udhëtimi që zgjati plot 5 muaj dhe gjatë së cilit vizitoi në 52 vende. Gjatë rrugës ai hasi në stuhi rëre në Sudan dhe e kaloi natën në një ishull të pabanuar të Paqësorit. Mbajtësi i mëparshëm i rekordit ishte piloti britanik Travis Ludlow, i cili ishte 18 vjeç e 150 ditë kur përfundoi udhëtimin e tij vitin e kaluar.

Read More

Banorët e 5 Majit, zonës së Laprakës, Lanës, Kombinatit, Kodrës së Priftit dhe Babrrusë dolën dje në një protestë para Bashkisë së Tiranës. Ata protestuan sa i përket shembjes së banesave të kualifikimit urban si dhe planit të rindërtimit të 2019. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se qeveria ka vepruar si banditët, pasi ka rrëmbyer sipas tij pronat dhe banesat. Në facebook, Meta nënvizon se Partia e Lirisë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve. “Të bashkuar do t’i largojmë pushtuesit e sektit rilindas nga zyrat e shtetit shqiptar”. Postimi i plotë…

Read More

Policia e Gjirokastër, ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 34-vjeçar, pasi dyshohet se kultivonte dhe shiste kanabis. Bimë kanabisi të mbjella dhe të tjera në proces tharjeje u gjetën nga policia në oborrin e banesës së 34-vjeçarit A.S, në Lazarat. Bimët u sekuestruan si provë materiale për akuzat ndaj A.S. “Arrestimi u bë në kuadër të operacionit “Gjokaj”, ku kontrolli është bërë nga toka dhe ajri duke përdorur dronë”, thotë policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, i është përgjigjur pretendimit të ambasadës ruse në Tiranë, lidhur me mosvënien në dijeni të kësaj të fundit për dy shtetasit rusë të kapur pranë uzinës së Gramshit. Duke e cilësuar si disinformin qëndrimin e ambasadës, MEPJ thekson se veprimet e tyre janë në pajtim me Konventën e Vjenës. Ministria e Jashtme sqaron se nota verbale nga ambasada ruse është hartuar me datë 22 gusht dhe më pas ka mbërritur në ministri me datë 23. Dhe se pas marrjes së notës i janë drejtuar me informacion autoriteteve kompetente, pasi në këtë rast kanë…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta 1 muaj pasi la Presidencën ku qëndroi 5 vite, është në procedim penal nga Prokuroria Anti Korrupsion, pas një kallëzimi të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri. SPAK i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një kopje të vetëdeklarimit si dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile përsa i takon mbiemrit të tij. Kërkesës së prokurorisë, Meta iu përgjigj duke nxjerrë një tjetër shkresë që SPAK i ka drejtuar drejtorisë së gjendjes civile ku kërkon informacion mbi gjeneralitetet e tij. Për të SPAK-u ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik, duke e…

Read More

Nga Vladimir Karaj dhe Bardha Nergjoni Në kafazin e tejdukshëm të një salle gjyqi në Gjykatën e Elbasanit, 23-vjeçari rus Mikhail Zorin dhe 24 vjeçari ukrainas, Fedir Alpatov u shfaqën njëri pas tjetrit me pranga në duar mesditën e së mërkurës, të ndarë nga një punonjës policie. Svetlana Timoveefa, blogerja 33-vjeçare ruse e njohur gjithashtu si Lana Sator u ul një rresht më pas, e rrethuar nga katër policë. Tre të rinjtë u akuzuan për spiunazh dhe goditje për shkak të detyrës nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, por dyshimet dhe provat mbetën të panjohura, pasi Ajazi i…

Read More

Virusi vdekjeprurës nuk po ikën nga Shtëpia e Bardhë. Pas testit negativ të së martës, Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi sërish pozitive me Covid-19. Zëdhënësja Kelsey Donohue, saktësoi se bashkëshortja e presidentit amerikan ndodhet në karantinë në rezidencën në Delaëare dhe nuk ka simptoma. Presidenti Joe Biden rezultoi negativ në testimin e kryer, por do të vazhdojë të mbajë maskën në ambiente të mbyllura për 10 ditë, sepse konsiderohet një “kontakt i ngushtë” i një personi pozitiv në Covid.

Read More

Sa nga Anglia e në Gjermani, shqiparët janë të parët që shkelin në mënyrë ilegale, por edhe të parët që dëbohen më lehtë. Në gjysmën e parë të vitit 2022, autoritetet gjermane kanë dëbuar rreth 6 200 të huaj nga Gjermania. Destinacionet kryesore ishin Maqedonia e Veriut me mbi 450 të dëbuar dhe Shqipëria (mbi 400), pasuar nga Gjeorgjia (rreth 400). Ndërsa në Kosovë Gjermania ka kthyer me detyrim 130 ish-azilkërkues. Dëbimet vijojnë të jenë më të shpeshta në kohën e verës. Avioni i fundit me destinacion Shqipërinë u ngrit nga Mynihu të mërkurën, më 24 gusht 2022. Në vitin…

Read More

Ish-folësja e Radio-Televizionit Shqiptar, Mimoza Tafaj rrëfen vitet në institucion nga më të rëndësishmit e propagandës dhe informacionit të regjimit komunist të para viteve ’90-të: Si e nisi karrierën duke hapur e mbyllur programet ditore, cili ishte imazhi i televizionit në diktaturë, si i gjenin veshjet dhe kritikat kur dilnin jashtë kornizave. Nga koleget, shoqet e saj “Zonjushat e Mirëmbrëma”, te dashuria e bujshme me portierin e “17 Nëntorit”, Gud Tafaj dhe takimi pas një ndeshjeje derby, ku ai kishte pritur penalltinë që i dha trofeun skuadrës. Znj. Moza, e mbani mend ditën e parë në ekran? Sigurisht. Në televizion…

Read More

Një 66-vjeçar ka shkuar mëngjesin e sotëm me plagë në spital dhe sipas Policisë së Tiranës, aty ka humbur jetën. Sipas njoftimit për shtyp, 66-vjeçari ka qëlluar veten me armë gjahu. “Një person është vetëvrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Misto Mame”, shtetasi K. Xh., 66 vjeç, fillimit dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu (çifte). 66-vjeçari ka ndërruar jetë më pas në spital. Grupi hetimor ndodhet po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Read More

Drejtoria e Financave vendore në Ministrinë e Financave ka formuluar një raport të detajuar për gjendjen financiare të bashkive, ku konstatohet se, në vitin 2021 shtatë bashki kanë një status si njësi në vështirësi financiare, konkretisht bashkitë Roskovec, Poliçan, Cërrik, Malësi e Madhe, Vorë, Belsh e Kavajë. “Situata në Bashkinë e Kavajës dhe të Vorës është shumë më serioze ku detyrimet e prapambetura shënojnë respektivisht 91.23% dhe 90.54% të shpenzimeve faktike në vitin 2021” thuhet në raportin e Ministrisë së Financave. Sakaq paralelisht me këtë raport Ministria e Financave ka hapur një konkurs në të cilin synon të rekrutojë disa…

Read More