Mëngjesin e kësaj të enjte, në urimin ndaj ndjekësve në facebook për një ditë të mbarë, edhe pse kohë me shi, kryeministri Edi Rama e bashkangjiti me punën që po bëhet në Mangalemin e bukur të Beratit. Kreu i qeverisë ka përgëzuar punën e ustallarëve, por edhe promovon dhe vlerëson kryetarin e Bashkisë, Ervin Demon. “MIRËMËNGJES, dhe me duart e arta të ustallarëve që po qendisin Mangalemin e Beratit, ku kryetari i Bashkisë në partneritet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, po sjellin ngado ndryshime të bukura, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
Author: tirana
Dashi-Kjo e enjte do të jetë një ditë pozitive gjatë të cilës do të merrni një sërë përgjigjesh që prisnit, e që ju bëjnë të lumtura. Pasdite do t’ju ndodhë një skenë e keqe. Demi-Mundohuni që të qëndroni me persona pozitivë dhe të paktën vetëm sot injoroni problemet tuaja, por edhe ato të afërmeve. Në këtë ditë mendoni më shumë për qetësinë tuaj. Binjakët-Paraditja juaj e kësaj të enjteje nuk do të jetë edhe aq e mirë, por në mbrëmje do t’i dedikoheni plotësisht çlodhjes dhe qëndrimit me partnerin, duke u përkëdhelur e duke e bërë gjithçka të kënaqshme. Gaforrja-Ka…
Moti në këtë ditë të enjte, do të vijojë i paqëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në zonat malore fillimisht me tej edhe në zonën qendrore të gjithë vendin në mesdite dhe pasdite. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 15-21 gradë, vlerat maksimale do të jenë me rritje 25-29°C deri në 31-34°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtesi 7-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 ballë në det të hapur.
Presidenti Emmanuel Macron iu bëri thirrje qytetarëve francezë që të bëhen gati për një ndryshim të madh që sipas tij do të sjellë “fundin e bollëkut”. “Unë besoj se ajo që po kalojmë është më shumë një ndryshim i madh ose një përmbysje e madhe”, tha ai gjatë një takimi të kabinetit në Pallatin Elysée. Ai tha se Franca tani po përjeton “fundin e bollëkut”, i cili ka qenë i dukshëm që nga fillimi i pandemisë në kontekstin e financave publike, mungesave të materialeve të caktuara dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit. Ai paralajmëroi francezët se do të duhet të…
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se me presidenten Vjosa Osmani, kanë diskutuar sot për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni në veri të Kosovës. Siç shkruan në twitter, Lajçak, përmend se këtë mision në Kosovë, e nisi bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. ”Fillova sot misionin tim të përbashkët me DAS Escobar në Kosovë me një diskutim thelbësor me presidenten VjosaOsmani. Ne folëm për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni të ri në veri të Kosovës”.
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar nisjen e hetimeve nga SPAK ndaj Ilir Metës. Në një intervistë për Ora News, ai u shpreh se nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë. “Unë nuk di se për çfarë flitet. Ajo letra që shoh se i drejtohet KQZ duhet ta bënte jo Prokuroria Speciale, këtë e ka Prokuroria e Përgjithshme.” Ai shtoi se nëse hapen dosjet, shqiptarët do të shohin llumin që ka drejtuar vendin tonë. “Ky ligji sot është hipokrit. Këta që bilbilosin sot se do të bëjnë një ligj për të hapur dosjet për të marrë vesh shqiptarët se kush…
Ndërsa SPAK ka nisur sot hetimet ndaj Ilir Metës pas padisë së bërë nga ish-deputeti Halit Valteri, ish-presidenti po shijon ditët e fundit të verës gjatë qëndrimit në Jalë. Meta ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram, një video ku shfaqet duke kërcyer valle popullore. Në krah të postimit, Meta shkruan se kjo rini e përfshin në vrullin e saj dhe se është e pamundur të mos i ndjekësh. “Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekesh në rrugën e tyre.”
Mbështetja publike për presidentit amerikan Joe Biden u rrit këtë javë në nivelin më të lartë që nga fillimi i qershorit, pas një serie fitoresh legjislative për Partinë Demokrate, sipas një sondazhi të kryer nga agjencia e lajmeve Reuters dhe kompania Ipsos. Sondazhi kombëtar dy-ditor gjeti se 41% e amerikanëve mbështesin punën e zotit Biden. Kjo shënon herën e parë që ai gëzon mbështetje mbi 40% që nga fillimi i qershorit. Vlerësimet e ulëta ndaj zotit Biden prej 36%, në katër sondazhe javore në maj, qershor dhe korrik, ishin gati kokë më kokë me nivelet më të ulëta të mbështetjes…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë Speciale sot, e cila tha se kishte nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta. Me tone të ashpra, lideri historik i të djathtës sulmoi kryeministrin Edi Rama se po kërkon të shpëtojë veten nga afera korruptive, duke fabrikuar dhe falsifikuar sipas tij dokumente për Metën. Reagimi i plotë: Edi Rama, je i pashpresë! Këto javët e fundit, i tmerruar nga fati i afërt që e pret për vjedhjet e mëdha që u ka bërë shqiptarëve, gjykimi dhe ndëshkimi popullor për vjedhjet e mëdha me aferat e djegësve, portit të…
Italia vendos që të rrisë çmimin e energjisë elektrike. Çmimi i energjisë në vendin fqinj ka shkuar në 302,995 euro për megavat, shkruajnë mediat italiane. Gjatë muajit shtator pritet të organizohet një fushatë reklamuese, ku qytetarët do të këshillohen për kursim të energjisë.
Sazan Guri ka njoftuar se ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Teksa shpjegon problemet në shëndetin e tij, ambinetalisti kërkon ndihmën e qytetarëve për ta këshilluar se çfarë duhet të bëjë për t’u përmirësuar. Postimi: Nje jave me pak dhimbje te capoku ne te majte, sot duke u veshur me pakez nxitim, nje te me kapur dhe perfundova duke ecur me cm, derisa vajta te fizioterapisti, ngrohje te zones prapa, voltaren, ilac nga goja, etj., dhe u ngrita mezi, dhe nuk ecja as edhe nje cm. Bllokuar totalisht dhe me te bertitura, djerse, ethe, dridhje. Urgjenca me erdhi…
Këngëtarja Bebe Rexha dhe producenti Keyan Safyari tashmë e kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe nuk hezitojnë të dalin bashkë para paparacëve. Së fundmi, ata janë fotografuar në Santa Monica, Kaliforni. Pasi shijuan një drekë në restorant, Bebe dhe Keyan u panë duke u përqafuar dhe dukeshin shumë të dashuruar. Keyan është pronar i Moving Images Entertainment, një kompani globale e shërbimeve të prodhimit të filmit e televizionit me qendër jashtë Los Anxhelosit.