Author: tirana

Jetëgjatësia në SHBA është zvogëluar. Sipas Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve bëhet e ditur se shkak është bërë pandemia e koronavirusit dhe mbidoza për shkak të drogës. Sipas këtij institucioni, në të dhënat e reja janë përfshirë vdekjet në gjithë territorin amerikan për vitin 2020. Rezultatet nga viti 2019 dhe 2020, tregojnë se jetëgjatësia në SHBA është zvogëluar nga 0.2 në tre vjet. Në raport është analizuar edhe sesi janë prekur gjinitë nga këto situata. Sipas të dhënave, jetëgjatësia është më e lartë te gratë në gjithë SHBA-në. Ato besohet se jetojnë mesatarisht 5.7 vite më shumë sesa…

Read More

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera, rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Ashtu si ka bërë edhe pak orë më parë, ku ka ndarë me ne një pusullë kaq romantike që na tregon sa shumë kujdeset Françesko për të. Por dhe reagimi i bukuroshes na shkriu zemrën’, pasi e cilësoi partnerin e saj si më të mirin. “Të dua shumë. Ti je njeriu më i mirë. Mbaje kokën lart. Unë do të jem gjithmonë me ty!”

Read More

Emisari i SHBA-së Gabriel Escobar ka përfunduar takimet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilët i takoi veç bashkë me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Escobar, në një prononcim për mediat ka thënë se liderët kosovarë e kanë siguruar që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditë kjo kur fillon implementimi i masës së reciprocitetit për targa dhe dokumente të hyrje-daljeve. “Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen…

Read More

Arbana Osmani ka publikuar në Instastory një video ku djali i saj Joni shihet duke i lidhur atletet. “Kush ka çuna botën ka”, ka shkruar moderatorja krahas videos. Më tej ajo ka publikuar mesazhin që i ka dërguar partneri i saj, Eduarti. “T’i kam falur”, i ka shkruar ai referuar djemve. Kujtojmë se dyshja do të bëhen së shpejti me një vajzë, të cilën mesa duket Eduarti po e pret me padurim.

Read More

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një “Audi Q8” është përplasur me shtyllën elektrike. Siç shihet edhe nga pamjet makina ka hipur në trotuar dhe është përplasur me shtyllën. Nuk dihet për të plagosur, por shihet se pjesa e përparme e automjetit është dëmtuar.

Read More

Një 31-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia në Britaninë e Madhe pasi akuzohet për lidhje me veprat penale të emigrimit të paligjshëm të emigrantëve drejt ishullit. Sipas mediave vendase, oficerët e njësisë Rajonale të Krimit të Organizuar Juglindor (SEROCU) po bëjnë apel për informacion në lidhje me vendndodhjen e Terenc Malja. Malja, i cili ka lidhje me njerëz në Isle of Wight, Londrën Veriore, Birmingham, Coventry dhe zonën e Edinburgut të Skocisë, është akuzuar për trafikim të emigrantëve të paligjshëm.Mbi Maljan rëndon tashmë një urdhër arresti, ndërsa në njoftim specifikohen tiparet e tij, në mënyrë që kushdo prej…

Read More

Pamjet ku kryeministrja finlandeze Sanna Marin po festonte e shfrenuar miqtë e saj tashmë janë bërë virale dhe janë vendosur në qëndër të vëmendjes. Por gjatë një fjalimit të fundit ku Marin po fliste për ngjarjet ajo nuk arriti të mbante lotët. ‘Kjo javë e kaluar nuk ka qenë e lehtë në jetën time. Ka qenë shumë e vështirë të jem i sinqertë.Dua të besoj se njerëzit do të shikojnë atë që bëjmë në punë, jo atë që bëjmë në kohën tonë të lirë” u shpreh Marin teksa nuk arriti të mbante lotët gjatë fjalimit të saj, por që në…

Read More

Nëse do pyesnit mamatë se cila është gjëja më e vështirë në larjen e veshmbathjeve, do të bashkoheshin njëzëri në një pikë të përbashkët : larja e çorapeve të bardha. Aq më tepër kur kanë fëmijë ‘’shkatarraqë’’ që i hedhin vend e pa vend, por edhe ne të rriturit nuk mbetemi më pas.Produktet larëse jo gjithmonë arrijnë rezultatin e duhur, por këto tre metoda natyrale për larjen e tyre bëjnë “mrekulli”. Ujë i vakët me kripë: Kjo metodë ka funksionuar dhe do të funksionojë gjithmonë për larjen e çorapeve të bardha, por edhe për veshjet intime. Sasinë e përcaktoni sipas…

Read More

Mediat italiane bëjnë me dije se është qëlluar 3 herë në drejtim të zyrës së deputetit të njohur të zonës së Reggio Calabria, Francesco Canizzaro. Fatmirësisht plumbat kanë kapur vetëm mobiljet dhe se nuk ka patur njerëz të lënduar. Ngjarja ka ndodhur vetëm 1 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Itali, të cilat do të zhvillohen në 25 shtator. Francesco Cannizzaro është një figurë politike shumë e spikatur jo vetëm në qytet, por edhe në të gjithë provincën e Reggio.

Read More

Një automjet i ushtrisë shqiptare është aksidentuar në Himarë, në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, pak kilometra larg nga qyteza. Policia bën me dije se nga aksidenti janë lënduar dy ushtarakë, njëri 23 vjeç dhe tjetri 32 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Himarës. Njoftimi i policisë: Himarë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, shtetasi P. N., 64 vjeç, duke drejtuar një automjet të ushtrisë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. 64-vjeçari, së bashku me 2 prej ushtarakëve…

Read More

Shtatori nuk përkon vetëm me garën e maturantëve që duan të zënë një vend në auditor, por edhe me hapjen e konkurrimit për plotësimin e vendeve në dispozicion për transferimet, programet e dyta, kuota të veçanta apo shtetas të huaj. Universiteti i Mjekësisë është i pari që çel dyert dhe sinjalizon të interesuarit të bëjnë gati paketën e dokumenteve, pasi në dy javët e para të shtatorit, 2-13 shtator, do të presë aplikimet. Një komision ad hoc i ngritur posaçërisht për këtë do të marrë dhjetë ditë kohë për të shqyrtuar dosjet për të shpallur në 24 shtator fituesit. Regjistrimi…

Read More

Nëse makina juaj ndalohet nga policia dhe konstatohet se nuk ka shlyer gjobat e vendosura, atëhere bëhet gjithnjë e më e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që pronarët e këtyre mjeteve të dalin sërish në rrugë. Ndryshimet ligjore në fushën e qarkullimit rrugor, të cilat sot kanë hyrë në fuqi, ngushtojnë hapësirat e tolerimit si për shoferët, ashtu edhe për punonjësit e policisë. Nëse konstatohen gjoba të pashlyera, apo që janë debitorë për kundravajtje administrative, makina do të çohet në pikat e ruajtjes, deri në paraqitjen nga kundërvajtësi të dokumenteve të munguara. Ndalimi administrativ i mjetit rrugor Mjetet…

Read More