Author: tirana

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ditën e sotme ka inspektuar punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Sheshi Shqiponja- Bulevardi i Ri. Balluku u shpreh se me anë të një VKM-je qeveria ka vendosur të sigurojë akomodimin edhe për banorët që jetojnë në shtëpi të palegalizuara duke i akomoduar ata fillimisht me një bonus qiraje për tre vite. “Është një zonë informale na është dashur ta bazojmë zgjidhjen proceduriale me një VKM. Ne tashmë nuk konsiderojmë për zgjidhje vetëm shtëpinë që kanë letra apo janë të legalizuara por edhe banesat e ndërtuara…

Read More

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Dimal-Lushnje pranë rrethrrotullimit të Poshnjes. Një mjet bujqësor është përplasur me një furgon tip Citron me targa të huaja. Si pasojë e përplasjes mjeti bujqësor është ndarë në dy pjesë në mes të rrugës. Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale. Njoftimi paraprak i policisë, Rreth orës 11:00, në fshatin Poshnje, në aksin rrugor “Poshnje – Berat”, shtetasi G. R., 72 vjeç, duke drejtuar një automjet (traktor) është përplasur me një automjet (furgon), me drejtues shtetasin Q. A., 51 vjeç. Si pasojë…

Read More

Afro brenda një javë gjatë kontrollit teknik të automjeteve, janë konstatuar 152 raste me abuzimin e kilometrazhit. Të dhënat zyrtare të siguruara nga Tv Klan u përkasin të gjitha pikave të kolaudimit në Shqipëri. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka bërë publike rastet kur automjeti gjatë kolaudimit në vitin 2020 ka patur afro 312 mijë km, ndërsa këtë vit rezulton me 202 mijë km, afro 110 mijë km më pak. Si ky rast janë edhe shumë të tjera, ku tregtarët e automjeteve në përpjekje për t’i shitur ato më shtrenjtë kanë ulur numrin e kilometrave real që ka kryer…

Read More

Gazetari Elton Qyno komentoi lajmet që po qarkullojnë rreth Ervis Martinajt, ku përflitet për rrëmbimin apo vrasjen e tij. Qyno tha se nuk ka pasur një motiv për zhdukjen apo rrëmbimin e Martinaj, pasi një veprim i tillë kundrejt tij është shumë i vështirë. Ai shtoi se më shumë mundësi kishte që Martinaj të vetë dorëzohej, duke theksuar se shteti duhet të ndërhyjë që t’i shkojë deri në fund kësaj historie. “Ka qenë xhaxhai i tij që ka bërë një denoncim për zhdukjen e Martinajt. Nuk besoj se kemi një motivim për zhdukjen e tij sepse nuk është në kalibrin…

Read More

Në ZGP Sukobin – Muriqan, më 23 gusht, gjatë kontrollit të një mjeti motorik të pasagjerëve i drejtuar nga shtetas i Republikës së Shqipërisë, janë gjetur një sasi e madhe lekësh të padeklaruara. Në pjesën e automjetit nën sirtarin e përparmë djathtas, është gjetur një qese najloni në të cilën kishte një sasi të madhe të kartëmonedhave në prerje prej 50 euro. Pas kontrollit të imtësishëm, nën sediljen e shoferit është gjetur një tjetër çantë me para. Shuma totale e parave të padeklaruara të gjetura është 202.060 euro. Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, në bashkëpunim me pjesëtarë…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me arrestimin e një polici të Operacionales gjatë ditës së sotme. Ai u arrestua me akuzën se kishte mbrojtur Ervis Martinajn duke e lëvizur me makinë teksa SPAK e kërkonte në kuadër të operacionit “Golden Bullet”. Hoxha kujton një episod kur sipas tij Ervis Martinaj e ka telefonuar dhe i ka treguar se kishte në listëpagesën e tij për gjashtë shefa komisariatesh të Tiranës. Sipas Hoxhës, Martinaj në atë kohë ishte pronar i një kompanie të fuqishme bastesh në Shqipëri dhe i përdorte forcat e rendit për mbrojtje. Statusi i plotë i Artan…

Read More

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pasi ish-presidenti Ilir Meta sulmoi kreun e SPAK, Arben Kraja. SPAK njoftoi nisjen e hetimeve për Metën, ndërsa kreu i Partisë së Lirisë e quajti Krajën, “spurdhjak të partisë”. Ndërkaq, ambasadorja e SHBA thekson se kërcënimet ndaj gjyqtarëve nuk mund të pranohen. Sipas saj, kjo është përpjekje për të cënuar reformën në drejtësi. ‘Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët -dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet ne Austri ku po merr pjesë në “European Forum Alpbach”. Gjatë fjalës së tij në këtë forum, kreu i qeverisë tha se nuk po e sheh Europën të ndryshojë. “Nuk e shoh Europën të ndryshojë. Çështja është sesi vetë Europa po ndryshon dhe nuk duket sikur po ndryshon ne asnjë farë mënyre. Është një lloj inercie midis një lufte ku nga një anë janë rusët dhe nga ana tjetër Ukrainas, dhe amerikanët që po japin një mbështetje të madhe, ndërsa Europa po bashkohet. Në fund të fundit nuk janë të gjitha premisat për të qenë optimist.…

Read More

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga këtë të mërkurë një 51-vjeçar, pasi dyshohet se autor i vjedhjes së një automjeti 2 ditë më parë në Tiranë. “Shërbimet e Policisë lokalizojnë dhe gjejnë në Durrës, automjetin e vjedhur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor…

Read More

Himni ynë kombëtar është luajtur mjeshtërisht nga instrumentistja japoneze May Kotohira. Gjithashtu instrumentistet e talentuara nga japonia, Setsuke Abe dhe Yuko Sugimoto kanë intepretuar në klarinet dhe piano disa perla nga repertori i muzikës tradicionale shqiptare siç është “25 gërsheta” dhe “Tumankuqe”. Sikurse nuk mund të mungonte mes tyre ritmi paqtues i muzikës tradicionale japoneze Furusato. Më 18 prill 2022, u shënua 100 vjetori i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Japonisë.100 vjet më parë, z. Uchida Kosai, në atë kohë Ministër i Jashtëm i Japonisë, shkëmbeu letra me z. Fan Noli, në atë kohë Ministër i Punëve të Jashtme të…

Read More

Një aksident automobilistik ka ndodhur ne aksin rrugor Ura e Kardhiqit-Sarandë rruga e re. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar lëndimin e dy personave. Mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të vështirë. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne afërsi të tunelit të Skërficës. Të lënduarit janë shoqëruar ne Spitalin e Gjirokastrës. Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore e cila ka konstatuar se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë si pasojë e reshjeve te shiut.

Read More

Partia e Lirisë ka deklaruar përmes Sekretarit të Përgjithshëm Tedi Blushi se është e vendosur për të ndihmuar dhe inkurajuar çdo ditë SPAK. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Blushi deklaroi se do të furnizojë SPAK-un me prova të pakundërshtueshme dhe dokumenta origjinalë që provojnë vjedhjet e kryeministrit Rama dhe bandës së tij, kryesisht nëpërmjet aferës së inceneratorëve. “Mbështetim të gjitha thirrjet që dënojnë sulmet dhe presionet banale politike të Edi Ramës ndaj SPAK dhe Drejtësisë. Partia e Lirisë është e vendosur për të ndihmuar dhe inkurajuar çdo ditë SPAK, siç po vepron, duke e furnizuar me…

Read More