Himni ynë kombëtar është luajtur mjeshtërisht nga instrumentistja japoneze May Kotohira.
Gjithashtu instrumentistet e talentuara nga japonia, Setsuke Abe dhe Yuko Sugimoto kanë intepretuar në klarinet dhe piano disa perla nga repertori i muzikës tradicionale shqiptare siç është “25 gërsheta” dhe “Tumankuqe”. Sikurse nuk mund të mungonte mes tyre ritmi paqtues i muzikës tradicionale japoneze Furusato.
Më 18 prill 2022, u shënua 100 vjetori i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Japonisë.
100 vjet më parë, z. Uchida Kosai, në atë kohë Ministër i Jashtëm i Japonisë, shkëmbeu letra me z. Fan Noli, në atë kohë Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në njërën nga këto letra është përmendur se Qeveria Japoneze e njohu zyrtarisht de jure dhe de facto Qeverinë e Shqipërisë.
Që prej fillimit, marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve janë zhvilluar dhe kanë ardhur duke u rritur.
Marrëdhëniet diplomatike nisën zyrtarisht në vitin 1981, më tej Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tokio u hap në vitin 2005, dhe Ambasada e Japonisë në Tiranë u hap në 2017.
