Author: tirana

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se është koha për një “Pakt për Europën”. Pas çeljes së negociatave, Bushati nënvizon se duhet të shtojmë energjitë për reforma dhe përgjegjeshmërinë për mirëkuptim politik, pasi rruga para nesh do të jetë edhe më sfiduese. “Për ta mbyllur këtë kapitull dominimi mesvedit, që mban në burgun e të shkuarës një popull të tërë nevojitet një “Pakt për Europën” që nxit një cilësi e shpejtësi tjetër për reformat e shtetkonsolidimit demokratik. Për fatet e Atdheut fjala kompromis e mirëkuptim nuk duhet konsideruar kurrë as si pazar i rëndomtë e as fjalë e ndyrë. Në…

Read More

Anita Likmeta, do të kandidojë për një vend në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator 2022. Likmeta është kandidatja e parë shqiptare në Itali. “Është nder dhe privilegj për mua të jem kandidatja e parë italiane, e lindur në Shqipëri, për Parlamentin italian! Rroftë Italia dhe Rroftë Shqipëria!”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Read More

Një 29-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident në Halkidiki të Greqisë herët në mëngjesin e së mërkurës. Makina që ai drejtonte është përplasur me një kamion. 29-vjeçari u dërgua në spitalin Polygyros ku u konstatua i vdekur. Aksidenti ka ndodhur në orën 6:50 të mëngjesit të sotëm në km 23 të rrugës N. Moudania – Sithonia. Makina e 29-vjeçarit nga Shqipëria, siç raporton është përplasur me një kamion që drejtohej nga një 48-vjeçar, raportojnë mediat greke. Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila e ka transportuar të riun në Spitalin e Përgjithshëm të Halkidikit, ku ka konstatuar vdekjen.…

Read More

Reagon SPAK në lidhje me nisjen e hetimeve për ish-presidentin Ilir Meta. REAGIMINisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që SPAK i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë.

Read More

Një vajzë 6-vjeçare ka ndërruar jetë në Greqi, pasi është mbytur në plazhin e Korinthit në sy të babait të saj, që nuk bëri asgjë për të shpëtuar vogëlushen. Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme, 23 gusht. Siç raportojnë mediet greke babai i Amelias ka pretenduar para drejtësisë greke se nuk u zhyt në det për të shpëtuar të bijën, sepse vuan nga astma, e për pasojë nuk mund ta mbajë frymën në ujë. “Më pushtoi paniku kur e vogla ra në det”, citohet të ketë thënë babi i Amelias. Si ndodhi ngjarja Gjithçka nisi mesditën e djeshme, kur…

Read More

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta. Kreu i SPAK, Arben Kraja i është drejtuar me një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. SPAK ka kërkuar formularin e dekriminalizimit për Metën, pas një padie në strukturën e posaçme. SPAK kërkon kështu nga KQZ vënien në dispozicion të formularit në funksion të hetimit për kryetarin e Partisë së Lirisë. “Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në funksion të procedimit penal Nr. 122, të vitit 2022. Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal, kërkojmë kope të formularit…

Read More

Rusja Svetlana Timofoeva e cila dyshohet për spiunazh, e pranishme në seancën e kësaj të mërkure në Gjykatën e Elbasanit, ka mohuar përfshirjen e saj dhe lidhjen me inteligjencën ruse. Rusja ka thënë se shërbimet e inteligjencës ruse kanë tenuar ta rekrutojnë, por nuk e kanë rekrutuar pasi nuk ka pranuar. Po ashtu, në sallën e gjyqit, ajo ka insistuar se është bloggere e se ka fotografuar uzina ku janë prodhuar armë dhe zona që kanë të bëjnë me reparte ushtarake në shumë vende të botës.

Read More

Në mbledhjen e kësaj të mërkure të qeverisë, kryeministri Albin Kurti tregoi për çfarë bisedoi me Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Kurti fillimisht foli për agjendën e takimit, e po ashtu deklaroi se në takimin në Bruksel ishte si kryeministër e jo si polic apo si doganier. “Sipas agjendës së komunikuar paraprakisht, takimi trilateral i mbajtur në formatin 1+0 do të trajtonte vetëm dy tema: diskutimet për elementet e marrëveshjes finale dhe çështjet aktuale”, tha Kurti. Po ashtu kryeministri tha se fillimisht e ka elaboruar “këndvështrimin e palës sonë për kornizën e përgjithshme dhe elementet që duhet t’i përfshinte marrëveshja finale”,…

Read More

Sot Ukraina shënon 31-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Një urim e ka dhënë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Me një foto ku shihet krah presidentit të Ukrainës, Zelensky, ish-presidenti shkruan se bota gjen frymëzim tek rezistenca e qytetarëve. “Lufta, dhuna, veprimet armiqësore, nuk mund të pranohen si normalitet i marrëdhënieve mes shteteve sovrane në kohët që jetojmë. Ukraina e lirë dhe pavarur është gjithashtu me rëndësi kyçe për paqen, sigurinë, prosperitetin ekonomik të Europës dhe të botës”. Postimi i plotë Në këtë 31-vjetor të Pavarësisë, bota gjen frymëzim tek rezistenca patriotike e qytetarëve të Ukrainës, në luftën…

Read More

I gjendur mes të rinjëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut në një forum të Bashkimit Europian në Austri, kryeministri Edi Rama teksa ka kominikuar me ta, edhe ka kënguar disa fjalë nga kënga “Xhamadani vija vija”. “Përshëndetje nga malet e Austrisë, me malësorë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria”, thotë Rama. Rama do të marrë pjesë në “European Forum Alpbach”.

Read More