Author: tirana

Prej 6 muajsh, shteti po luftohet nga Rusia, ku shkatërrimet dhe humbjet e jetëve janë me përmasa të frikshme. Nën rrënojat dhe tanket e ushtrisë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka dhënë një mesazh me rastin e 31-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. “Ne takohemi këtë ditë në rrethana, kushte dhe madje edhe në zona të ndryshme, por me një qëllim të vetëm, ruajtjen e pavarësisë dhe fitoren e Ukrainës! Ne jemi bashkuar. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ukrainë”,-shkruan presidenti Zelensky në Instagram. Më 24 gusht 1991 parlamenti ukrainas miratoi Aktin e Pavarësisë në të cilin parlamenti e deklaroi Ukrainën shtet të…

Read More

Nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim Ukraina, një vend i sulmuar nga Rusia prej vitit 2014, tashmë i ka qëndruar gjashtë muajve bombardimesh masive, rrethime qytetesh dhe mizori kundër popullit të saj. Ukraina po Lufton për të mbrojtur jo vetëm demokracinë e saj, por vetë mbijetesën si vend i pavarur. 24 gushti shënon 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës. Për fat të keq, kjo ditë shënon edhe gjashtë muaj që prej pushtimit të paprovokuar, të plotë të Ukrainës nga Rusia, një sulm kaq shokues për bashkësinë ndërkombëtare sa që u dënua tërësisht nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe…

Read More

Vatra e zjarrit në zonën e Palasës në Himarë, vijon që të jetë aktive, e cila nisi si pasojë e një rrufeje pasditen e djeshme. Mësohet se janë 90 efektivë të forcave të armatosura, zjarrfikësja e Himarës, AKZM dhe vullnetarë janë angazhuar për neutralizimin e zjarrit, i cili vazhdon të jetë një rrezik për banorët e zonës. Një vatër u neutralizua gjatë ditës së djeshme me ndërhyrje nga ajri, pasi flakët përparuan drejt një resorti në Palasë. Por, gjatë natës ka pasur sërish përparim të flakëve. Më problematike duket situata në vatrën e përparuar drejt Karaburunit, ku pritet sërish ndërhyrje…

Read More

Pak para agimit të 24 shkurtit, gjithçka ndryshoi: për Ukrainën, para së gjithash, por edhe për Rusinë. Gjërat gjithnjë e më shumë po ndryshojnë edhe për pjesën më të madhe të Evropës sa i përket paqes dhe prosperitetit që ka mbretëruar që nga Lufta e Dytë Botërore. Pushtimi rus, një përshkallëzim nga lufta në shkallë më të ulët që po vazhdonte në lindje të Ukrainës që nga viti 2014 – ishte i paparashikuar nga shumë njerëz. Përjashtim këtu bënin Shtetet e Bashkuara, shteti që paralajmëroi se diçka e tillë mund të ndodhte. Gjashtë muaj pas kësaj, konflikti tani është shndërruar…

Read More

Banorët e zonës “Siri Kodra”, mëngjesin e sotëm janë zgjuar të alarmuar, nga një shpërthim me tritol. Mësohet se tritoli i është vënë një banese, në pronësi të 60-vjeçarit R. P. Banesa e 60-vjeçarit është dykatëshe, por si pasojë e shpërthimit nga tritoli, i janë dëmtuar vetëm xhamat e biznesit që ndodhet në katin e parë. Nuk bëhen me dije shkaqet përse ka ndodhur ky shpërthim, apo cili është autori. Policia njofton se po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read More

Tre liderët politik në përballjen e fortë që nis në shtator në një betejë që do mbyllet me të humbur. Si pritet të sillet politikisht Berisha dhe Meta në opozitën e “bashkuar” dhe kundërpërgjigjja e Ramës. Vetëm etika nuk do të ruhet. Gjuha do presë edhe më shumë se shpata kur ndaj njëri-tjetrit, politikanë në pushtet apo opozitë do nisin akuzat, që nëse do kishte “peshore drejtësie” do të vlenin për të hapur qindra dosje, si hetime kryesisht. Kjo është ajo që pritet në këtë vjeshtë të etur, ku opozita duket sikur ka marrë revansh me rikthimin e dy “Big-ëve”…

Read More

Jo për turistët, por për bebet që kanë përfituar bonusin. Kështu e ka nisur kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, me publikimin e shifrës prej 22,822 fëmijëve që kanë ardhur këtë vit në jetë e që kanë marrë çekun e akorduar nga qeveria. Po ashtu kreu i qeverisë nuk ka harrruar si gjithmonë, që ndjekësve të tij ti urojë një ditë të mbarë. “MIRËMËNGJES, dhe me kënaqësinë se për këtë vit mbështetja me Bonusin e Bebes u ka shkuar 22,822 fëmijëve, ju uroj një ditë të bukur”,-shkruan Rama në facebook.

Read More

DASHI Mos humbisni kohë duke u dhënë pas keqardhjes për veten por përpiquni të mësoni nga gabimet e jetës. Shumica e çështjeve që kanë të bëjnë me jetën personale do të jenë në rregull dhe nën kontroll. Do të përjetoni një ndryshim të bukur në jetën tuaj në çift. DEMI Përpara se të angazhoheni në ndonjë gjë mendoni mirë veprimet që do të ndërmerrni. Mos lejoni që të tjerët të kenë më shumë ndikim mbi ju sesa partneri juaj. Ndonjëherë ne kemi nevojë për pakënaqësitë në jetën tonë për të na ndihmuar të kuptojmë vlerën e vërtetë të lumturisë. BINJAKËT…

Read More

Kjo e mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin në mesditë dhe pasdite. Temperaturat në mëngjes do te luhaten 14-20 gradë, vlerat maksimale do te jenë me rënie ne veri 24-26°C deri në 28-33°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim te forcës 3 ballë në det të hapur.

Read More

Monika Lubonja iu është përgjigjur ironizimeve të Arjolës dhe Ilirit në rrjetet sociale, ku ka postuar një video duke shkruar disa vargje të poezisë ‘Bota plot me njerëz bosh’ të Dritëro Agollit. “Njerëz plot nëpër dyqane, njerëz plot në çdo qosh. Njerëz plot nëpër urbane, bota plot me njerëz bosh”. Më herët ishte Arjola ajo që postoi në rrjetet sociale një foto kur ishte brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. Krahas saj shkroi: “Hej Subhanallah o yll bote. Çuditem si nuk zura mend. Ma the po kujt ja the!”- duke iu drejtuar Ilirit. Ky i fundit ripostoi postimin e Arjolës ku si…

Read More

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Krimea i përket Ukrainës. “Kthimi i Krimesë në Ukrainë, pjesë e pandashme e së cilës është një nevojë thelbësore nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare”, deklaroi ai përmes videomesazhit në samitin e dytë të Platformës së Krimesë. Erdogan tha se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë Platformën e Krimesë, e cila u krijua për të zgjidhur çështjen e gadishullit në mënyrë paqësore. “Pozicioni parimor i Turqisë nuk ka vetëm baza ligjore, por edhe morale”, shtoi ai.

Read More

Dollari amerikan ka kaluar për herë të parë Euron në kursin e këmbimit kundrejt Lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u këmbye të martën me 117.86 Lekë, në rritje të ndjeshme me 0.74 pikë krahasuar me ditën e hënë. Ndërkohë, Euro zbriti në vlerën e 117 Lekëve, 0.17 pikë më pak krahasuar me një ditë më parë. Ky moment simbolik është i lidhur direkt me ecurinë e kursit të këmbimit mes Euros dhe Dollarit Amerikan në tregjet ndërkombëtare. Kursi i Lekut kundrejt shumicës së valutave të tjera të huaja përcaktohet direkt nga ecuria e kursit të…

Read More