Reperit të njohur shqiptaro-gjerman, Azet, i janë sekuestruar 18 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë. Personat që ndodheshin në automjet pohuan se nuk kishin asgjë të paligjshme në mjetin e tyre, por pas kontrolleve të ushtruara janë gjetur paratë e padeklaruara, plot 18 mijë e 250 euro. “Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Author: tirana
Probleme me tretjenKonsumimi i ujit të ftohtë pas vakteve mund të shkaktojë probleme me tretjen. Kjo ndodh sepse temperaturat e ftohta ndryshojnë strukturën e ushqimeve të konsumuara dhe vështirëson tretjen e tyre. Për shembull, ushqimet me yndyrë kanë tendencën të ngurtësohen kur përzihen me ujë të ftohtë. Sa më shumë kohë të kërkojë tretja aq më të mëdha do të jenë problemet me refluksin acidik. MarramendjaKur metabolizmi has në vështirësi, trupi e ka të vështirë për t’u përshtatur me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës. Për rrjedhojë, organet përfshirë edhe trurin furnizohen me më pak oksigjen. Mungesa e oksigjenit shkakton marramendje.…
Nga Jala, aty ku po mbahet kampi veror i të rinjve të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një foto krah bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Të dy shfaqen buzë detit, të buzëqeshur, ndërsa ish-presidenti e shoqëron foton me mbishkrimin: “Jala – Një dashuri më vete”. Si çdo vit, Partia e Lirisë ka hapur kampin veror me të rinjtë e kësaj force në Jalë, e nga ku dje deklaroi se nga 25 korriku ka hyrë në një luftë pa kthim kundër tradhtarëve.
Ambasada amerikane në Kiev u bëri thirrje shtetasve amerikanë të largohen nga Ukraina, për shkak të informacioneve të besueshme, se Rusia po përgatitej të godiste infrastrukturën civile dhe qeveritare të këtij vendi. Paralajmërimi vjen një ditë para 6 mujorit të sulmit rus kundër Ukrainës, ditë që përkon dhe me 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik. Mes frikës për sulme nga Rusia, qeveria ukrainase mori vendimin të ndalë festimet të mërkurën në kryeqytetin e vendit.
Ledjon Brakaj u arrestua një javë më parë nga autoritet malteze pwr llogari tw autoriteteve greke pasi akuzohet se në vitin 2018 dogji gjyshe dhe nip për t’ju grabitur 780 mijë euro. Pas arrestimit avokatët e Brakajt kundërshtuan duke thënë se klienti i tyre nuk është ai që kërkon shteti grek. Për të mos patur aludime të tjera, autoritet malteze i morën gjurmët e gishtërinjve Brakajt dhe pas analizave rezultoi se gjurmët e gishtave të Brakajt përputheshin me ato të personit që kreu krimin e tmerrshëm në Greqi. Brakaj dyshohet se planifikoi dhe realizoi grabitjen që përfundoi me vrasjen e…
Kompania ajrore “British Airways” ka njoftuar ditën e sotme se do të anulonte rreth 10 000 fluturime me distanca të shkurtra për dhe nga aeroporti “Heathrow” i Londrës midis tetorit dhe marsit. “Disa fluturime me distanca të gjata do të preken nga vendimi gjithashtu”, njoftoi kompania, e cila synon të minimizojë anulimet dhe vonesat gjatë muajve të dimrit. “Deri në fund të tetorit, disa dhjetëra fluturime vajtje-ardhje në ditë, gjithsej 629, do të anulohen gjithashtu”, tha kompania “Shumica e anulimeve do të njoftohen më herët dhe udhëtarët pritet të kalojnë në linja të tjera”, tha kompania ajrore. “Heathrow”, aeroporti më…
Tatimet kanë përfunduar listën me 100 më të pasurit në Shqipëri. Analiza ka përfunduar disa javë më parë nga Drejtoria e Kontrollit të Specializuar, njësi e cila është ngritur posaçërisht për të mbikëqyrur deklaratat tatimore të inidividëve dhe pagesën e taksave nga të ardhurat që marrin. Në llogaritjen e njerëzve më të pasur janë marrë në konsideratë paga dhe shpërblimet nga puna, të ardhurat nga dividenti, që janë fitimet që ndajnë kompanitë për aksionerët dhe kursimet bankare, të ardhurat nga pasuritë e patundshme, fitimet në bursa apo burime të tjera. Në planin e tatimeve është zgjerimi i listës me individët…
Vetëm 1% e makinave të regjistruara përgjatë 7 muajve të parë të këtij viti janë elektrike, çka tregon se përdorimi i këtyre autoveturave në vendin tonë mbetet tejet modest. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën janar – korrik janë regjistruar në total 313 makina elektrike, ndërsa numri total i autoveturave për të njëjtën periudhë është 29 127. Çmimet e larta, por edhe mungesa infrastrukturës së nevojshme pengojnë qytetarët të blejnë këto automjete, ndërkohë që politikat stimulese , kufizohen vetëm në rimbursimin e tarifave të regjistrimit për herë të parë. Vendimi u…
Nga Ervin Karamuço Përmenda dje si metaforë dhimbjet e kokës së Kremlinit, por pak kush e kuptoi. Kur ata i konsiderojnë asete ndërhyjnë menjëherë për ti liruar. Dhe në fakt me gjasa ajo po ndodh. Me dhjetra emaile po shkëmbehen dhe disa takime diplomatike po planifikohen, me synimin për të liruar Lanën. Por me një shtet të NATOS do e kenë pothuajse të pamundur. Gjithsesi, Gledisi vajti dje urgjentisht në Elbasan dhe rriti masat e sigurisë në qytet, se ekziston edhe rreziku i ndonjë operacioni nga njësia 29155 e GRU për ti liruar me pahir ose për ti eleminuar. Disa…
Kur po bëhen gati një vit nga vdekja e katër turistëve në Qerret, ende kjo ngjarja është e mbushur me mister. U vranë apo i vranë është pyetja që ka shoqëruar gjatë gjithë këto kohë jo vetëm hetuesit që po merren me këtë ngjarje, por dhe opinionin publik shqiptar, veçanërisht pas futjes së dy rusëve dhe një ukrainasi në uzinën ushtarake të Gramshit. Prokuroria thotë se ka regjistruar procedimin penal për vdekjen e rusëve në mjediset e SPA të hotel “Gloria Palace”, si dhe disponon një serë provash, të cilat nuk i bën publike deri në përfundim të hetimeve. Natalia…
Euro pritet të shkojë drejt qëndrueshmërisë. Sot 1 Euro këmbehet 116.6 Lekë nga 116.3 Lekë që arriti në fund të muajit Korrik. Sipas ekspertëve të ekonomisë ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë dhe ikja e emigrantëve dhe turistëve masiv janë faktorët kryesorë që pritet të ndikojnë në zhvlerësimin e Lekut kundrejt monedhës europiane. A rrezikohet që Euro të kthehet sërish në nivelin më të ulët historik sa ai para një muaji? Ekspertët thonë se kjo nuk pritet të ndodhë. Tendencat janë që leku do vazhdojë të zhvlerësohet edhe për ditët në vijim dhe shtatori do kapë 120 lekë. Monedha europiane do…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në Dibër, ku ngriti shqetësimin se Shqipëria vazhdon të jetë në rrezik, ashtu siç ka qenë edhe para 32- vitesh. Në fjalën e tij, kreu i PD-së tha se shqiptarët po largohen në vendi dhe kjo për shkak të keqqeverisjes. “Ne shqiptarët, në histori na kanë ndjekur rreziqet. Kemi patur fatin të kemi një pozicion gjeografik shumë të lakmueshëm, por të kemi edhe fqinj, të cilët kanë lakmuar trojet tona. Në këtë aspekt, lufta dhe vepra e Elez Isufit mbetet frymëzuese sot e përgjithmonë. Në trevat shqiptare pasi…