Lëkundje tërmeti janë regjistruar në Shqipëri rreth orës 15:38 të së martës. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Borsh dhe Himarë Fillimisht, faqja e tërmeteve EMSC ka raportuar se lëkundja kishte magnitudë 4.1, ndërsa më pas është shënuar magnituda 3.8 i shkallës Rihter. Edhe IGJEUM raporton paraprakisht se lëkundja ka pasur magnitudë 3.8 i shkallës Rihter. Nuk ka të dhëna për dëme deri më tani. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë Gjirokastra.
Author: tirana
Çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nuk do të ndryshojë pavarësisht krizës që po kalon sektori energjetik në të gjithë botën. Gjatë një interviste televizive, Zëvendëskryeministrja, njherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se duke nisur nga data 1 tetor do të vendoset si tavan fasha prej 800 kilovat/orë dhe konsumatorët familjarë, mbi këtë sasi, do të faturohen me vlerën e tregut. “Fasha mbi 800 do të fillojë të konsiderohet me çmimin e tregut. Zbatimi, synimi jonë është që të fillojë më 1 tetor”, tha Balluku duke bërë të ditur se çmimet e…
Pas ceremonisë me kampionen e Europës në atletikë, Luiza Gega, kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të martë në zyrë një tjetër kampion, boksierin shqiptar Florian Marku. “I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që të enjten synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC”, shkruan Rama bashkëngjitur disa fotove nga takimi. Florian Marku do të ndeshet ditën e enjte në Air Albania ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez.
Dy zyrtarë të lartë të motit në Hungari janë shkarkuar pasi kanë parashikuar gabimisht reshje të shiut, që nxiti shtyrjen e një shfaqjeje me fishekzjarre duke shkaktuar përplasje politike. Ajo që ishte cilësuar si “shfaqja më e madhe në Evropë e fishekzjarrëve” e paraparë të mbahej mbrëmje e 20 gushtit për të festuar Ditën e Shën Stefanit u shty nga Qeveria, disa orë pasi Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë lëshoi një paralajmërim për mot ekstrem. Atë natë, moti megjithatë ishte i qëndrueshëm, që çoi në shkarkimin e drejtueses së shërbimit të motit, Kornelia Radics, dhe zëvendësit të saj, Gyula Horvath. Shërbimi…
Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia së fundmi ka pasur një thirrje të veçantë dedikuar disa prej artistëve shqiptarë. Më saktësisht, ajo iu është drejtuar disa prej meshkujve të estradës që sipas saj janë homoseksualë, që të dalin lirshëm dhe të tregojnë orientimin e tyre pasi është koha për ta bërë këtë. “Është koha që artistët shqiptarë meshkuj homoseksualë të dalin hapur. Mendoj që na duhet vërtetësia në 2022-ën dhe shumë fansa mund të ndiheshin të përkrahur nga të preferuarit e tyre. U bë mjaft me këtë maskilitet toksik, të rremë. Ndaloni së postuari modele me pagesë. na tregoni disa të vërtetë.…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga inaugurimi i një teqeje në Bulqizë, deklaroi se Beogradi ka influencën më të fortë se kurrë më parë të shtrirë në Shqipëri. Berisha shtoi se Bulqiza është një vend me pasuri të mëdha natyrore, por për shkak të politikave të ndjekura ata janë kthyer në mallkim për qytetarët. “Pas largimit të armiqve shekullorë që mbajtën të pushtuar Shqipërinë, një armik tjetër shekullor u shfaq, me të cilin u përballën shqiptarët. Për fat të keq ky armik tjetër, që është Beogradi, e ka shtrirë sot influencën më shumë së kurrë në Shqipëri. Ndaj dhe…
Ardit Deliu mund të transferohet te Tirana, me kavajasin që prej kohësh është në bisedime me kampionët e Shqipërisë. Kavajasi i cili shkëlqeu te Laçi në kampionatin shqiptarë është i gatshëm t’iu bashkohet 26 herë kampionëve për sezonin e ri. Sipas “Panorama Sport” diskutimet janë shumë pranë fundit, ndërkohë që Deliu mund të prishë marrëveshjen në Letoni me Liepajën dhe të firmosë për Tiranën.
Poja Gaud ka përqafuar familjen e tij pas nëntë vitesh. Vajza ishte zhdukur nga Mumbai më 22 janar 2013, vetëm shtatë vjeç në atë përiudhë, kur një çift (Harry D’Souza dhe gruaja e tij Soni,) i ishte afruar pas shkollës me justifikimin për t’i ofruar një akullore. Vajza, tani gjashtëmbëdhjetë vjeç, nuk hoqi dorë kurrë nga kërkimi: ajo gjeti një video në YouTube të rrëmbimit të saj dhe arriti të gjente një numër për të kërkuar ndihmë. “Më rrihnin me rrip, me shkelmuan, më goditën me grusht. Një herë më rrahën aq shumë sa filloi të më dilte gjak nga…
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Knallës”, Shëngjin, duke kryer manovra të rrezikshme, kanë bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e automjetit që shfaqet në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit Gj. N. Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor “Drejtuesi i mjetit nuk rregullon shpejtësinë në afërsi të kryqëzimeve duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës”, ndaj shtetasit Gj. N. u vendos…
Pas ceremonisë shtetërore, kampionia Luiza Gega, ka zbuluar edhe shpërblimet financiare që përfiton nga suksesi i fundit në Evropë me vendin e parë në 3 mijë metra me pengesa. “Nuk është sekret ta them që nga vendi i parë, sipas ligjit të ri të sportit shqiptar përfitoj 40 milionë lekë të vjetra. Ndërsa si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, përfitoj edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra” – u shpreh Luiza Gega. Pra, në total Luiza Gega do të përfitojë 100 milionë lekë të vjetra. Njëkohësisht, ajo do të marrë titullin kolonele dhe do…
E fejura vrau veten pasi Kristian Fusha vodhi dy kasaforta në shtëpinë e motrës së saj. Tashmë është zbardhur edhe dinamika e vjedhjes së kasafortave, e cila u kthye në tragjedi. Prokuroria e Tiranës caktoi sot masën burg për 27-vjeçarin nga Malësia e Madhe, i cili pas vjedhjes u arratis bashkë me bashkëpunëtorin e tij në Mal të Zi, ndërsa kasafortat i la në Shkodër. Kristiani dhe Samanta sapo ishin fejuar dhe se dy ditë para vjedhjes e motra e Samanatës kishte organizuar një darkë familjare ku kishte pritur edhe çiftin e ri. Aty duket se ka nisur gjithçka, pasi…
Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky është zotuar të ngrejë flamurin e vendit në pjesë të Ukrainës që aktualisht kontrollohen nga Rusia. “Flamujt tanë do të valojnë përsëri në shtëpi, aty ku ata kanë të drejtë të jenë, në të gjitha qytetet, fshatrat e Ukrainës të pushtuara përkohësisht”, ka thënë ai gjatë një ceremonie të zhvilluar në Kiev. “Ne kurrë nuk do t’i njohim ngjyrat e dikujt tjetër në tokën tonë dhe në qiellin tonë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të mbrojmë flamurin tonë verdhe-blu.” Ukraina thotë se rreth 9,000 ushtarë të saj janë vrarë që nga pushtimi rus i 24 shkurtit, megjithëse BBC…