Author: tirana

Duke e konsideruar Reformën Territoriale të dështuar, demokratët do të kërkojnë që Shqipëria në zgjedhjet e ardhshme vendore të mos ketë më 61 bashki, por rreth 90 të tilla. Bashkëkryetarja demokrate e Komisionit të Reformës Territoriale, Dhurata Çupi deklaron se opozita ka gati draftin për ndarjen e re administrative të cilin do ta prezantojë në fillim të shtatorit. Por a kanë dakordësi demokratët në Komisionin e Reformës Territoriale për propozimin e tyre në një kohë që socialistët duan më pak se 61 bashki? Çupi sqaron se PD do të propozojë një shtim të bashkive në 11 qarqe, me përjashtim të…

Read More

Tritan Shehu dhe ish-deputetin Genc Pollo u përplasën me Berishën në vitin fund të vitit 1998, për drejtimin e PD-së. Pollo u tërhoq në momentet e fundit, duke marrë me vete një mëri të madhe politike, e cila çoi në shkëputjen e një grupi deputetësh nga PD-ja, me në krye Pollon dhe Tritan Shehun, duke krijuar më pas një parti të re.Pas ndarjes, Genc Pollo u angazhua për të zbuluar një dosje të pretenduar të Sali Berishës si bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Në emër të grupit të deputetëve të PD-së, Pollo shkoi një ditë në zyrën e Nazif Bezhanit,…

Read More

Ky reagim vjen teksa të dhënat e fundit shkencore kanë treguar se pothuajse dy e treta e kontinentit ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme sa i përket thatësisë apo për shkak të valëve të të nxehtit dhe mungesës së reshjeve të shiut. Raporti i publikuar në gusht nga Vëzhguesi Evropian i Thatësisë (EDO), trup që mbikëqyret nga Komisioni Evropian, tha se 47 për qind e Evropës po përballet me temperatura të nxehta, me deficit të theksuar të lagështisë, ndërkaq 17 për qind është në gjendje emergjente dhe në këto zona, për shkak të motit, është prekur vegjetacioni. Thatësia “duket të jetë…

Read More

Ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është refuzuar kërkesa për mbrojtje në liri. Dhomat e Specializuara përmes një vendimi të publikuar më 22 gusht kanë vendosur që Thaçi të mbahet në paraburgim. Sipas arysetimit “ekziston rreziku që Thaçi të arratiset” ose “të ndërhyjë në drejtësi”. Hashim Thaçi po mbahet në paraburgim që nga muaji nëntor i vitit 2020. Ai akuzohet për “krime” të supozuara lufte.

Read More

Një i burgosur në burgun e Drenovës ka tentuar të vetëvritet, duke bërë çarçafin si litar për t’u varur. Ka qenë një punonjës policie që e ka pikasur të burgosurin Ymer Jupi, i cili sipas informacioneve ka qenë në dhomën e izolimit. Dyshohet se 40-vjeçari vuan nga shëndeti mendor, ndërsa burime konfirmojnë se ai është dënuar për veprën penale të “vrasje e mbetur në tentativë”, ndërkohë që ka qenë i dënuar edhe për trafik të lëndëve narkotike. Jupi ka marrë mjekimin pranë spitalit të burgut, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk dihen shkaqet që e shtynë 40-vjeçarin drejt…

Read More

Policia ka arrestuar një vajzë në Bilisht për prishje të qetësisë publike. 27-vjeçarja Dezi Arapi, bashkë me motrën e saj, Xhesikën në orët e para të mëngjesit kanë dalë me makinë në qytet duke fyer qytetarët që kalonin në rrugë. Të njëjtin veprim e kanë bërë edhe me policinë, duke e kundërshtuar me dhunë. Prokuroria ka marrë tashmë në dorëzim materialet dhe do të hetojë në gjendje të lirë motrën tjetër, 23 vjeç.

Read More

Drejtori i Agjencisë së Ushqimit në Shkodër Gjekë Sokoli i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës. Dyshohet se Sokoli kishte lejuar një biznes pularie në Bërdicë të Sipërme, të vijonte punën e palicencuar duke prodhuar dhe shitur vezë me emërtime të markave të tjera dhe të pakontrolluara. Në lidhje me ngjarjen u vu në pranga nga policia e Shkodrës 55-vjeçari Viktor Gjini i cili ushtronte aktivitet tregtar, pulari, të paregjistruar në organet tatimore. Ndërsa në kërkim u shpall Inspektori i Mjedisit po në Shkodër. Gjekë Sokoli dhe Inspektori i Mjedisit akuzohen për veprën penale…

Read More

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër. Gjithashtu, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër. Ndërkaq, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Read More

Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli është përjashtuar nga aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Bordi i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka dhënë sot një vendim unanim, me sportisten që rezultoi pozitiv me doping pas fitimit të Kampionatit Europian në 29 maj në Tiranë. Deri në përgjigjen e testit të dytë, Veli është përjashtuar ndërsa ka ngrirë edhe shpërblimi për të në shumën 72 milionë lekë të vjetër. Deri në datën tetë shtator kur del testi i dytë, peshëngritja shqiptare do jetë në ankth. Kujtojmë se Veli fitoi tre medalje, 2 ari dhe një argjëndi në aktivitetin e fundit europian. Në rast se gjithçka…

Read More

Ndërsa Europa duket se po e sposton shikimin nga lindja, Mbrojtja italiane rilançon strategjinë e re për Mesdheun, duke theksuar edhe një herë akoma se cila është zona me interes strategjik prioritar për Romën. Pak javë më parë, ministri i Mbrojtjes Lorenzo Guerini ka paraqitur tri direktiva ministrore që fiksojnë prioritetet e dikasterit për 3 vjeçarin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Direktivën e Politikës Ushtarake Kombëtare, e Aktit të Drejtimit për Fillimin e Ciklit të Interguar të Programimit Strategjik dhe Formimin e Bilancit të Parashikimit dhe të Strategjisë së Sigurisë dhe Mbrojtjes për Mesdheun. Botimi i dokumentit nuk vjen papritur.…

Read More

Pasditen e sotme ne fshatin Dërmënas të Fierit një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesë. Dyshohet se shtetasi me iniciale Z. G., 55 vjeç është vetvrarë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Fier/Informacion paraprak Sot, rreth orës 16:00, në fshatin Dërmënas, Fier, dyshohet se në banesë është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasi Z. G., 55 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More