Author: tirana

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga inaugurimi i një teqeje në Bulqizë, deklaroi se Beogradi ka influcën më të fortë se kurrë më parë të shtrirë në Shqipëri. Berisha shtoi se Bulqiza është një vend me pasuri të mëdha natyrore, por për shkaka të politikave të ndjekura ata janë kthyer në mallkim për qytetarët. “Pas largimit të armiqve shekullorë që mbajtën të pushtuar Shqipërinë, një armik tjetër shekullor u shfaq, me të cilin u përballën shqiptarët. Për fat të keq ky armik tjetër, që është Beogradi, e ka shtrirë sot influencën më shumë së kurrë në Shqipëri. Ndaj dhe…

Read More

Gjuha e luftës dhe e vrasjeve, është e përditshme në fjalimet e politikës serbe. Së fundi ata kanë përfshirë edhe çeçenët. Opozita çeçene hedh poshtë akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se mercenarë të tyre janë përfshirë në Kosovë në operacione për eliminimin e serbëve. Akhmed Zakayev, kryeministër në mërgim i Republikës çeçene të Içkerisë, pavarësia e së cilës nuk njihet, i tha Shërbimit të Kaukazit Verior të Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë informacion se për çfarë bëhet fjalë. Qeveria e Kosovës nuk ka komentuar këtë akuzë, ndërsa shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, tha…

Read More

Irina Romanova, shtetase ukrainase, thotë se Shqipëria duhet të kishte ndjekur këshillën e Volodymyr Zelensky, për të mos pranuar turistët rusë. Për të rusët nuk erdhën si turistë, pasi një turist kërkon falje kur shkel ligjin dhe nuk lufton me ushtarakët. “Patjetër që janë spiunë dhe agjentë rusë, sepse e para, ata kanë hedhur lëndë kimike në drejtim të ushtarëve. Dhe e dyta unë jam guidë turistike dhe i njoh mirë vendet turistike të Shqipërisë. Nuk besoj se Gramshi është vend për t’u vizituar patjetër”, tha Romanova për “Euronews Albania”. Për të spiunët rusë nuk e kanë sulmuar Shqipërinë si…

Read More

Nga Artan Hoxha Në ditët e para të muajit gusht, ka ndodhur një prej pengmarrjeve më të bujshme në historinë e Shqipërisë. Sot, në ditët e fundit të muajit gusht pamë një tjetër pengmarrje, por live. Kryeministri i Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe një taborr me ministra të qeverisë morën peng live, në bulevardin “Dëshmoret e Kombit” kampionen e sapo shpallur te Europes në 3000 metra, Luiza Gegën. Çdo qytetar i kryeqytetit apo çdo shqiptar që ka dalë qoftë dhe një herë të vetme për një shëtitje nga liqeni artificial e ka parë me sytë e tij ku stervitet Luiza…

Read More

Kontingjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) janë nisur në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit të KFOR. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i pranishëm në ceremoninë e përcjelljes e vlerësoi këtë si një moment të veçantë për faktin se këta efektivë nisen në mision si përfaqësues të vendit në përpjekjet e Aleancës së NATO-s për t’i shërbyer sigurisë dhe paqes. “Republika e Shqipërisë në vijimësi ka dëshmuar se është jo vetëm faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal e më gjerë, por edhe një aleat serioz, i…

Read More

Pamjet e rënda që shihni tregojnë momentin kur 25-vjeçarja Enkeleda Trungu mbytet në një pishinë në periferi të kryeqytetit. Vajza ka qenë në një pishinë bashkë me një djalë dhe në një moment teksa të dy laheshin ajo nis të zhytet. Abcnews ka nxjerr pamjet ku Trungu futet në pishinë me 33-vjeçarin Orjolin Mete, i cili ka në dorë një celular dhe filmon zhytjet e vajzës. Pasi qëndrojnë disa minuta aty, ndërkohë që nuk ka asnjë person nga stafi i kompleksit përreth që të kujdeset për vizitorët që frekuentojnë pishinën, vajza zhytet në ujë dhe nuk del më. Po ashtu,…

Read More

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka në një konferencë për mediat ka deklaruar se Partia e Lirisë, ka depozituar në SPAK 50 dokumente të cilat i ka bërë publike në deklaratat e strukturës Antikorrupsion. Caka deklaroi se SPAK është vënë në dijeni sot sesi kompania koncensionare e inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV shpk, i ka dhënë një hua prej 500.000 euro një punonjësi e më pas i ka shitur dhe një tokë në vlerë 19.550.000 lekë. Sipas saj, më pas po ky punonjës i cili konsultohej nga kompania e Stela Gugalles, Consulting Se Partners aplikon dhe shpallet…

Read More

Kampionia e Europës në Atletikë, Luiza Gega ka falenderuar kryebashkiakun Erion Veliaj për mbështetjen e vazhdueshme që ai ka treguar ndaj saj dhe sportit. Duke folur në pritjen e organizuar për dekorimin e saj, Luiza Gega tregoi edhe një mesazh që ka marrë nga Veliaj në kohën kur po stërvitej në Kenia, çka e ka emocionuar jashtë mase. “Zoti kryetar i Bashkisë, kurrë nuk kam ndjerë një politikan më të afërt se ju. Nuk do ta harroj kurrë mesazhin tuaj kur kam qenë në Kenia, një gjest njerëzor. Më pyete si shkon stërvitja, çfarë nevojash keni? Këtë e kam vlerësuar…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi dha lajmin e bukur se kampionia e Europës, Luiza Gega do të marrë gradën Kolonel pas arritjes së jashtëzakonshme. “Ka pasur nga ata që në vend që të gëzohen janë përpjekur ta helmojnë atmosferën me komente. Çfarë ka bërë shteti për Luizën, a ka shtëpi Luiza apo jo. Mbështetja e qeverisë nuk mund të ndryshojë gjithçka në jetën e një sportisti. Sot sportistët trajtohen vlerësohen me respekt dhe dinjitet brenda mundësive dhe kushteve të një shteti si Shqipëri. Kemi një kuadër ligjor të përafruar me atë të BE. Një buxhet të shtuar disa…

Read More

E arta Luiza Gega, kampione e Europës në atletikë, tha se sot ndihet krenare më shumë se kurrë. Luiza tha edhe se donte t’i tregonte Europës që edhe ne, një vend i vogël mund t’ia dalim. “Sot ndjehem më e emocionuar se kurrë. Vendosa të vi me ngjyrat kuqezi se ndihem më krenare se kurrë, jo për aq sa arrita, por doja ti tregoja Europës që edhe ne mundemi. Unë në fakt dua ta nis me disa falënderime, sepse s’do isha kurrë sot, familja ime që ka sakrifikuar vërtetë shumë, trajnerit tim, sot nuk do isha këtu apo në majat…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në ceremoninë e nderimit të Luiza Gegës, e shpallur pak ditë më parë si Kampione e Europës në atletikë, tha se Gega i dha Shqipërisë letra të reja fisnikërie. Po ashtu me ironi, kreu i qeverisë tha se nuk ndodh shpesh që të mundet Gjermania, por që sipas tij, sot në këtë sallë ajo është e dyta pas Shqipërisë. “E dashur Luiza, kampione e Europës. Është krenari dhe një privilegj i veçantë që të kemi këtu mes nesh, këtu u thanë shumë fjalë por prapë kjo arritje të lë pa fjalë por të…

Read More

I pranishëm në ceremoninë e nderimit të kampiones së Europës, Luiza Gega në Kryeministri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka dhënë lajmin për zhvillimin e projektit të njëjtë si tek Arena Kombëtare edhe për Pallatin e Sportit dhe për stadiumin “Selman Stërmasi”. “Me kërkesë të kryeministrit ne kemi filluar të gjitha procedurat që të bëjmë të njëjtin projekt që u bë me Arenën Kombëtare dhe për Pallatin e Sportit dhe për stadiumin “Selman Stërmasi”. Tani pyetja është do i bëjmë këto sa kemi takat apo do harxhjmë të sqarojmë cinikët, thikat pas shpine që marrin gjysmën e kohës të realizojmë…

Read More