Author: tirana

Në ceremoninë e nderimit të Kampiones Europiane, Luiza Gega në Kryeministri, fjalën e parë e mori kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili tha se sportistët janë ambasadorët më të mirë të vendit. “Kryeministri ka vendosur një standard që kampionë të tillë duhet të mirëpriten gjithmonë në këtë mënyrë. Zoti kryeministër kemi nisur një rrugë të përbashkët duke bërë ligje të mira në parlament. Sportistët shqiptarë nuk marrin më rrugën e emigrimit për flamuj të tjerë. Luiza është anëtare e Forcave të Armatosura, duhet ta falënderojmë ministri Peleshi për ndihmë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, ne qeverinë e duam…

Read More

E arta e Shqipërisë, kampionia Europiane në atletikë, Luiza Gega është pritur nga qindra qytetarë me flamuj kombëtarë, të cilët kanë përshëndetur kampionen. Ajo nuk ka mbajtur dot emocionet dhe ka shpërthyer në lot, teksa ka marrë duartrokitjet nga qytetarët e shumë të cilët kishin dalë që ta presin. Në makinë, ishte edhe trajneri i atletes Taulant Stërmasi dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Me një gjest të veçantë ka zgjedhur kryeministri Edi Rama të urojë kampionen e Europës në atletikë. Teksa Gega mbërriti përpara kryeministrisë, Rama i puthi duart në shenjë mirënjohjeje. Të shtunën, Luiza Gega bëri një paraqitje…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka pritur në një takim boksierin e suksesshëm shqiptar Florian Markun, i cili është kthyer në atdhe për të realizuar ndeshjen e tij të ëndrrave, për titullin e tij të dytë WBC Silver, përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez. “Me kënaqësi të veçantë mirëprita në MAS një tjetër kampion, boksierin e suksesshëm shqiptar Florian Marku, i cili është kthyer në atdhe për të realizuar ndeshjen e tij të ëndrrave, për titullin e tij të dytë WBC Silver, përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez. Uroj që Floriani dhe çunat kuqezi të na dhurojnë fitore…

Read More

Tradita vijon edhe këtë vit me të rinjtë, tashmë të Partisë së Lirisë me kampingun veror në Jalë. Kryetari Ilir Meta, ka ndarë një foto në facebook, ku shihen në mesin e të rinjëve dhe shkruan se “Nuk ka më bukur se sa ta nisësh ditën kështu”.

Read More

Këtë të martë, një 72 vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit, nën akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur. Ndalimi u bë i mundur pas kallëzimit të bërë në komisariatin e qytetit nga prindërit e dy vajzave. Dyshohet se i moshuari ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht dy vajzat, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Read More

Flori Mumajesi sot feston datëlindjen e tij. Por kjo ditë, më shumë se speciale, është e dhimbshme për artistin. I “zhdukur” nga rrjete sociale, artisti që publiku e do aq shumë, përmes një postimi në llogarinë e tij personale Instagram, ka kujtuar nënën e tij të ndjerë. Me një foto kur ka qenë fëmijë, i ulur në prehërin e nënës. “Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur në këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova i…

Read More

Vrasja mëngjesin e kësaj të marte, erdhi pas një sherri që nisi në një lokal në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës. Alfons Palushani vrau me kallashnikov me 7 plumba Agron Metushi, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Pas debatit mes tyre në një lokal të zonës, 37-vjeçari shkoi mori një armë dhe pasi u kthye qëlloi viktimën me 1 plumb në kokë, 4 në gjoks dhe 2 në krah. 51-vjeçari humbi menjëherë jetën. Pas ngjarjes ai u largua nga vendngjarja me një makinë tip BMW X5. Autori nuk është arrestuar ende nga policia. Palushani është emigrant në Angli…

Read More

Nga Jorida Tabaku Dita e përkujtimit te viktimave të regjimeve totalitare (komunizëm dhe nazizmi) nuk mund të mbetet thjesht një datë përkujtimore në kalendarin e një vendi si Shqipëria. Që për gati 50 vjet u rrënua në të gjithë dimensionet e saj nga një prej diktaturave më të egra komuniste. Për nga numri i viktimave, të të internuarve dhe atyre që u persekutuan në raport me popullsinë, shqiptarët përjetuan terrorin e ngjashëm me stalinizmin, ku vuajtjet dhe terrorit nuk i shpëtuan as ata që fizikisht nuk ishin në burgje apo internime. Dhe është e qartë që një shoqëri e mbrujtur…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë ka emëruar drejtorin e ri të Burgut të Fierit. Ish-drejtori mëparshëm Arjan Hasani është caktuar në një detyrë të re, ndërkohë që për periudhën në vazhdim është emëruar Ervin Bushi. Ai ka mbajtur më parë detyrën e kreut të ALUIZN-it dhe ASHK Fier.

Read More

Ish-Presidenti i SHBA Donald Trump, ka paditur Departamentin Amerikan të Drejtësisë për kontrollet e kryera nga FBI në vilën e tij në Mar-a-Lago në Florida, ku u sekuestruan dosje të ndryshme. Ekipi ligjor i Donald Trump ka kërkuar që të pezullohet hetimi për dosjet e sekuestruara dhe në padinë e ngritur kërkohet gjithashtu që dokumentet që u morën nga FBI të mbikëqyren nga një avokat i pavarur. 11 dosje të ndryshme me informacion të klasifikuar u morën në fillim të muajit Gusht në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago. Trump po hetohet për keqpërdorim të mundshëm të dokumenteve shtetërore.

Read More

Disa subjekte politike në Mal të Zi duan zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa të tjera shqyrtojnë formimin e qeverisë së re. Për këtë të fundit ka disa opsione, nga një qeveri partiake me një program konkret politik deri te një qeveri kalimtare, detyrë e së cilës do të ishte organizimi i zgjedhjeve. “Formimi i një qeverie të re është opsion më real se zgjedhjet e reja, ndonëse të gjitha kombinimet që aktualisht janë në lojë, duken të vështira për t’u arritur”, thotë për Radion Evropa e Lirë aktivisti dhe kolumnisti malazez, Stefan Gjukiq. Më 20 gusht, Kuvendi i Malit të…

Read More

Vëllezërit e 60-vjeçarit Besim Zeneli që u plagos pak pas mesnate në Laç, janë emra të njohur për policinë, pasi janë përfshirë disa vite më parë në një vrasje në lumin e Matit. Kjo është pista e parë e hetimeve ku është fokusuar Policia. 60 vjeçari është banues në fshatin Shullaz, Kurbin, dhe ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç-Lezhë, kur është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e të shtënave 60-vjeçari ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën…

Read More