Kur u pyet për vrasjen e Darya Duginas, vajzës së një ultra-nacionalisti rus, në një sulm me bombë me makinë pranë Moskës, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit u shpreh se Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve kudo. Në konferencën për mediat, zëdhënësi Ned Price nuk pranoi të komentonte nëse Washingtoni e dinte se kush qëndronte pas sulmit. Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë akuzoi shërbimet sekrete të Ukrainës për vrasjen e Dugina-s, transmeton Telegrafi. Zyrtarët ukrainas kanë mohuar çdo përfshirje në shpërthim. Gazetarja Darya Dugina, 29 vjeçe, vdiq të shtunën kur një automjet që ajo…
Author: tirana
Dy rusët dhe shtetasi ukrainas, të dyshuar për spiunazh, nuk kanë qëndruar dhe fjetur gjatë tre ditëve në asnjë hotel në Gramsh. Burime thanë për “News24” se ata kanë fjetur dhe kanë qëndruar në kodër lart uzinës së Çekinit, ku ndodhet një ish-repart ushtarak i braktisur, i cili më parë ka qenë kundërajrori për mbrojtjen e uzinës. Vendqëndrimi i tyre është konfirmuar edhe nga dëshmitarë okularë, të cilët i kanë parë tre të huajt të qëndronin brenda në ish-repartin ushtarak të braktisur.
Kancelari gjerman Olaf Scholz u gjend papritur i rrethuar nga dy gra “topless”, të cilat në shenjë proteste kërkuan një embargo ndaj importeve të gazit rus. Scholz po bëhej gati për të bërë një fotografi, kur dy aktivistet u afruan dhe hoqën bluzat e tyre, e ku në trup kishin shkruar: “Embargo gazit rus tani”. Ekipi i sigurimit të kancelarit reaguan menjëherë dhe i larguan dy gratë protestuese Ky veprim vjen pas deklaratave të bëra më herët nga Scholz, i cili nuk e sheh embargon ndaj importeve të gazit rus si një zgjidhje që do të çonte në përfundimin e…
Dashi Dashi? Por si është e mundur, shumë prej jush do të pyesin veten. Dashi mund të konsiderohet si një nga shenjat më dinamike, por është gjithashtu një nga më stresuesit. Ai nuk është aspak fleksibël dhe vazhdimisht dëshiron të pohojë dominimin e tij, gjë që e bën atë veçanërisht të lodhshëm. Kush do të dëshironte të bisedonte me një person me mendime që nuk është dëgjues i mirë dhe që vazhdimisht mendon se i di të gjitha? Kjo nuk është argëtim. “Egoja” e tij e fortë shpeshherë i lë në hije elementet e tij pozitive. Bricjapi Bricjapi është rasti…
Një fëmijë 7 vjeç ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Nëna e të miturit ka tentuar ta shpëtojë atë, duke mbetur vetë e plagosur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa burime nga KEDS-i i thanë Klan Kosovës se kanë dërguar një ekip ekspertësh në vendngjarje, dhe pritet një raport për rastin.
Shërbimi i Sigurisë Federale të Rusisë (FSB) ka akuzuar shërbimin sekret të Ukrainës se qëndron pas sulmit me bombë, që la të vrarë vajzën e një ideologu të së djathtës ekstreme, që ka lidhje me Kremlinin. Kievi menjëherë ka mohuar se ka lidhje me vdekjen e Darya Dugina, e cila u vra pasi makina me të cilën po udhëtonte eksplodoi në rajonin e Moskës më 20 gusht. FSB pretendoi më 22 gusht se “autori” i këtij krimi ishte një ukrainas, i cili kishte udhëtuar në Rusi përmes Estonisë. Ky shërbim nuk tregoi asnjë të dhënë për të mbështetur këto akuza.…
4 turistë gjermanë kanë mbetur të bllokuar këtë të hënë në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës”. Ata kanë qenë duke eksploruar me këmbë zonën, por janë bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, uniformat blu janë nisur në drejtim të zonës, ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Fatmirësisht është bërë e mundur nxjerrja e 4 turistëve nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar, të cilëve, më pas, u është ofruar asistenca mjekësore.
Partia e Lirisë ka hapur kampingun veror të të rinjve në Jalë. Kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta, në fjalën e tij ndau edhe një mesazh për të rinjtë. “Që nga 25 korriku kam rënë 7-8 kile, kështu po të bëjmë garë mund të vendosim rekorde të reja. Jemi nisur për malore dhe para jush është një njeri që ka bërë gjatë këtyre 5 viteve që bënit Jalën ka ngjitur Jezercën, do bëj edhe Malin e Çikës. Ka disa parime, dhe parimi i parë është që po nuk u stërvite në kodra nuk ngjitesh dot në male, jam i…
Shefi i ushtrisë ukrainase, gjeneral Valerii Zaluzhnyi thotë se si pasojë e sulmit të Rusisë në Ukrainë, që këtë javë shënon gjashtë muaj që prej fillimit të tij, janë vrarë 9 mijë ushtarë ukrainas. Komentet e tij vijnë ndërsa nuk ka ndonjë shenjë se intensiteti i luftimeve po bie. Gjatë një aktiviteti për veteranët, Gjeneral Valerii Zaluzhnyi, tha se duhet treguar kujdes për fëmijët e Ukrainës pasi “baballarët e tyre shkuan në front dhe mund të jenë ndoshta ndër 9 mijë heronjtë e vrarë”. Në Nikopol, në bregun përballë të lumit pranë centralit kryesor bërthamor të Ukrainës, bombardimet ruse plagosën…
Policia e Tiranës ka marrë një telefonatë se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë. Pas njoftimit, uniformat blu shkuan në vendngjarje dhe konstatuan brenda në pishinë, vajzën me iniciale E.T., 25 vjeçe, në gjendje të rëndë, e cila ishte e shoqëruar nga shtetasi O.M., 32 vjeç. E reja, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
28-vjeçari që humbi jetën këtë të hënë në Lezhë, teksa ndodhej në paraburgim, është identifikuar si Ordison Kastrioti. Mësohet se i riu ishte ndjerë keq në qeli dhe ishte transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, por fatkeqësisht mbërriti pa shenja jete. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Kastrioti ndodhej në paraburgim pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Kreu i PD-së Sali Berisha do të organizojë një foltore në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha, i cili ka postuar dhe një foto me kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin e degës së PD Romë. Foltorja do të mbahet më 18 shtator. “Me kryetarin e PD Sali Berisha dhe me Kryetarin, Nënkryetarin dhe Sekretarin e degës Romë-Itali. Më 18 shtator “Foltore” në Romë ✌️”, shkruan Hoxha.