Author: tirana

104 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Nga 358 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar me koronavirus 41 persona në Tiranë, 14 në Lushnje, 8 në Berat, 6 në Gjirokastër, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Kavajë, Divjakë, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Vorë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Skrapar, Gramsh. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 3.583 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 25 pacientë, ndërsa në 24…

Read More

Anthony Fauci do të largohet nga rolet e tij si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe si shef mjekësor i presidentit Joe Biden në fund të këtij viti, duke shënuar fundin e 50 viteve si eksperti kryesor i sëmundjeve infektive. “Po njoftoj sot se do të largohem nga postet e Drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe Shefit të Laboratorit të Imunoregulimit të NIAID-it, si dhe nga posti i Këshilltarit Kryesor Mjekësor të Presidentit Joe Biden. Do të largohem nga këto pozicione në dhjetor të këtij viti për të ndjekur kapitullin tjetër…

Read More

Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut ku në zonat qendrore të vendit reshjet janë theksuar në orët e pasdite. Mësohet se rrugët e qytetit të Gramshit dhe ato të Elbasanit janë përmbytur. Përmbytja në qytetin e Gramshit vjen nga bllokimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, Gramshi është e dyta herë që përmbytet nga shirat e verës. Ndërkohë moti i keq ka përfshirë edhe fshatrat përreth. Dhe qyteti i Elbasanit është prekur nga shirat e rrëmbyeshëm duke lënë pa energji elektrike lagje të ndryshme të qytetit.

Read More

Testi i drogës i kryeministres finlandeze Sanna Marin ka rezultuar negativ, njoftoi këtë të hënë zyra e shtypit të kabinetit të Finlandës. Marin iu nënshtruar këtij testi më 19 gusht pas qarkullimit të videos ku ajo shfaqej duke bërë kërcim provokues dhe erotik me një këngëtar. Sakaq, informacione më të detajuara për testin, mostrat dhe mënyrën e kryerjes së testit pritet të jepen nga zyra e kryeministrit finlandez, ndërsa sipas burimeve, testin e ka paguar personalisht Sanna Marin.

Read More

Moti i keq ka bllokuar gjashtë turistë në kanionin e Langaricës në Përmet. Policia e Përmetit njofton se turistët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur orientimin dhe kanë mbetur të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”. Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar për kërkimin dhe shpëtimin e tyre një grup i shërbimit zjarrfikës të bashkisë dhe grupi gatshëm i policisë.

Read More

Të rrëzuara nga sheshet e Tiranës gjatë lëvizjeve të vitit 1990, statujat e Stalinit dhe Leninit janë rishfaqur të ekspozuara në vilën qeveritare që përdoret për pritje zyrtare të kryeministrit – një akt i gabuar dhe fyes sipas njerëzve që vuajtën pasojat e diktaturës. Një statujë bronxi e Josif Stalin vështron mbi një rrugë të populluar të Tiranës nga brenda murit të një vile qeveritare – dikur shtëpi e ish-kryeministrit komunist, Mehmet Shehu në lagjen e ish-Bllokut. Statuja qëndron pas një ZIS-i, makinë e përdorur nga ish-Sigurimi famëkeq, dhe pas tij me pak mundim mund të dallosh edhe një statujë…

Read More

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka folur pas fluturimit mbi sheshin “Skënderbej” të dy avionëve bombardues B52. Ajo u shpreh se kjo e bën shumë të qartë që për SHBA, marrëdhënia në fushën e mbrojtjes është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kim u ndal edhe te rasti i ndalimit të tre të huajve në uzinën e armëve në Gramsh duke theksuar se do të priten përfundimet e hetimit dhe vënia para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës. “Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52.…

Read More

Tetë shqiptarë kanë rënë në prangat e Gardës Civile spanjolle pasi akuzohen për trafik droge. Ata dolën ditën e sotme para Gjykatës në Alcañiz, ku është vendosur masa e sigurisë burg pa kusht ndaj tyre. Ata i përkasin një bande kriminale që kultivonte 11.500 bimë marihuanë të përhapura në plantacione në Castellote dhe Beceite. Plantacioni më i madh në qytetin e Maestrazgo, me gjithsej 10,000 bimë të vendosura në pika të ndryshme të komunës, nga ana tjetër, në Beceite u gjetën edhe 1500 bimë të tjera. Shqiptarët u ndaluan dy ditë më parë dhe janë pjesë e një bande me…

Read More

Në harkun kohor të 40 ditëve Shqipëria është vënë dy herë, nën shënjestrën e shërbimeve sekrete jo mike me Shqipërinë. Fillimisht nga shërbimi sekret Iranian që ndërmorën një sulm masiv kibernetik dhe të shtunën nga GRU shërbimi sekret ushtarak rus apo ai i jashtëm SVR duke tentuar hyrjen në uzinën ushtarake të Gramshit. Këto zhvillime e gjejnë Shqipërinë pa drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror në detyrë. Në këto kohë kritike për Shqipërinë ku SHISH merr një rol parësor, për plot 12 muaj shërbimi sekret shqiptarë nuk do të drejtohet nga drejtori Helidon Bendo. Top Channel, nga një burim në institucionit…

Read More

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, në fshatin Beltojë, janë përfshirë në aksident rrugor, automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. Gj., 30 vjeç, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin malazez P. G., 42 vjeç dhe automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin kosovar A. B., 24 vjeç.Si pasojë e këtij aksidenti, janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, njëri prej të cilëve, shtetasi I. Gj. është në gjendje të rëndë, si dhe janë dëmtuar gjithashtu shtetasit D. Gj., 54 vjeçe, O. G., 44 vjeçe dhe A. H., 25 vjeçe, pasagjere në këto automjete.Grupi hetimor vijon punën për…

Read More

Policia Kufitare e Rinasit njofton se gjatë kontrolleve, janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare rreth 80 shtetas në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe iu refuzua hyrja në Shqipëri, rreth 500 shtetasve të vendeve të treta, të cilët kanë qenë të dyshuar për qëllimin e udhëtimit. Të deportuar dhe për këtë vit janë përpunuar mbi 3200 shtetas, të cilët janë prapësuar kryesisht nga Britania e Madhe dhe Franca, si u kapen rreth 10 persona në kërkim që kishin ndryshuar gjeneralitetet, me qëllim shmangien e kontrollit kufitar. Sakaq mbi 3 milionë pasagjerë numërohen në pikun e sezonit turistik në Shqipëri.…

Read More

Ambasada ruse ka reaguar për herë të parë në lidhje me incidentin që ndodhi në Gramsh dy ditë më parë, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas sulmuan dy ushtarë shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh. Ambasada sqaron se nuk ka marrë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim. Sipas trupës diplomatike ruse në vend, i është dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për t’i vënë në dijeni për detajet e ngjarjes. “Misioni diplomatik informohet për incidentin e ndodhur vetëm nga mediat”, thuhet…

Read More