Author: tirana

Një aksident është regjistruar këtë hënë në Himarë. Mësohet se shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Potam”, Himarë. Njoftimi Himarë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.…

Read More

Kohët e fundit Gerard Pique është bërë një personazh i rregullt në shtypin e thashethemeve. Nëse marrëdhënia e tij me Shakirën tashmë ka marrë fund, ai duket se menjëherë ka nisur një marrëdhënie të re, nisur edhe nga fotot e publikuara së fundmi. Mbrojtësi i Barcelonës aktualisht po shijon një lidhje me një të re të quajtur Clara Chía, me të cilën është fotografuar dhe me të cilën nuk fshihet më. Dëshmi për këtë janë pamjet që programi ‘Socialité’ transmetoi ekskluzivisht të shtunën, ku shihej sesi katalanasi puthte partneren e tij. Imazhet e publikuara duket se kanë mërzitur Shakirën. Dhe…

Read More

Mediat britanike raportojnë se pas sulmit me bombë që vrau vajzën e ideologut të Putinit, Aleksandër Dugin fshihen pikërisht agjentët e shërbimit sekret rus, FSB. Ka dyshime të forta se rrethi i ngushtë i Putinit është duke kundërshtuar politikat e tij në Ukrainë duke bërë që fillimisht t’i “marrin krahët” përmes ekzekutimit të vajzës së personit të rendësishëm për të, siç është Aleksandër Dugin, i njohur ndryshe dhe si “Rasputini i Putinit”, një paralelizëm me periudhën carit të fundit Nikola. Frustrimi dhe zemërimi po shtohen për luftën e Rusisë në Ukrainë, teksa një nga ish-komandantët e Putinit që madje e quajti…

Read More

Robert Necaj, vrojtues i plazheve, së fundmi ka rrezikuar jetën e tij teksa ka shpëtuar nga mbytja dy fëmijë. Ngjarja ndodhi në Shëngjin. Ai ka treguar për mediat se si arriti që të shpëtonte motër e vëlla, por pasi i kishte nxjerrë në breg, vetë kishte humbur ndjenjat dhe kishte rënë me fytyrë përtokë. Madje ai shkoi edhe më tej, teksa tha se askush nuk e kishte ndihmuar, madje as nuk kishte marrë falënderime për shpëtimin e dy fëmijëve nga Kosova. “Ishin futur në një zonë shumë të rrezikshme, vajza po i thërriste vëllait të kthehej. Vëllai po dridhej, kishte…

Read More

Ministri Bledi Çuçi, në një konferencë për mediat, ka reaguar në lidhje me rastet e shtetasve të huaj që janë kapur në uzinat e armëve në Gramsh e Poliçan. “Në lidhje me hetimin dua t’ju them si ministër i Brendshëm që për Gramshin ka një hetim që ka nisur dhe një akuzë e procedim nga Prokuroria e Elbasani. Është një rast që as e kemi mbivlerësua as nënvlerësuar. Pavarësisht se ky objekt është i deklasifikuar, për nga rrethanat si kanë tentuar të hyjnë dhe pajisjet që kishin me vete dhe për shkak të agresionit ndaj personave në detyrë, janë marrë…

Read More

Manchester United është shumë aktive në ditët e fundit të merkatos së kësaj vere, Cody Gakpo është shumë pranë transferimit në “Old Trafford”. Sulmuesi i PSV-së ka dhënë “dritën” jeshile, ndërsa dhe anglezët kanë gati ofertën e duhur. Holandezët kërkojnë 33 milionë paund, një shifër që drejtuesit United janë të gatshëm ta paguajnë, për të mbyllur me sukses këtë operacion. 23-vjeçari ka shënuar dy gola në dy javët e para në Eredivisie, ndërsa edicionin e kaluar shënoi 12 gola në 27 ndeshje.

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi sot se do të padisë më 1 shtator Autoritetin e Dosjeve. Kjo padi vjen pas dokumentit të “Dosjeve” se Ilir Meta rezulton si bashkëpunëtor ish-Sigurimit të Shtetit. Në një konferencë për shtyp, Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar falsifikimin e dosjes gjatë kohës kur ai ishte president i Republikës. “Juristët e mi po punojnë. Jam njohur me dosjen, nuk ekziston dhe s’mund të ekzistojë për Ilir Rexhep Metaj dhe kot lodhen dhe bëjnë qesharakë edhe institucionet shtetërore. Ua kam treguar edhe origjinën që nga çerdhja deri te pazari I ri.…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi kanë dalë në një deklaratë të përbahskët për mediat, në lidhje me incidentin e ndodhur në Gramsh ku u sulmuan dy ushtarë shqiptarë nga dy shtetas rusë dhe një ukrainas. Në fjalën e tij, Peleshi tha se institucionet vepruan në kohë dhe siç duhet. Po ashtu ministri u shpreh se rasti po hetohet me seriozitet dhe se nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër. “Në Gramsh demontohen armë të ndryshme. Aktiviteti i fundit ka qenë vitin e kaluar. Ka pushuar së funksionuari si…

Read More

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi sot se po e trajtojnë me seriozitet ngjarjen e Gramshit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, Peleshi tha se institucionet kanë vepruar në kohë dhe siç duhet. “Ngjarjet e fundit nuk janë të zakonshme. Të gjitha institucionet kanë vepruar në kohë dhe siç duhet. Dua t’ju konfirmoj se jemi të përgjegjshëm dhe seriozë në trajtimin e ngjarjes së Gramshit. Ka disa nivele klasifikimi të pronave të ushtrisë, baza dhe ish uzinave. Ato që janë të klasifikuara nuk është e lehtë, madje e pamundur të aksesohen. Kemi edhe…

Read More

Një nga ish-punonjësit e uzinës së armëve në Gramsh, tregon se uzina e vënë në punë në vitin ‘65 ishte shumë moderne për kohë. ”Kishte fuqi punëtore prej 1200 vetë, gjithë Gramshi punonte atje. Nisi me specialistë nga Durrësi, Korça të specializuar në Kinë. Ruhej me roje, por prodhimi i mbyll pas viteve ‘90 dhe ruajtja nuk ishte më në nivelin e dikurshëm”. Ai thotë se punonin rreth 1200 vetë, por shumë prej tyre nuk kishin dijeni së çfarë prodhohej në reparte të caktuara. Po ashtu thekson se uzina ka qenë sekrete. “Kam punuar nga viti ‘72-‘75 në repartin termik.…

Read More

Dy shtetasit rusë dhe një ukrainas të kapur në uzinën ushtarake të Çekinit në Gramsh, do të hetohen për spiunazh nga prokuroria e Elbasanit. Në bazë të materialeve të referuara nga policia, ka nisur procedimin penal ndaj tyre për akuzat e goditjes për shkak të detyrës, dhënia e informatave sekrete dhe sigurimi i informatave, vepra penale këto të kryera në bashkëpunim. Shtetasit rusë janë pajisur me avokatë kryesisht. Ata janë shprehur se nuk kanë lidhje me spiunazhin, por se ishin blogera në rrjetet sociale. Reagimi i ashpër ndaj efektivëve të forcave të armatosura dhe pajisjet e gjetura në automjetin më…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët, thotë se më 1 shtator do të padisë Autoritetin e Sigurimit të Dosjeve, për shkelje të ligjit. “Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit organik të dosjeve te sigurimit të shtetit. Për falsifikime të qëllimshme të qytetarit. Për manipulim për qëllim shantazhi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Unë jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së qytetarit F.T. nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn”.

Read More