E arta e atletikës në Europë, Luiza Gega është pritur me ceremoni në Rinas nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, dhe përfaqësues të sportit në Shqipëri. Ministrja u shpreh se ditën e nesërme do të organizohet edhe ceremonia zyrtare në Kryeministri, ku do t’i dorëzohet sportistes edhe një medalje. “Unë që kam patur fatin ta njoh nga afër e di shumë mirë se tek një trup i vogël, ka një vajzë dinjitoze, e që nuk mund të ishte ndryshe. Të jesh kampione e Europës nuk mjafton vetëm talenti por duhet shumë punë dhe mund. Luiza me shumë sakrifica ja ka…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social “Facebbook” një mesazh sensibilizues, ku i bën thirrje qytetarëve që të mbajnë pastër vijën bregdetare, duke hedhur mbeturinat në kosh. “MBETJET NË KOSH për një vijë bregdetare të mrekullueshme siç NATYRA e ka falur dhe biri i natyrës, NJERIU, ia ka borxh ta mbajë pastër”, shkruan Rama në Facebook .
61-vjeçari Paulin Pacuku, të dielën vrau nga pakujdesia bashkëshorten e tij Vitore Pacuku. Autori është vënë në pranga nga policia e shtetit e ndaj tij janë ngritur akuzat vrasja nga pakujdesia dhe armëmbajtja pa leje. Babai i dy fëmijëve, ka qenë pjesë e strukturave të policisë Mirditë për disa vete dhe më pas ishte larguar jashtë vendit, por ishte rikthyer sërish më vendlindje disa vite më vonë. Në momentin e krimit asnjëri prej fëmijëve nuk ishte në shtëpi. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Jezull të Mirditës, ndërsa të afërm të Vitore Pacukut pretendojnë se ngjarja nuk…
Ndihma e qeverisë greke për familjet dhe bizneset për të mbuluar tarifat e energjisë elektrike do të arrijë në 2 miliardë euro. “Në muajin shtator llogaritet të afrohemi në 2 miliardë euro”, tha për mediat në shtetin fqinj ministri Financave, Christos Staikouras. Subvencioni i shpallur për muajin gusht ishte 1,136 miliardë euro. Konkretisht, tarifa bazë (C1/C1N) e shpallur nga PPC për muajin shtator është 0,788 euro/KWh për konsum deri në 500 KWh dhe 0,800 për mbi 500 KWh. Çmimet e larta të energjisë për muajin shtator janë si pasojë e rritjes së çmimeve në Bursën e Energjisë, e cila vjen…
Për ngjarjen në Gramsh, prokurorët kanë dyshime se dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas janë spiunë dhe kanë përdorur rrjetin social Telegram për komunikim. Hetuesit dyshojnë se të huajt janë pjesë e agjencive të huaja sekrete dhe se paraqitja e tyre si turistë eksplorues ishte kamuflim. Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë. Shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shpresa që marrëveshja me Kosovën për dokumentet dhe targat e makinave të arrihet para 1 shtatorit. Në të kundërt, paralajmëroi presidenti i Serbisë, serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet. “Kemi mbështetjen e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës për të gjetur një zgjidhje kompromisi me qeverinë në Prishtinë për çështjen e targave të automjeteve dhe dokumenteve serbe të udhëtimit. Jam i vendosur të kërkoj një zgjidhje kompromisi me Kosovën për dokumentet e identifikimit dhe targat brenda dhjetë ditëve, pasi qeveria e Kosovës në 1 shtator pritet të nisë zbatimin e masave…
“Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit”, tha në një konferencë për mediat ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. Po ashtu ministrja tha se kemi pasur një rritje të eksporteve me 40% në vlerë dhe në volum janë ulur me 5%. Ndërsa sa u përket importeve, në vlerë janë rritur me 24%, ndërsa në volum ka pasur një ulje të importeve me 8%. “Ekonomia është ndikuar nga agresioni rus që ka prekur zinxhiret e ekonimisë, në tregti si dhe në rritjen e inflacionit. Nga të dhënat që kemi na është treguar se ka pasur…
Katër shtetasit çekë që u kapën dje në zonën e ndaluar të uzinës së Poliçanit, ku dy prej tyre ishin futur në një tunel dhe dy të tjerë po bënin foto, janë lënë të lirë nga policia. Ata do të hetohen në gjendje të lirë. Çekët kanë pretenduar se janë turistë dhe se kishin ngatërruar rrugën dhe për pasojë kishin përfunduar në një prej tuneleve që të çon në uzinë. Prokuroria e Beratit do të vijojë hetimet në gjendje të lirë për këta shtetas.
Vetëm 115 ditë qëndroi si kryeministër i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç. Kuvendi votoi mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviçit, një orë pas mesnatës së 20 gushtit. Qeveria e tij u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Tashmë i mandatuari me krijimin e qeverisë së re teknike, mund të jetë një person jashtë partive politike. Shihet me prioritet mundësia e caktimit të një individi të përfshirë prej dy dekadash në sektorin e OJQ-ve, i cili ka kontakte të mira në qarqet ndërkombëtare dhe i vjen “pas shijes” përfaqësuesve të këtij komuniteti. Në këtë mënyrë, do të bëhej një…
Dy avionë bombardues Stratofortress të skuadriljes 23 të Amerikës, që operojnë në bazën RAF Fairford në Mbretëria e Bashkuar, do të kryejnë sot një fluturim në kuotë të ulët në disa vende të Europës Juglindore. Qëllimi i këtij fluturimi është të demonstrojë përkushtimin e SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s të vendosur në Europën Juglindore. “Për më tepër, kjo do t’u ofrojë qytetarëve mundësinë për të bërë foto, video dhe për të shijuar aeroplanin që fluturon pranë”. Avionët do të fluturojnë mbi ndërtesën e qeverisë së Maqedonisë në Shkup, në Sheshin Skënderbej Tiranë, bregut të Malit të Zi, dhe…
Incidentet si në uzinën e armëve në Gramsh ku u sulmuan ushtarakët shqiptarë, por dhe arrestimet në Poliçan, vijnë në mesin e një dileme të vazhdueshme të vendeve të BE-së lidhur me bindjen ndaj thirrjeve të Ukrainës për të ndaluar hyrjen e turistëve rusë në bllok. Letonia, Lituania dhe Polonia kanë ndaluar lëshimin e vizave të reja turistike për shtetasit rusë menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Kremlini. Ukraina po i bën presion BE-së që të ndalojë hyrjen e turistëve rusë në bllok, por ka hasur në reagime të ndryshme. Më 31 gusht, kjo çështje do të diskutohet në një…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzon qeverinë në lidhje me “blogerët” që sipas tij kanë hyrë në bazat ushtarake. Ai denoncon duke thënë se “turistët” kanë hyrë edhe në bazën e sigurtë të NATO-s në Pashaliman. “Institucionet kanë dështuar për faqe të zezë sepse askush nuk i ka ndaluar, as i ka pyetur dhe as u ka kërkuar sqarime “blogerëve” të huaj që kanë bërë çfarë kanë dashur në Pashaliman, një nga bazat kryesore ushtarake detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s”,-shkruan në një postim në facebook. Postimi i plotë INSTITUCIONET KANË DËSHTUAR: “Blogerët” kanë hyrë…