Author: tirana

Një aksident tragjik u regjistrua ditën e sotme në Rusi. Ka shkuar në 16 numri i personave që kanë mbetur të vdekur, pasi një minibus dhe dy kamionë janë përplasur. Ngjarja ndodhi në rrethin rus Nikolaevsky në rajonin Ulyanovsk. Ndërsa tre persona të tjerë, dy burra dhe një grua, janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, bëri me dije nëpërmjet një reagimi në Telegram, guvernatori i rajonit të Ulyanovsk, Alexei Ruskikh.

Read More

Reperi shqiptar Azet, së fundmi është shfaqur i relaksuar në bregdet, ndërsa ka postuar edhe fotografi në rrjetin social Instagram. Por ajo çfarë ka marrë vëmendjen e reperit është edhe komenti me të cilin ai ka zgjedhur të shoqërojë fotot. “Jam sërish single”, shkruan ai, ndërsa etiketon këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Read More

“Irani mund të kompensojë deficitin në tregun botëror të energjisë, të shkaktuar nga kriza në Ukrainë.”, kështu ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Khanani Chafi. “Kriza energjetike ka të bëjë kryesisht me Evropën, e cila refuzoi gazin dhe naftën ruse. Irani madje mund të zëvendësojë plotësisht Rusinë në tregun evropian të gazit, por me një çmim shumë të lartë, të cilin evropianët nuk janë të gatshëm ta paguajnë për shumë arsye, tha Rustam Tankayev, eksperti kryesor i Unionit të Industrialistëve Ruse. Sipas tij dërgesat e gazit natyror nga Irani në Evropë përmes tubacionit janë të mundshme, në…

Read More

“Solidaritet me Sanna”. Është ky mbishkrimi që shoqëron videot në Tëitter të grave dhe vajzave të ndryshme finlandeze teksa kërcejnë dhe argëtohen në festa me miqtë, duke demonstruar kështu solidaritetin e tyre me kryeministren Sanna Marin. Liderja 36-vjeçare e Finlandës është në qendër të një stuhie mediatike pas dy videove që janë shfaqur ditët e fundit, njëra në të cilën ajo këndon dhe kërcen në një festë me miqtë dhe tjetra që e filmon atë në qëndrime intime me një kënghëtar në një klub të njohur në Helsinki. Ndërsa opozita kritikon kryeministren, shumë njerëz janë rreshtuar në mbrojtje të Marin…

Read More

Dashuria mund të fillojë në mënyra të ndryshme dhe njëra prej tyre, më e suksesshmja në fakt, është një miqësi. Një studim i publikuar në Social Psychological and Personality Science tregoi se një përqindje e madhe e çifteve (68%) e nisën si miq, 42% e çifteve përfunduan në martesë dhe madje të suksesshme!. Por si ta kuptojmë se miku ynë më i mirë ka perspektiva të kthehet në gjysmën tuaj më të mirë? Këto janë shenjat, sipas psikologëve: 1. Filloni të keni vështirësi ta shikoni atë në sy. 2. Sa herë që jeni pranë ndiheni të stresuar. 3. Ju ndjeni…

Read More

Policia Kufitare e Shëngjinit u kanë ardhur në ndihmë katër pushuesve, pasin skafi i tyre pësoi defekt. Sipas policisë, pushuesit kishin mbetur në det të hapur, duke mos patur mundësi të ktheheshin në breg. Në ndihmë të tyre kanë shkuar shërbimet me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, të cilët kanë konstatuar në det të hapur, në “Kune Vain”, në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Drinit”, rreth 1.3 milje larg bregut, në një zonë të vështirë për të manovruar, një skaf me 4 shtetas në të, i cili kishte pësuar defekt dhe nuk lëvizte. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë tërhequr dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave për incidentet në bazat ushtarake. Kreu i qeverisë ka hedhur poshtë akuzat se siguria kombëtare është cënuar, duke theksuar se institucionet kanë funksionuar siç duhet. “Me u gjet Kola në punë”, është shprehja që Rama ka zgjedhur për të ironizuar kritikët. “Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!” shkruan Rama.

Read More

Një deputet grek ka bërë një sërë parakalimesh të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në Kretë dhe sipas Protothema.gr, ai ka kërcënuar edhe policët që i kanë kërkuar patentën. Ndërkohë atij i është marrë patenta dhe i janë hequr targat e makunës pas shkeljeve të bëra. Po sipas Protothema.gr, ai ka rrezikuar për të shkaktuar një aksident të rëndë. Ngjarja më saktësisht ka ndodhur në autostradën Chania-Rethymno mesditën e së shtunës, 20 gusht, ku deputeti po lëvizte në lartësinë e kryqëzimit të Kalyvos, duke bërë katër parakalime të njëpasnjëshme të paligjshme dhe duke lëvizur kundravajtje. Presidenti…

Read More

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh, ku dy rusë dhe një ukrainas sulmuan dy ushtarë. Mësohet se tri ditë më parë dy rusët dhe ukrainasi kanë qenë në Poliçan. Ndërkohë dëshmitarët në polici kanë raportuar se kanë parë edhe makinën me të cilën lëviznin. Kujtojmë se këtë të diel në Poliçan u ndaluan katër çekë.

Read More

Gazetari bullgar Chisto Grozev, i njohur mes të tjerash edhe për faktin që ka zbuluar agjentët rus të cilët tentuan të helmonin kritikun e Kremlinit Alexei Navalny, ka shkruar në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në uzinën e armëve në Gramsh. Në një postim në Twitter, Grozev ka shkruar se shtetasja ruse e arrestuar, është Svetlana Timofeeva, për të cilën u shpreh se ka një histori interesante. Ai shtoi se shtetësja ruse ka pasur një rast të ngjashëm edhe në Egjipt, ku një nga “fotografët” me të cilët udhëtonte, është shpëtuar vetëm me ndërhyrjen e Ministrisë së jashtme ruse.

Read More

Deputeti Gazment Bardhi nëpërmjet një statusi në Facebook nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama. “Më 21 Korrik 2022, Edi Rama vendosi që Policia Ushtarake të mos mbrojë më objektet ushtarake por duhet të mbrojë Ministrin e Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë civilë të Ministrisë së Mbrojtjes. Kundërshtimi i opozitës edhe në këtë rast nuk u dëgjua dhe ligji u miratua me forcën e kartonit në Parlament”, shkruan Bardhi. Referuar incidenteve të fundit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh dhe në Poliçan, Bardhi thotë se kjo tregon rikthimin e vëmendjes tek ky ndryshim ligjor…

Read More

Media të huaja kanë publikuar video, ku shihen pamje të momentit të shpërthimit të makinës ku u vra vajza e aleatit të Putinit, 29-vjeçarja Daria Dugin. Nga video shihet edhe vetë Alexandër Dugin, i shokuar nga ngjarja e rëndë ku para syve kishte makinën e djegur brenda së cilës ndodhej vajza e tij. Siç njoftuan hetuesit rusë, brenda mjetit ka pasur një bombë, e cila ishte vendosur nën sediljen e shoferit. Por, siç u bë e ditur, makina Toyota Land Cruiser ishte e babait të saj dhe ai do të ishte vetë në të, por vetëm në momentin e fundit…

Read More