Author: tirana

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck ka përjashtuar mundësinë e zgjatjes së jetëgjatësisë së tre termocentraleve të mbetura bërthamore të vendit, duke thënë se kjo do të kursente më së shumti 2 për qind të përdorimit të gazit. “Është vendim i gabuar duke pasur parasysh pak që do të kursenim”, tha Habeck. Uzinat do të mbyllen deri në fund të vitit sipas legjislacionit të prezantuar nga qeveria e ish-kancelares Angela Merkel pas asaj që ndodhi në centralin bërthamor të Fukushimës në Japoni në 2011. Habeck tha gjatë një diskutimi me qytetarët në ditën e dyerve të hapura të qeverisë se…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Gramsh, ku u sulmuan dy ushtarë. Në nga shërbimet inteligjente të huaja partnere të vendit tonë, pas ngjarjes së Gramshit i ka dhënë informacione autoriteteve shqiptare se shtetasja ruse Svetlana Timofeeva që u arrestua në Gramsh dyshohet të jetë e përfshirë në një rrjet spiunazhi rus, raporton News 24. Këto shërbime kanë informacione sekrete se kjo shtetase ka lidhje me persona që janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse. Gjithashtu burime pranë Prokurorisë së Elbasanit bëjnë me dije se dy shtetasit rusë dhe shtetasit ukrainas që tentuan të futen në uzinën…

Read More

Pas ngjarjes së mbrëmshme në Gramsh, një rast i ngjashëm ka ndodhur në uzinën e armëve në Poliçan, ku katër shtetas të huaj janë ndaluar në tunelin që të dërgonte në ambientet e brendshme të uzinës. Ky nuk është rasti i parë që kjo uzinë paraqet interes për të huajt. Një vit më parë, në tetor të viti 2021, gazetarë polakë kanë arritur të futen në uzinë dhe kanë marrë pamje nga brenda ambienteve. Në postimin në një nga mediat online, ato kanë bërë një përshkrim të detajuar të asaj se çfarë kanë parë në uzinë. “Ka më shumë se 20…

Read More

Një turist Italian ka ndërruar jetë këtë të diel në plazhin e Çentralit, Sarandë. Sipas policisë dyshohet se 77-vjeçari me iniciale G.V ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Njoftimi i policisë Sarandë/Informacion paraprak Më datë 21.08.2022, rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Të dielën, më 20 gusht, bombardimet ruse goditën një zonë banimi në rajonin jugor të Mykolaivit, duke plagosur 12 civilë, përfshirë katër fëmijë. Një ndërtesë apartamentesh pesëkatëshe dhe shtëpi private në qytetin e Voznesenskut u dëmtuan rëndë nga bombardimet që shembën ballkone dhe shpërthyen dritaret, sipas guvernatorit rajonit të Detit të Zi, Vitaliy Kim. Voznesensku ndodhet rreth 30 kilometra larg centralit bërthamor të Pivdennoukrainsk, i dyti më i madh në Ukrainë. Nuk ka raportime për dëmtime të centralit bërthamor. Kompania shtetërore Energoatom, e cila menaxhon të katër gjeneratorët e energjisë bërthamore të Ukrainës, e përshkroi sulmin në Voznesensk si “një…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në takimin e 21 gushtit në Beograd me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, mori mbështetjen e tyre që të punojë për të gjetur një zgjidhje kompromisi lidhur me vendimet e Kosovës për targat dhe dokumentet serbe. I pyetur se cila do të ishte një zgjidhje e tillë, ai tha se “nuk e di”. “Sapo ta kuptoj, do t’iu njoftoj. Ne do të përpiqemi, do të bëjmë më të mirën. Nëse mundemi, mundemi, nëse nuk mundemi, nuk mundemi”. Vuçiç tha se Serbia dëshiron ta ruajë paqen dhe shtoi se “do të gjejmë më shumë…

Read More

Në këtë foto shihet uzina e armëve në Poliçan të Beratit, ku u arrestuan katër shtetas të huaj çekë, të cilët e fotografuan dhe tentuan të hynin në brendësi të saj. Më konkretisht janë arrestuar dy gra dhe dy burra. Sipas policisë në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake janë konstatuar 2 gratë çeke, shtetaset me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe me aparat fotografik. Në brendësi të tuneleve të Uzinës janë gjetur dy shtetas të tjerë çekë. Ndërsa duket se ambientet e uzinës janë rrethuar nga forca të shumta policore. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme u…

Read More

Yll Limani ka ndarë me fansat një lajm të trishtë. Ai bën me dije se ka humbur maçokun e tij, të cilin e adoptoi pak kohë më parë. Teksa ka ndarë disa foto me maçokun e tij, të cilin e cilëson si “djalë”, këngëtari i njohur ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me të. “Të mërkurën rreth orës 9 të mëngjesit, Loki ka dalë në oborrin e shtëpisë në shumë pak sekonda që dera ka qenë e hapur. Menjëherë është sulmuar nga 8 qen endacak në oborrin e shtëpusë…. vazhdimin s’kam zemër me e shkru, qysh s’kom pas zemër me…

Read More

2-vjeçari i cili ndërroi jetë sot në Levan të Fierit ishte me të atin në momentin e aksidentit tragjik. I mituri i cili i përket familjes Rasho nga Levani i Fierit, ndërroi jetë në spital pasi, teksa po luante me bombolën e oksigjenit mori dëmtime të rënda në kokë. Burime bëjnë me dije se i ati i të miturit është punues artizanal i hekurishteve dhe aluminit.

Read More

Anila Hoxha Hyrjet e shtetasve rusë në Shqipëri për turizëm, raportohet të jenë dyfishuar në krahasim me 2015-n, gjë që konsiderohet pozitive nga sipërmarrësit vendas. Por shërbimet inteligjente dhe ato të antiterrorit prej kohësh janë në alarm për veprimtari të dyshimta të disa shtetasve rusë, hyrja e të cilëve ngjan të mos jetë rastësore apo për turizëm. Ndërkohë me nisjen e agresionit në Ukrainë, Shqipëria, duke iu bashkuar shteteve që morën masa shtrënguese ndaj Rusisë, raporton sanksione ndaj 52 subjekteve dhe 654 individëve. Aktualisht janë 130 shtetas rusë me leje qëndrimi në Shqipëri, ndërsa vërehet një interes i shtuar investimi…

Read More

Policia e Shtetit ka dhënë informacione për turistët çekë që u kapën në uzinën në Poliçan, ku theksohet se gratë u kapën jashtë me aparate, kurse burrat brenda në tunel. “Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm. Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha se në takimin e 21 gushtit në Beograd me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, mori mbështetjen e tyre që të punojë për të gjetur një zgjidhje kompromisi lidhur me vendimet e Kosovës për targat dhe dokumentet serbe. “Sapo ta kuptoj, do t’u njoftoj. Ne do të përpiqemi, do të bëjmë më të mirën. Nëse mundemi, mundemi, nuk mundemi, nuk mundemi”. Vuçiç tha se Serbia dëshiron ta ruajë paqen dhe shtoi se “do të gjejmë më shumë propozime kompromisi”.

Read More