Author: tirana

Katër shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin për shkaqe pronësie duke shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Ndëkohë policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit Fran Miza, Ndue Miza, Flavian Miza dhe Asterio Miza. Njoftim policie U konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive pronësie, vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 68 vjeç; N. M., 60 vjeç; F. M., 24 vjeç; A. M., 24 vjeç, të katërt banues në Ulëz, Mat, si dhe referuan materialet dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për…

Read More

Kampionia më e re e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa, është padyshim Luiza Gega nga Shqipëria, e cila ende i ruan emocionet e finales së një nate më parë. Ajo shprehet se ndihet shumë e lumtur për këtë arritje dhe shumë krenare që përfaqëson Shqipërinë. “Ishte një emocion shumë i madh! Konkurrentët kryesorë ishin shumë të përgatitur dhe unë i kam studiuar dhe jam munduar që të bëj një garë taktike. Po ashtu gjatë gjithë kohës ndoqa këshillat e trajnerit. Më ndihmoi gjatë të gjitha xhirove për të arritur më shpejt se të tjerët atë vijën…

Read More

Uzina Mekanike e Gramshit ka pasur 5 ton municione dhe lëndë eksplozive, të paktën deri para një muaji. Në një reagim në rrjetet sociale, gazetarja Anila Hoxha thotë se nuk është e vërtetë që Uzina nuk kishte aktivitet. Sipas një e-maili të dërguar një vit më parë, konfirmohej se në këtë uzinë po demontoheshin dhjetra-mijëra armë dhe municione, përfshi 5 ton lëndë plasëse Për tre shtetasit e huaj, dy rusë dhe një ukrainas, gazetarja Hoxha thotë se kanë cënuar rëndë sigurinë kombëtare. Sipas saj, ata nuk janë thjesht “blogerë” me dronë dhe aparate fotografuese. Reagimi i plotë: Për shkak se…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Rusia më 24 gusht, mund të bëjë diçka “mizore” gjatë javës së ardhshme pasi Ukraina feston 31 vjetorin e pavarësisë. “Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të neveritshme, veçanërisht mizore”, tha Zelensky në fjalimin e tij të së shtunës.”Një nga objektivat kryesore të armikut është të na poshtërojë dhe të mbjellë dëshpërim, frikë dhe konflikt, por ne duhet të jemi mjaft të fortë për t’i rezistuar çdo provokimi dhe të bëjmë pushtuesit të paguajnë për terrorin e tyre”. Dita e Pavarësisë së Ukrainës të mërkurën më 24 gusht, shënon gjithashtu edhe gjashtë…

Read More

Svetlana Timofoeva është rusja më e përfolur në Shqipëri, por 33-vjeçarja ka marrë vëmendje edhe në Europë, përshak se është në mesin e tre personave të arrestuar nga Policia. Ata kishin tentuar të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Svetlana prezantohet si fotografe dhe blogere, me pseudonimin Lana Sator. Fotografitë e saj janë publikuar në media të ndryshme ndërkombëtare, si CNN dhe Daily Mail. Dhjetë vite më parë ajo udhëtonte në Rusi dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik për të fotografuar bazat ushtarake të braktisura. Ndërsa në vitin 2019, fotografitë…

Read More

Për sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh nga dy shtetas nga rusia dhe një nga Ukraina, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në emër të qeverisë, Kurti e dënoi incidentin dhe ka uruar që hetimet të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarje. “U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues. Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministri.

Read More

Një nga ushtarët e sulmuar nga “turistët” rusë këtë të shtunë në uzinën ushtarake në Gramsh, ka rrëfyer se kishte djegie në fytyrë dhe se i kishte ikur shikimi për disa minuta. Po ashtu ushtari tha se e netralizoi shtetasin rus derisa erdhën patrullat e policisë. “Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin po. E kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, tha ai. Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Ata…

Read More

Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur kampione e Evropës në 3.000 metra me pengesa, në Kampionatin Evropian të Atletikës në Gjermani, duke shënuar kështu një tjetër histori të shqiptarëve që korrin sukses me punën, talentin por edhe mbështetjen e vazhdueshme nga autoritetet shqiptare. Vetë Luiza Gega do të shprehte pak kohë më parë në rrjetet sociale, falenderimet për mbështetjen e marrë nga qeveria shqiptare. “Jam shume lumtur qe sporti ka marre vemendjen e duhur. Ju faleminderit nga zemra”, i shkruante Luiza Gega, ministres së Arsimit Evis Kushi, në rrjetet sociale.

Read More

Presidenti serb, Alekandër Vuçiç, është takuar me përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, në pallatin presidencial. Në takim janë ftuar pjesëtarët e Listës Serbe, qytetarë serbë, drejtorë të spitaleve si dhe kryetarët e komunave me shumicë serbe. Më vonë, Vuçiç pritet t’i drejtohet popullit me një fjalim, ku do të komentoje takimin e zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE nuk prodhuan marrëveshje por zyrtarët e BE njoftuan se dialogu do të vazhdoje. Vuçiç nuk dha deklaratë pas takimit ne Bruskel, por tha se do të sqaronte gjithçka në fjalimin që mbahet të…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me arrestimin e shtetasve çekë, të cilët po filmonin në afërsi të tuneleve në Poliçan. “Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar. Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke. Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy…

Read More

Vetë banorët e fshatit Çekin në Gramsh, që jetojnë pranë Uzinës që mbrëmë u shënua sulmi ndaj ushtarëve, janë të tronditur nga ngjarja që ka marrë vëmëndje ndërkombëtarë. Ata kanë treguar për mediat, edhe sesi u futën dy rusët dhe ukrainasi brenda zonës së mbrojtur ushtarake. Rusët thanë ata, u futën nga pjesa e pasme e uzinës, pasi aty është lehtësisht e kalueshme. Një banor tregoi se edhe ata ndërhynë pas ngjarjes, ndërsa rusja ishte shumë e qetë dhe po largohej në këmbë nga vendi i ngjarjes. “Personi ka hyrë nga krahu këtej pas, jo kryesore. Këtu ndodhi ngjarja. E…

Read More

Dasma e shumëpritur u bë. Jennifer Lopez dhe Ben Afflec festuan në mënyrën më të mrekullueshëm martesën e tyre, me një ceremoni përrallore të shtunën, në vilën e aktorit në Xhorxhia, të rrethuar nga familjarë, miq dhe sigurisht kolegë nga bota e spektaklit. Çifti i pagëzuar si “Bennifer” u martuan në Las Vegas disa javë më parë, në fshehtësi të plotë, por më pas vendosën të ndanin gëzimin e tyre me të tjerët dhe organizuan dasmën në një ambient vërtet fantastik, që kujtonte plantacionet e shekullit XIX të Jugut amerikan. JLo ishte veshur me një fustan të bardhë magjik, të…

Read More