Author: tirana

Një banor i zonës ka qenë prezent në momentin e ndalimit të shtetasit rus që tentoi të futej në uzinën e Gramshit. Ai tha se shtetasi rus ishte ndjekur nga ushtarët deri në vendin ku ndodhej makina e tyre. Banori që kërkon të jetë anonim, nënvizon se ishte gjendur në vendngjarje me të birin dhe i kishte kërkuar rusit të ndalonte, por në momentin kur ishte hedhur sprajin në drejtim të ushtarëve, ishte prekur edhe ai me të birin. “Dëgjuam ca zhurma, ndal, ndal kur erdhi makina. Unë ndërhyra me idenë se kishin vjedhur ndonjë gjë. Në atë moment hodhën…

Read More

Presidenti Bajram Begaj tregon për bisedën emocionuese me kampionen e Europës, Luiza Gegën. Begaj shkruan në një postim në facebook, se Gega duhet mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë. “Bisedë emocionuese telefonike me kampionen tonë, Luiza Gega. Frymëzim por mbi të gjitha përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë”,-shkruan Begaj.

Read More

Lëvizja Besa ka fituar në zgjedhjen për asamblenë komunale në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, në zgjedhjet që janë mbajtur më 20 gusht. Kjo parti drejtohet nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka fituar ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, parti kjo që është pjesë e qeverisë së kryeministrit social demokrat, Dimitar Kovaçevski. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë, me popullatë dominuese shqiptare që ndodhet në pjesën perëndimore të vendit janë mbajtur për shkak të problemeve në funksionimin e saj për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe pamundësisë për të miratuar raportin përfundimtar vjetor të buxhetit, që…

Read More

Sendet personale të 2 rusëve dhe shtetasit nga Ukraina, të arrestuar mbi ngjarjen e djeshme në uzinën e Gramshit, po dërgohen në laboratorin shkencor për ekzaminim. Një nga sendet që iu gjet me vete të arrestuarve, ishte edhe një pajisje që personat pretendonin se ishte pajisje për të bërë foto, ndërsa dyshohet se ishte pajisje spiunazhi. Ka dyshime të forta se këta 3 shtetas mund të jenë pjesë e një celule spiunazhi në Rusi.

Read More

Janë turistë siç pretendojnë, apo agjendë të kamofluar? Çfarë tregon për sigurinë Kombëtare, incidenti në uzinën e armëve në Gramsh? Artan Rexhepi, ekspert kriminalistike tha për “Euronews Albania” se incidenti tregoi se sa lehtë mund të sulmojë agjentura ruse Shqipërinë. Për të shtetasit rusë duhet vigjilencë e shtuar, pasi Shqipëria nuk i ka kapacitetet të menaxhojë agjenturën ruse.

Read More

Para autoriteteve shqiptare, kanë dhënë deklaratat e tyre tre personat e ndaluar dy rusë dhe një shtetas nga Ukraina, pasi kanë tentuar të futen në uzinën e Gramshit. “Jemi turistë. Kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura. Menaxhojmë faqe në instagram dhe nuk i përkasim asnjë agjencie inteligjente”. Sendet personale të 2 djemve dhe një vajze, 2 prej tyre rus nga Moska dhe një ukrainas janë çuar në laboratorin shkencor për ekzaminim. Në bazë të rrjete sociale, grupi shihet se ka qenë në shumë vende e ka fotografuar uzina të ngjashme. Ata kanë postuar edhe kur vrapojnë pasi autoritetet i…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj kërkon që ngjarja në uzinën e Gramshit, të zbardhen sa më parë dhe që të vijojë puna për të parandaluar çdo situatë që cënon sigurinë kombëtare. “Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare”. Postimi i plotë Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat…

Read More

Atletja shqiptare që ka lindur dhe jeton në Greqi, Elina Xhengo ka shkëlqyer në Kampionatin Europian të Atletikës që po mbahen në Mynih, ku fitoi medalje të artë në hedhje shtize dhe shpallet kampione e Europës. “Unë kam premtuar se ajo nuk do ta bëjë më këtë punë (për nënën e saj që është pastruese). Se do të arrij në atë pikë me performancën time që të kem mjaftueshëm para për të mos punuar më”. Ajo ka lindur në Greqi më 2 shtator 2002 dhe prindërit e saj janë emigrantë shqiptarë. Ata luftuan shumë dhe janë krenarë, siç është e…

Read More

Nga sulmi në uzinën e Gramshit, mësohen detaje të reja. 25-vjeçari ukrainas F.A i cili u arrestua nga policia, ka vizituar edhe më parë vendin tonë. Në postimet e tij në rrjetet sociale a ka treguar se ka udhëtuar më të njëjtën makinë ‘Chevrolet Camaro’ me targa ukrainase dhe ka vizituar disa vende në Shqipëri. Madje në postimin e fundit 25-vjeçari nga Ukraina pa publikuar foto nga vizita në vendin tonë.

Read More

Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me kampionen e Europës, Luiza Gegën, kjo me momente historike të dhuruara sipas kreut të qeverisë, nga një kampione e modestisë. Luzia Gega shpallet kampione e Europës në atletikë pasi fitoi medalje ari në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Mynih. “MIRËMËNGJES dhe me këto momente historike të dhuruara nga një kampione e modestisë, vullnetit e ambicies dhe qysh mbrëmë edhe kampione e Europës, ju uroj një të diel të bukur”,-shkruan Rama në facebook.

Read More

Dashi Ky qiell është i bukur për ndjenjat, nëse jeni të interesuar për një person, mos hezitoni të dilni hapur. Nga ana tjetër në punë po vijnë disa lajme të mira. Demi Qielli është intrigues për marrëdhëniet e reja! Nëse thjesht shikoni përreth, mund të keni një surprizë të këndshme. Inkurajoni bashkëpunime të reja në punë. Binjakët Një qiell intrigues për ata që duan të përfshihen në një raport të ri, pas një periudhe sentimentale “gjumi letargjik”. Në punë po i jepni vetes shumë gjëra për të bërë, por kënaqësia nuk do të mungojë edhe pse duket sikur po i…

Read More

Kjo e dielë do të jetë me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në zonën verilindore dhe zonën qendrore. Temperaturat në mëngjes do të luhaten nga 16-19 gradë. Vlerat maksimale do të jenë më rënie nga 25-28 gradë C në veri deri në 29-32 gradë C në zonat e ulta. Era do të jetë e hapur me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës3-4 ballë në det të hapur.

Read More