Richard Grenell, ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë gjatë presidencës së Donald Trump, ka reaguar pas ngjarjes së ditës së sotme në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, ku tre shtetas rusë sulmuan dy ushtarët shqiptarë. Përmes një reagimi në Twitter Grenell shkruan: “Mos e kruani me ushtrinë shqiptare”.
Author: tirana
Ministria e Mbrojtjes ka zbardhur dinamikën e ngjarjes në Uzinën e Përpunimit të Armëve ku tre shtetas të huaj u përplasën me dy rojet ushtarake të objektit. Sipas asaj që bëhet e ditur, gjithçka ka nisur rreth orës 17:40 të ditës së sotme kur roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Sipas Mbrojtjes, ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë. Pavarësisht thirrjes së rojës dhe përgjegjësit të…
Pas akuzave të opozitës në lidhje me sigurinë e uzinës së armëve në Gramsh që u sulmua sot, ka reaguar dhe Kryeministri Rama. ”Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh”, shprehet Rama.
Zbardhet identiteti i dy prej tre personave të arrestuar pas ngjarjes së rëndë në Gramsh ku u sulmuan dy ushtarë shqiptare. Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin 23 vjeç janë rusët që u kapën pasi hodhën lēndë kimike drejt ushtarëve tanë në uzinēn ushtarake të Gramshit. Ushtarët tanë ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih. Gega u shpall kampione në 3,000 metra me pengesa me kohën 9’11”31. Edhe pse mori vendin e parë, Gega nuk mundi të vendoste dot rekord të ri kombëtar.
Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar sulmin e ndodhur mbrëmjen e sotme mbi uzinën ushtarake të Gramshit. Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. “Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet…
Dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi janë përplasur fizikisht me 3 shtetas rusë, të dyshuar si agjentë. Ushtarët shqiptarë kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek 3 persona të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë, dhe janë afruar për t’i larguar. Në momentin që janë afruar ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur spraj dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.
Një incident është shënuar në uzinën ushtarake të Gramshit. Nga informacionet paraprake mësohet se tre shtetas rusë kanë hyrë në uzinë dhe kanë sulmuar me lëndë djegëse ushtarët. Për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës. Një grup ekspertësh janë nisur nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme drejt uzinës. Sipas informacioneve, rusët pretendonin se ishin turistë. Ata kanë fotografuar ish-uzinën e prodhimit të armëve në Gramsh. Ushtarët shqiptarë ju afruan dhe i kërkuan shpjegim pasi i kanë informuar se është zonë ushtarake e nuk lejohet fotografimi apo filmimi. Rusët tentuan të…
Zvicra është në kërkim të punëtorëve, mungesa e fuqisë punëtore ka filluar të vërehet në shumë sektorë, veçanërisht në kompanitë e mëdha. Referuar njoftimeve për nevojë pune, janë gjithsej 114.000 vende të lira, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke ju referuar autoriteteve te Bernës zyrtare Sa punëtore dhe çfarë profili i duhen Zvicrës? Numri i vendeve të lira të punës në Zvicër për herë të parë ka kaluar shifrën 114 mijë. Kamerierët, infermierët dhe specialistët e IT-së janë ndër më të kërkuarit. Tre muajt e parë të vitit 2022 numri i vendeve të lira të punës është rritur…
Një bujtinë në fshatin tiristik Theth të Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet zjarri ka shkrumbuar pothuajse pjesën më të madhe të katit të siperm të Bujtinës. Ndërkohë, zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve. Bujtina e vëllezërve Guri e përfshirë nga flakët ndodhet në qendër të fshatit turistik. Mendohet se shkak i zjarrit ka qenë luhatja e tensionit të energjisë elektrike. Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar dhe banorët e zonës.
Sarah Berisha dhe Dj Pm, një ndër çiftet që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother, janë gjithmonë në “syrin mediatik” sa i përket vazhdimit të marrëdhënies së tyre. Duke marrë shkas nga postimet e rralla që ata bëjnë me njëri-tjetrin, fansat nisën të aludonin se çifti mund t’i ketë dhënë fund lidhjes. Por Sarah ka sqaruar të vërtetën, duke hedhur poshtë aludimet, duke publikuar një fragment nga qëndrimi i saj dhe Pm në shtëpinë e Big Brother Vip.
Larja e flokëve me shampo shumë shpesh mund të bëjë që ato të bëhen më të yndyrshme në mënyrë natyrale. “Arsyeja pse ndodh kjo është se ju jeni duke stimuluar mbi gjëndrën dhjamore, që do të thotë se po prodhoni më shumë vaj sesa duhet,” thotë Antonio Juarez , një stilist flokësh në sallonet Fabio Scalia në Neë York City. Ky stimulim shkaktohet nga teknika e masazhit që përdorni kur shkumoni shampon tuaj. Temperatura e dushit tuaj mund të ndikojë gjithashtu në yndyrën ose mungesën e flokëve tuaj. “Është e rëndësishme të mos përdorni ujë shumë të nxehtë kur lani…