Një qytetar ka humbur jetën nga COVID gjatë 24 orëve të fundit në vend nga COVID. Pacienti ishte nga Tirana, 62 vjeç. Sakaq, nga kryerja e 1407 testimeve janë identifikuar 495 raste të reja pozitive me koronavirus. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Ndërkohë, janë shëruar 437 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 317,233 që nga fillimi i epidemisë.
Author: tirana
Gjykata ka lënë në burg pa afat dy vëllezërit Xhoi dhe Xhanelo Tarja, të cilët akuzohen për vrasjen e 41-vjeçarit Klodian Bakiaj pak ditë më parë në Sarandë për shkak të një parkimi. Mbi dy vëllezërit Tarja rëndon akuza “Vrasje me dashje në bashkëpunim”. Sot në masën e sigurisë të rinjtë me lot në sy kanë kërkuar ndjesë për çfarë ka ndodhur. Ndërsa sipas avokatit Edison Ademi, autori i ngjarjes ka qenë 18-vjeçari Xhoi Tarja. Ndërsa për Genci Ahmeti, administrator i hotelit ku punonin dy të rinjtë u mor si masë “Arrest me burg” me afat 1 muaj me akuzën…
Policia malteze ka arrestuar një shqiptar të identifikuar si Ledjon Brakaj, i cili dyshohet se ka kryer një vrasje të dyfishtë në ishullin grek të Aeginës. 36-vjeçari dyshohet se ka vrarë pronaren e një dyqani suveniresh, Irini Marmarino dhe nipin e saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së Marmarinos, në vitin 2015. Po ashtu, ai iu grabiti atyre rreth 780,000 euro para të gatshme dhe sende me vlerë. Sipas medias greke Anikoluli.Gr, viktimat janë rrahur dhe djegur të gjallë. Avokatët mbrojtës pretendojnë se policia ka arrestuar njeriun e gabuar, me argumentin se emri i klientit të tyre nuk përputhet me atë…
Një grua nga SHBA akuzohet se ka vrarë të dashurin e saj, i cili vdiq nga mbidoza. Gjatë kohës që vizitoi Joshua Brown në burg, i cili ishte dënuar me 11 vite, Rachel Dollard dyshohet se i transferoi me anë të puthjes një sasi droge. Brown e gëlltiti atë dhe më pas humbi jetën në spital, shkruan People. “Incidenti nxjerr në pah problemet e kalimit kontrabandë nëpër burgje dhe pasojat që ajo sjellë”, shpjegon në një deklaratë David Imhof, drejtori i zyrës së Investigimit. Përveç akuzës për vrasje, Dollard është akuzuar edhe për futjen e kontrabandës në një objekt penal.
Gazetari Poli Hoxha shprehet se Ervis Martinaj, përveç angazhimit në botën e krimit, u bë manjati i ligjshëm i kompanive të llotove. “Pasi u mbyllën makinat e fatit ai u bë manjati më i madh i ligjshëm i kompanive të llotove të bastit. Vetëm në shtet ai paguante miliona e milion euro taksa dhe bëhej fjalë për një pasuri shumë të madhe”, deklaroi gazetari në “Euronews”. Më tej, ai zbuloi se pista kryesore ku janë përqendruar hetimet është rrëmbimi dhe më pas torturimi i tij nga armiqtë. “Ervis Martinaj nuk kishte frikë as Policinë, as prokurorinë. Kishte frikë vetëm armiqtë,…
Policia italiane ka vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, anëtar i një bande të përbërë nga shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët kryenin grabitje në banesa. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 6 vite dhe një muaj burg për një sërë vjedhjesh të ndodhura midis viteve 2011 dhe 2015 në shtëpi private. Në vitin 2018 ai u largua nga Italia, për t’u zhvendosur fillimisht në Gjermani dhe më pas në Belgjikë.
Shkon në 8 numri i persona të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Vallas” në Shkodër, për kapjen e personave të cilët kultivuan 246 kg kanabis. Në pranga ranë dy vëllezër, S. D., 34 vjeç dhe I. D., 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë. Ata akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë, 6 prej tyre të arrestuar, vëllezërit kultivonin në fshatin Vallas të Shkodrës bimë narkotike.
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, duke marrë shkas nga atentatet e ndodhura ditët e fundit në vend, e ka konsideruar Shqipërinë një fushëbetejë për bandat. Teksa krahason bilancin e luftës në Ukrainë, Balliu thotë se për 24 orë atje janë vrarë 11 qytetarë, ndërsa në një vend si Shqipëria që nuk është në luftë, janë ekzekutuar 4 persona. Deklarata: Në Ukrainë në 24 orë u vranë 11 civile, thënë ndryshe 1 vrasje për 4 milion banorë. Në Shqipëri në 24 orë, 4 të vrarë ose 1 vrasje për 540 mijë banorë. Gjendja kriminale në vendin tonë ka arritur…
Një aksident me pasoja tragjike është shënuar në qytetin Gaziantep të Turqisë, ku për pasojë 16 persona humbën jetën dhe 21 të tjerë mbetën të plagosur. Agjencia e lajmeve DHA raportoi se një ambulancë, një kamion zjarrfikës dhe një autobus që transportonte gazetarë u goditën nga një tjetër autobus. Pasagjerët e lënduar u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Gazetari Eni Ferhati u shpreh sot se ka dyshime që bandat janë bërë bashkë për të eliminuar Ervis Martinajn, duke paguar vrasës me pagesë. “Dyshimet e policisë janë që 3 grupe kriminale me të cilat Ervis Martinaj ka pasur konflikte, të jenë bërë bashkë, pra Klani Duka, Indrit Dokle dhe një grup kriminal në zonën e Fushë- Krujës të jenë bërë bashkë, të kenë paguar vrasës me pagesë dhe për t’i investuar ata që t’i kundërvihen në çdo formë. Gjatë dy viteve të fundit i janë vrarë shokët. Kur të vriten shokët, është radha jote që do vihesh para këtij…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan Elton Dautin 22 vjeç, banues në Konispol, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 18.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në zonat e Vagalatit, Finiqit, Konispolit dhe Sarandës, konkretisht:Më datë 25.12.2021, në fshatin Leshnicë e Poshtme, Finiq, dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune, në automjetin tip kamionçinë, në pronësi të shtetasit K. L;Më datë 12.01.2022, në lagjen nr.2, Ksamil, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur një shumë…
Yuri Kim ditët e nxehta të gushtit i ka kaluar duke pushuar në jug të vendit. Ambasadorja amerikane i është bashkuar shoqërisë së këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe familjes së saj, e cila ndodhet në Sarandë.